• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pikëpyetjet e mistershme për ngjarjen që prodhoi një hero

by Java News
31/05/2018 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një emigrant nga Mali u bë hero 3 ditë më parë në Francë, pasi ngjiti pa asnjë lloj mbrojtjeje 4 kate të një ndërtese të Parisit për të shpëtuar një fëmijë që ishte duke rënë nga ballkoni. Pamjet filmike të ngjitjes spektakolare të Mamoudou Gassama dhe kapjes së fëmijës, duke i shpëtuar jetën, janë përhapur me shpejtësi në mediet sociale. Brenda më pak se një minuti, i riu 22-vjeçar është kacavjerrë nga një ballkon në tjetrin, duke mbërthyer në kohë fëmijën, që fqinji i vet mezi po arrinte ta mbante.

Po nga kjo ngjarje dolën edhe disa pikëpyetje, nga të cilat kanë marrë edhe përgjigje, ndërsa babai i fëmijës rrezikon tashmë 2 vite burg. Si djali përfundoi i varur në ballkon? Mediat shkruajnë se djali ishte lënë nga nëna e tij nën kujdesin e babait, por ky i fundit ishte treguar i papërgjegjshëm. Ai kishte shkuar për të bërë pazar, tha prokurori francez Francois Molins. Kthimi i tij në shtëpi, gjithashtu ishte vonuar sepse luante lojën “Pokemon Go”.

Pse fqinji priti të reagonte deri sa të vinte Mamoudou? Fqinji, i quajtur Florian, foli për CNN, duke thënë se po hezitonte të reagonte pasi ishte i frikësuar se fëmija mund të binte nëse ai do të afrohej me shpejtësi për ta shpëtuar. “Doja të veproja me kujdes mbi të gjitha dhe sigurisht nuk doja të rrezikoja jetën e fëmijës”, tha ai.

Mamoudou ishte duke ecur në rrugë, kur pa turmën e njerëzve të mbledhur poshtë pallatit, e më pas të miturin që mund të rrëzohej nga moment në moment. Ai nuk u mendua gjatë, por nisi menjëherë të ngjitej, edhe pse ishte shumë e rrezikshme.
I pyetur se çfarë e shtyu të vepronte ashtu, ai u përgjigj: Ishte një fëmijë atje lart, nuk mund ta lija, duhej ta shpëtoja.

Presidenti Macron e priti 22-vjeçarin në Pallatin “Elize”, ku e falënderoi personalisht. Prej gjestit të tij spontan, emigranti tani do të marrë nënshtetësinë franceze e do t’i bashkohet Repartit të Zjarrfikësve. Babai i fëmijës ishte i tmerruar pas ngjarjes, por në të njëjtën kohë edhe i penduar për veprimin e tij. Ai tashmë rrezikon edhe 2 vite burg për papërgjegjshmëri ndaj fëmijës.

ma.me

Next Post
Ruçi ironizon opozitën: Ju erdhi ora, vazhdoni live në facebook!

Ruçi ironizon opozitën: Ju erdhi ora, vazhdoni live në facebook!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Arrestimet nuk mjaftojnë”- Ministri Demo në konferencën me GdF: Lufta kundër krimit nuk është garë statistikash, goditje krimit!

“Arrestimet nuk mjaftojnë”- Ministri Demo në konferencën me GdF: Lufta kundër krimit nuk është garë statistikash, goditje krimit!

November 10, 2026
“Procesi i anëtarësimit prek çdo shtresë”- Ambasadorja e BE takohet me Shoqërinë Civile për Progres-Raportin: Ligjet të mbështeten me buxhet!

“Procesi i anëtarësimit prek çdo shtresë”- Ambasadorja e BE takohet me Shoqërinë Civile për Progres-Raportin: Ligjet të mbështeten me buxhet!

November 10, 2026
VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme!

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme!

November 10, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension! Afati i fundit më 31 dhjetor 2026, ja si të veproni

November 10, 2026
“Gërdeci”/ Procesi ndaj Fatmir Mediut, Geraldo Durda: Një shkresë politike nuk mund të zëvendësojë drejtësinë! Një ish-senator në pension…

“Gërdeci”/ Procesi ndaj Fatmir Mediut, Geraldo Durda: Një shkresë politike nuk mund të zëvendësojë drejtësinë! Një ish-senator në pension…

November 10, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Rinasi, kartvizitë e Shqipërisë që rritet?

November 10, 2026
“Më vunë eksploziv edhe në karton pice!”- Noizy dëshmon në GJKKO: Cllevio e pranoi në TikTok, më shan për të bërë famë! E kam thënë…

“Më vunë eksploziv edhe në karton pice!”- Noizy dëshmon në GJKKO: Cllevio e pranoi në TikTok, më shan për të bërë famë! E kam thënë…

November 10, 2026
Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

November 10, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

E fundit/ Veliaj shkresë SPAK-ut: Më lejoni të marr pjesë në Asamblenë e PS-së

November 10, 2026
190 miliardë dollarë të humbura dhe FBI në lojë, skandali që po ‘godet’ gjigantin Nvidia

190 miliardë dollarë të humbura dhe FBI në lojë, skandali që po ‘godet’ gjigantin Nvidia

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In