• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

”Pikaso, lindja e një gjeniu”, veprat e artistit ‘pushtojnë’ muzeun kinez

by Java News
16/06/2019 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

”Pikaso, lindja e një gjeniu” titullohet ekspozita më e madhe e hapur ndonjëherë në Kinë, e cila përmban më shumë se 100 vepra, pjesa më e madhe e tyre të viteve të hershme të krijimtarisë të artistit.

”Mbi një qind vepra, pikturë, skulpturë, vizatime… do të shoqërohen me një mori fotografish që tregojnë momente të Pikasos nga rinia në Barcelonë ose në Paris. Ekspozita ka mbledhur pjesën më të mirë të Muzeut kombëtar Paris’’, deklaroi për median drejtuesi i muzeut, Laurent Le Bon.

Muzeu parisien i transportoi veprat në shtatë avionë të ndryshëm…një kërkesë e agjencive të sigurimit për të mbuluar udhëtimin. Vlera e përgjithshme e siguracionit tejkalon 800 milionë euro.

Ekspozita e parë e Pikasos në Kinë daton në 1983, me rastin e një vizite në Pekin, të presidentit francez në atë periudhë, François Mitterrand. Vetëm 33 vepra të artistit u ekspozuan në atë kohë.

Periudha blu e artistit spanjoll, nga 1901 deri në 1904, që fokusohet kryesisht tek të varfërit dhe të margjinalizuarit, si për shembull prostitutat dhe pijanecët, shfaqet në vepra të përzgjedhura.

Këtë herë, ekspozita është e fokusuar në veprat e tridhjetë viteve të para të krijimtarisë së tij, me qëllimin për të treguar mënyrën e evoluimit të gjeniut Pablo Pikaso (1881-1973).(ATA)/l.m

Next Post
Bashkimi Shqipëri-Kosovë, Thaçi: Nëse s’na duan me dy flamuj le të shkojmë me një

Thaçi: SHBA ka rol kyç në marrëdhëniet me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryebashkiaku i Libohovës del kundër Reformës së re Territoriale

Kryebashkiaku i Libohovës del kundër Reformës së re Territoriale

July 31, 2026
Kallëzim në SPAK për Agron Shehajn/ Misteri i pasurisë, transaksionet në Itali dhe vila 15 milionë euro

Kallëzim në SPAK për Agron Shehajn/ Misteri i pasurisë, transaksionet në Itali dhe vila 15 milionë euro

July 31, 2026
Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar

Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar

July 31, 2026
Tensione në FIFA, këshilltari i afërt i Infantinos jep dorëheqjen

Tensione në FIFA, këshilltari i afërt i Infantinos jep dorëheqjen

July 31, 2026
“Nafta u rrit në prag të fundjavës”, Braçe: Po i jepet goditje sezonit turistik

“Nafta u rrit në prag të fundjavës”, Braçe: Po i jepet goditje sezonit turistik

July 31, 2026
Ministri Nufi: 40 mjetet e para taktike shqiptare forcojnë kapacitetet e ushtrisë

Ministri Nufi: 40 mjetet e para taktike shqiptare forcojnë kapacitetet e ushtrisë

July 31, 2026
Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër

Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër

July 31, 2026
Kriza e migracionit në Ceuta, Sánchez: Shkelje e integritetit territorial të Spanjës

Kriza e migracionit në Ceuta, Sánchez: Shkelje e integritetit territorial të Spanjës

July 31, 2026
Shqipëria dërgon deri në 40 ushtarë në Gaza, zbardhet misioni dhe detyrat e Forcave të Armatosura

Shqipëria dërgon deri në 40 ushtarë në Gaza, zbardhet misioni dhe detyrat e Forcave të Armatosura

July 31, 2026
Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com