• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pikëpyetjet pas lirimit të pilotit: Shkeli rregullat e fluturimit apo erdhi për drogë

by Aalison Pearse Stevens
16/09/2016 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Piloti italiano Guido Guidi, avionit i të cilit u rrëzua dje në Shqipëri në zonën e Ishmit, është lënë i lirë pas marrjes në pyetje nga prokuroria. Akuza zyrtare që rëndon mbi të është shkelje e rregullave të fluturimit, pasi ai ka hyrë pa leje dhe pa njoftuar askënd në territorin shqiptar, ndërkohë që duhet të kishte marrë leje 48 orë më parë. Përtej dëshmive kontradiktore që dha në fillim piloti për ardhjen e tij në Shqipëri, pikëpyetje të mëdha ngre lirimi i tij. Sipas raportimeve të ndryshme në shtyp, ai ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë, duke rrëfyer se ka ardhur për të marrë drogë, apo për të verifikuar terrenin nëse është i përshtatshëm për transportin e saj në të ardhmen.

Këto dëshmi të Guidit duken të çuditshme, pasi nuk ka pasur asnjë arsye të thotë se ka ardhur për drogë, në momentin që është gjetur i pastër, sepse policia nuk ka gjetur asgjë kompromentuese në avionin e tij. Më tej, thuhet se ai ka treguar edhe emrat e bashkëpunëtorëve shqiptarë dhe italianë nga Milano, të cilët e kanë nisur për të parë terrenin.

Nëse të gjitha këto do të ishin të vërtetë, edhe më i çuditshëm bëhet vendimi i prokurorisë për ta lënë të lirë e për ta akomoduar në një hotel.

Raportimet

Pas një marrëveshje me prokorinë dhe policinë, piloti italian Guido Guidi është liruar për t’u hetuar në gjendje të lirë. Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe piloti bënë marrëvëshjë mes tyre. Piloti italian ka treguar emrat e porositësve të mallit që do të transportohej nga pista ku u rrëzua avioni tip “piper” dje në mëngjes. Aktualisht emrat treguar nga italiani nuk bëhen të ditur. Piloti italian është shoqëruar edhe njëherë në vendin ku u rrëzuar avioni për të treguar detaje më të hollësishme mbi mënyrën se si do të kryhej transportimi i drogës. Sipas prokurorisë, hetimi ndaj tij për momentin është vetëm për shkelje të rregullave të fluturimit, shkruan Shqiptarja.com.

Dëshmia

69-vjeçari Guido Guidi i cili u rrëzua me avionin “Pipper” në zonën e Ishmit ka pranuar mbrëmë gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët se kishte ardhur në Shqipëri për të kryer trafik ndërkombëtar droge. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot deponimin në orët e vona të pilotit italian i cili ka pohuar se trafikantë shqiptarë dhe italianë me bazë në Milano e kishin porositur fluturimin e tij.

“Erdha fillimisht për të parë zonën ku do të realizonim transportin. Më ka dërguar grupi i Milanos (u tregon prokurorëve emrat e shqiptarëve dhe italianëve) për të parë zonën ku do të realizonim transportin. Fillimisht unë u nisa nga Milano dhe i lashë ata në Bari. Aty më dhanë edhe hartat e duhura dhe instruksionet e tjera për të ulur në Shqipëri. Erdha për të parë pistën, do vijë një herë tjetër për të marrë rreth 200 kilogramë hashash”, i ka thënë grupit hetimor piloti i avionit, Guido Guidi. Pavarësisht se pranoi se kishte ndërmend të bënte trafik droge, piloti është liruar mbrëmë në rrethana të paqarta. Burimet folën për një marrëveshje ku Guidi ka treguar të gjithë emrat e shqiptarëve dhe italianëve të përfshirë në trafik. Megjithatë, lirimi i tij i beftë lë shteg për dyshime.

Pas uljes së avionit “Piper”, i cili po fluturonte pa leje nga Aviacioni Civil, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për këtë rast, nën akuzën e trafikut të narkotikëve. Piloti Guido Andrea Guidi është marrë në pyetje nga prokurorët e Krimeve të Rënda, pasi dyshohet për trafik narkotikësh, megjithatë nuk është gjetur drogë në vendngjarje.

Kur është pyetur fillimisht se pse nuk njoftoi autoritetet në lidhje me ngjarjen, italiani ka deklaruar se nuk e ka bërë një gjë të tillë, pasi nuk kishte marrë leje fluturimi. Sakaq, edhe përfaqësues të Aviacionit Civil Shqiptar pohuan se avioni që ra në Ishëm nuk ka pasur leje fluturimi. Sipas Aviacionit Civil, leja kërkohet 48 orë përpara fluturimit dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Më tej, Aviacioni Civil sqaron se leja kërkohet duke paraqitur dokumentacionin shoqërues të mjetit fluturues, por edhe pilotit.

Dëshmitarët okularë kanë pohuar se e kanë parë avionin që ka ardhur rreth e rrotull zonës së tyre shumë më herët se ora që është raportuar nga policia dhe se ai ka tentuar të ulet në një zonë të fshehtë. Banorët deklarojnë se kanë parë edhe herë të tjerë avionë të vegjël në zonën e tyre. Nga hetimet e para rezulton se avioni ka mbërritur në Godull në orën 08.45. Në momentin e uljes, rrota ka pësuar dëmtime, por pavarësisht kësaj, ekspertët thonë se piloti ka tentuar të largohet dhe gjatë kësaj tentative, ai ka dështuar, pasi rrota e avionit është këputur dhe mjeti ka rrëshqitur në gjendje të lirë përgjatë afro 100 metrave, ku ka mbetur në disa shkurre, pikërisht në grykëderdhjen e lumit Ishëm. Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke verifikuar përmes sistemit TIMS nëse Guidi ka hyrë më herët në territorin shqiptar.

Ndërkohë, sipas policisë gjatë uljes avioni ka pësuar dëmtime, por piloti italian ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore. Ai fillimisht u dërgua në Spitalin Rajonal Durrës për kontroll mjekësor dhe më pas në polici. Krahas pilotit, policia shoqëroi edhe pronarë të tokës ku u rrezua avioni, të cilët u morën në pyetje lidhur me sheshimin që i është bërë zonës, duke e përshtatur për ulje avionësh. Sipas banorëve, ndërhyrjet janë bërë për të krijuar një pistë për hipizëm. Nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimit për këtë rast nën akuzën e trafikut të narkotikëve. Ngjarja fillimisht u njoftua nga ish- ministri i Brendshëm Flamur Noka e më pas nga policia e Durrësit.

JavaNews/shqiptarja/BW/d.i.

Next Post
Rilindje, Rama shpjegon origjinën e idesë

Rilindje, Rama shpjegon origjinën e idesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com