• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pikëpyetje mbi urgjencën e arrestimit të kryetares së SHISH-it

by Mero Baze
22/09/2026 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Arrestimi i kryetares së SHISH-it është një ngjarje historike për drejtësinë shqiptare, e cila e ngre shumë lart, me këtë rast, stekën e përgjegjësisë së drejtësisë për të dëshmuar përgjegjshmëri dhe për t’i shpëtuar gjyqit politik. Dhe kur e ngre kaq lart, duhet të kesh dhe fuqi ta ruash këtë standart.

Nuk dua ta paragjykoj vendimin dhe besoj se prokurorët i kanë të qarta pasojat që sjell për autoritetin e drejtësisë nëse rasti është një përsëritje banale e frustrimeve dhe e përdorimit të drejtësisë nga klane politike dhe mllefe personale. Besoj se ata kanë vepruar si prokurorë, pasi ky nuk është një rast që mund të përsëritet shpesh në historinë e shtetit.

Dyshimi i parë që kam është se vendimi u mor ndërkohë që Vlora Hyseni ishte zyrtarisht jashtë shtetit, në një konferencë ndërkombëtare. Nëse arrestimi i saj është një proces i hetuar mirë dhe bindës, më duket e paarsyeshme të shpallet masa e arrestit kur dihet që ajo nuk është në Shqipëri. Jo se do të arratiset, por, për seriozitetin e shtetit, ajo ose duhej të arrestohej para se të nisej, ose duhej të pritej të kthehej.

Arrestimi ndërkohë që ajo është jashtë na bën të besojmë se ata kanë ndeshur në ndonjë fakt të ri emergjent që lidhet me këto 24 orët e fundit. Nëse jo, atëherë duhen shpjegime pse duhej bërë kur ajo nuk ishte këtu.

Dyshimi i dytë lidhet me seancën e vlerësimit të masës së arrestit të Ergys Agasit. Frika se mos GJKKO-ja e nxirrte atë në arrest shtëpie mund të ketë nxitur një reprezalje të re, ku pjesë e saj është edhe kryetarja e SHISH-it.

Nëse është kështu, atëherë masa e arrestit ngjan e orkestruar për nevoja operative të SPAK-ut dhe jo si domosdoshmëri urgjente.

Nuk dyshoj se SPAK-u mund të ketë prova që e bëjnë pis ish-kryetaren e SHISH-it, por, nëse arrestimi i saj është diktuar nga objektivat e tyre për të diktuar masa në gjykata, është tepërim. Nëse bazohet në prova të rënda kundër saj, ajo duhej të ishte arrestuar me kohë, pasi ato prova i kanë, ose duhej ta prisnin në Rinas. Kjo urgjencë e arrestimit, ndërkohë që ajo është në udhëtim zyrtar jashtë vendit, justifikohet vetëm nëse ka ndodhur diçka gjatë këtyre 48 orëve që ajo ka ikur për punë në Baku. Nëse ajo që ka ndodhur lidhet me të, justifikohet. Nëse lidhet me hallet e SPAK-ut për të diktuar vendime gjykatash kundër të dyshuarve të tij, vendimi do të marrë shumë ngjyra politike dhe do të rikthejë debatet pa bukë për Republikën e Prokurorëve.

Goditja e ndikimit të grupit të Agasit në administratën shtetërore është një zhvillim pozitiv që duhet përshëndetur. Por fillimi i të bërit politikë me të mund ta hedhë në erë procesin. Mjafton të kujtojmë se, njësoj si shumë drejtues të administratës, edhe shumë prokurorë e gjykatës bëjnë pjesë në rrethin e ndikimit të paligjshëm të tij. Madje, ka edhe gjyqtare të GJKKO-së që, nën presionin e kësaj dosjeje, prokurorët e Veliajt i urdhëronin të merrnin vendime për seanca gjyqësore për 10 minuta. Pra, nëse me dosjet e prokurorisë bëhet politikë dhe vendosen axhenda kohore që kanë lidhje me axhendat politike, kjo do ta dëmtojë integritetin e këtij hetimi të rëndësishëm.

Për këtë arsye, arrestimi me ngut i Vlora Hysenit ose duhet të justifikohet me një fakt të ngutshëm e të rëndë kundër saj, që të bindemi se e meritonte, ose duhet të na tregojnë pse nuk e paskan arrestuar më parë apo kur të kthehej, pa qenë nevoja të bënin show me një dosje që e kanë pasur në dorë prej muajsh.

Kjo pastaj, në vend që të penalizojë politikën për ndikim të paligjshëm nga bota e krimit, mund të na përballë me një politikë penale për ndikimin e paligjshëm të drejtësisë mbi politikën. Uroj të mos jetë kjo e dyta.

Next Post
“Bleona Mata do të gjendet brenda BE-së”- Idajet Beqiri: Çështja në SPAK është lënë pas dore! Ky krimi dënohet deri në burgim përjetë

“Bleona Mata do të gjendet brenda BE-së”- Idajet Beqiri: Çështja në SPAK është lënë pas dore! Ky krimi dënohet deri në burgim përjetë

Comments 2

  1. Nona says:
    10 hours ago

    Shfrytëzoj rastin, ti drejtohem KM – Rama, duke I thënë që MJAFT ËSHTË MJAFT.
    BOLL BËRE ORTODOKSIN.
    Është EMERGJENCË KOMBËTARE, rivendosja e AUTORITETIT TË SHTETIT, duke riforcuar pushtetin tënd.
    Katundaria në drejtësi, e sidomos në SPAK, ka drejtuar SHIGJETAT drejtë teje i nderuar KM – Rama.
    Ne populli, deshirojmë dhe aspirojmë që ju të shpartalloni këtë klikë që po shkaterrojnë këtë shtet që Ju, me kaq mund e djersë e keni sjellë deri këtu.
    Ju lutem shumë.

    Reply
  2. ccc says:
    10 hours ago

    Mero, mos ki asnje dyshim. Gjithcka eshte e llogaritur, dhe eshte vetem nje episod i nje skenari te paracaktuar. SPAK eshte qeni i devotshem i sulmit, ndersa fijet i luan tjeterkush. Me kohe kam paralajmeruar, por edhe parashikuar qe nuk do te ndalen. Dihet kush eshte objektivi. Nese u jep shpaten gangstereve ata te presin koken. Dhe pastaj na ishte njehere Rama KM e PS ne pushtet. Dhe mire t’ju behet!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com