• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pikëpyetja e një gare/ Krasta synoi kreun e Radio Televizionit të Kosovës, del i dyti në test. Kundër tij, edhe sindikata

by Java News
06/01/2023 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Adi Krasta synonte Radio Televizionin e Kosovës, për pozitën e zëvendës drejtor i përgjithshëm, por atij i kanë dalë probleme. Në intervistën e mbajtur ai ka dalë i dyti, ndërsa ajo që e mundi Krastën është gazetarja Ilire Zajmi.

Konkursi për ketë pozitë të lartë ishte hapur me 22 nëntor. Ndërsa në media ishte lakuar emri i gazetarit nga Shqipëria si një nga kandidatët, por që nuk kishte asnjë konfirmim nga ana e tij.

Megjithatë gazeta Insajderi përmes burimeve ka mësuar se Adi Krasti ka dalë i dyti. E para në bazë të pikëve të grumbulluara ka dalur Ilire Zajmi. Ajo në një prononcim për median kosovare ka konfirmuar se ka fituar mbi 80 pikë.

“Kam dalë e para në intervistën e mbajtur me 19 dhjetor, dhe jam vlerësuar me më se shumti pikë 82.60”, tha shkurt ajo për Insajderin.

Kandidatë të tjerë në garën për zëvendës drejtor gjeneral ishin edhe Rilind Gërvalla dhe Naser Thaqi.

Ndërkohë gazeta Insajderi ka mësuar se komisioni i ankesave e ka kthyer çështjen në rivlerësim. Kjo ka ardhur për shkak se njëri nga kandidatët është ankuar. I njëjti kandidat sot është duke u intervistuar përsëri.

Po ashtu kundër emërimit të Krastës në këtë pozitë kishe dalë edhe sindikata e RTK-së.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha, ka deklaruar se ka informacione se gazetari Adi Krasta, mund të jetë drejtor i ardhshëm i televizionit publik në Kosovë.

Por, sipas tij ligji e thotë që për të qenë pjesë e menaxhmentit duhet Krasta të ketë nënshtetësi të Kosovës.

“Ligji i RTK-së e ka kusht që për të qenë menaxhment i televizionit duhet të ketë nënshtetësi të Kosovës. E kjo që e publikoi Krasta, pikërisht në kohën e konkursit mbetet për me u pa. Nuk e di saktësisht”, kishte thënë Hoxha në një intervistë përball Ilir Mirenës në Preiskopi.

Ndyshe ditë më parë, gazetari Krasta, përmes një postimi në Facebook, kishte konfirmuar se ka marrë nënshtetësinë kosovarë dhe kjo gjë ka vënë në pikëpyetje nëse Krasta do të konkurrojë për drejtor të RTK-së./m.j

Next Post
‘Moskovitët’ e Tiranës janë mërzitur për negociatat me BE, prisni dhe shikoni

Zgjedhjet e 14 majit/ Ngjela: Rama do i japë disa bashki Berishës, ja çfarë do të ndodhë nëse PD nuk bashkohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

November 10, 2026
“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

November 10, 2026
Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

November 10, 2026
Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In