• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Pika juaj e dobët sipas shenjës së horoskopit

by A R
28/05/2018 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të mësoni pikat tuaja më të dobëta, mund t’ju ndihmojë që të bëheni të vetëdijshëm për to dhe të mësoni t’i përmirësoni ato.

Duke i kthyer ato në forcë, do të mund t’i përdorni gjithnjë në avantazhin tuaj.

Dashi

Dashëve nuk u pëlqen që dikush tjetër të jetë shefi përveç tyre, sepse u pëlqen të marrin lëvdatat kudo që të jetë e mundur. Dashët janë liderë të lindur, por nganjëherë edhe e kalojnë cakun dhe nuk i dëgjojnë mendimet e të tjerëve.

Demi

Demët janë një shenjë mjaft e vendosur dhe e qëndrueshme, por mund të bëhen shumë të pabindur për t’u sjellë si të rritur apo të ndryshojnë diçka kur është e nevojshme. Atyre nuk u pëlqen shumë që të provojnë gjëra të reja në jetë nga frika se mos dështojnë.

Nuk janë shumë krenarë ndaj dhe shpesh u pëlqen të mos dalin prej zonës së tyre të rehatisë. Ata gjejnë diçka që iu pëlqen dhe e bëjnë mirë e nuk i marrin parasysh mundësitë e tjera që iu shfaqen në rrugën e tyre.

Ata mund të jenë shumë kokëfortë ndaj nëse doni t’i bindni për diçka, duhet të keni një durim të hekurt.

Binjakët

Binjakët shquhen për personalitetin e tyre të pasur e shpesh të shumëfishtë dhe nuk e ndajnë mendjen lehtë. Kjo i bën ata interesantë dhe i bën të tjerët gjithnjë të vëmendshëm ndaj tyre.

Jeni gjithnjë në ndryshim, si një kameleon por më mirë është që të qëndroni diku se sa të përziheni kudo. Binjakët kanë tendencë që të mos gjejnë rehati kollaj dhe kjo i bën ata të pavendosur.

Gaforrja

Gaforret kanë një shpirt të butë, të bukur dhe të ndjeshëm por emocionet e mëdha i pushtojnë tërësisht duke i lënë “të paralizuar”. Kanë shumë probleme me vetvlerësimin dhe shumë herë kërkojnë që të marrin aprovimin apo pëlqimin e të tjerëve.

Gaforret kanë nevojë për shumë përkujdesje dhe vëmendje, dhe kjo mund të bëhet nganjëherë e bezdisshme për partnerët, miqtë e ngushtë dhe familjen. Ata kanë shumë për të dhënë por shpesh ata vendosin të tjerët para vetes.

Nuk kanë shumë besim në botën jashtë sepse nuk u duket si ajo bota imagjinare që ata kanë krijuar në mendje. Gaforret mund të jenë paksa përtacë dhe t’i zvarrisin gjërat.

Luani

Si një shenjë e zjarrit që janë, Luanët janë vazhdimisht në lëvizje. Ata e duan vëmendjen e vazhdueshme por harrojnë që t’i lënë edhe të tjerët që të kenë edhe ata shkëlqimin e tyre.

Janë shumë krenarë dhe nganjëherë mund të jenë arrogantë duke bërë që të tjerët të preken nga veprimet e tyre.

Luanët gjithashtu tentojnë t’i mbërthejnë gjërat në mënyrën e tyre, gjë që i bën ata të duken të papërkulur dhe të ngurtë. Ata nuk pëlqejnë shumë të dëgjojnë të të tjerët, sepse mendojnë se dinë çdo gjë më së miri.

Virgjëresha

Virgot kanë mendje mbinalizuese që iu shërben si një pikë e fortë dhe e dobët po ashtu. Ju pëlqen që të gjejnë pse-në e çdo gjëje, por shqyrtimi i çdo zgjidhjeje për secilin problem të mundshëm i bën ata të prirur ndaj ankthit dhe shqetësimit.

Kanë nevojë që ta kenë çdo gjë të sigurtë dhe të gjejnë balancat menjëherë kur gjërat dalin jashtë kontrollit.

Kanë tendencë që të kritikojnë së tepërmi veten dhe të tjerët që e bën të vështirë krijimin e një mardhënie me të tjerët.

Peshorja

Peshoret si një shenjë e qetë dhe e paqtë që janë, nervozohen shpejt kur bëni apo thoni diçka që atyre nuk ju pëlqen. Në vend që të përballen me dikë ata zgjedhin që të rrinë të heshtur dhe të shfaqin sjellje pasive agresive sepse e urrejnë konfliktin.

Ata kanë tendencë që ta mbajnë gjatë inatin. Ata fokusohen kaq shumë në të këqijat që kanë në jetë në vend që të fokusojnë krejt energjitë në ato të mirat.

Akrepi

Akrepët mund të jenë shumë të dashur dhe spontanë, por në të njëjtën kohë, xhelozia dhe natyra e tyre e fshehtë mund të vërë në rrezik lidhjet e tyre dashurore apo miqësitë.

Ata janë mosbesues dhe shumë gjëra i mbajnë për vete. Kanë emocione të forta dhe të thella, por nuk i shfaqin pasi nuk duan të duken të dobët.

Shigjetari

Shigjetarët janë eksplorues të lindur. Mërziten shumë shpejt ndaj dhe nuk i çojnë dot gjërat deri në fund. Nuk e pëlqejnë aspak autoritetin dhe të thënit se çfarë duhet të bëjnë pasi vendosin dhe ecin me rregullat e tyre në jetë.

Kjo mund t’u sjellë telashe atyre nëse nuk gjejnë një terren të përshtatshëm. Ata nuk kanë filtra dhe shpesh duken të ashpër dhe pa takt, në varësi të personit me të cilin rrinë.

Janë shumë të padurueshëm dhe e lënë diçka përgjysmë nëse nuk shkon sikur duan ata. Kanë nevojë për shumë liri dhe hapësirë për t’i rënë jetës kryq e tërthor.

Bricjapi

Bricjapët mund të jenë punëtorë të tmerrshëm dhe harrojnë të përkujdesen për veten apo të argëtohen. Janë të fiksuar pas statusit dhe parasë pasi për ta, këto përfaqësojnë qëndrueshmërinë dhe suksesin në jetë, dy gjëra për të cilat punojnë shumë që t’i arrijnë.

Ata kanë tendencë që të lëvdojnë veten shumë për punën apo arritjet e tyre, duke i bërë të tjerët që të largohen prej tyre. Janë tipa të mbyllur që nuk hapen me të tjerët dhe ju duket vetja superiorë mbi të tjerët.

Thellë brenda tyre kanë shumë pasiguri dhe frikësohen shumë nga mendimet dhe opinionet e të tjerëve.

Ujori

Ujorët janë një tjetër shenjë e vështirë për t’u kuptuar. Nga njëra anë ata bëjnë shumë miq pasi kanë aftësi të shkëlqyeshme në komunikim dhe shfaqin interes për të tjerët. Nga ana tjetër kanë vështirësi në shprehjen e emocioneve që e bën të vështirë mbajtjen e miqve apo partnerëve.

Mërziten shumë shpejt dhe kanë një etje për aventura dhe udhëtime. Kjo i bën ata të vështirë që të rrinë me këmbë në tokë dhe të fokusohen në përgjegjësitë dhe detyrat e tyre që janë pjesë e jetës.

Ata mund të duken shumë të ngadaltë pasi pëlqejnë të rrinë në botën e tyre se sa të bashkohen me ngjarjet që po ndodhin jashtë në botën reale.

Peshqit

Të fundit e Zodiakut, por jo për nga rëndësia. Peshqit janë të ndjeshëm si një shenjë e ujit që janë dhe u pëlqen të jenë kreativë e të ndihmojnë të tjerët.

Ata mund të dalin nga vetja për të ndihmuar dikë, por harrojnë të kujdesen për veten dhe t’i kushtojnë rëndësi. Kanë probleme me përballjen me realitetin dhe duan ta shmangin sa më shumë të jetë e mundur.

Duke qenë se kanë emocione të trazuara, kanë shumë gjasa të bien pre e ankthit dhe depresionit nëse nuk mësojnë që t’i mbajnë nën kontroll ndjenjat e tyre.

Next Post
Greqia ‘mbyll’ kufirin me Shqipërinë, greva e Transportit bllokon 4 shtete

Greqia 'mbyll' kufirin me Shqipërinë, greva e Transportit bllokon 4 shtete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In