• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pika e përbashkët e kontrollit Shqipëri-RMV, Rama: Qëllimi final është unfikimi i doganave

by Java News
31/07/2023 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në pikën kufitare në Qafë Thanë, ku nga sot hyn në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është i pranishëm edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Kryeministri i vendit, Rama thotë se ky është një moment i rëndësishëm pasi ju lehtësohet kalimi qytetarëve në këtë pikë kufitare dhe i hapet një rrugë e mëtejshme zhvillimeve tregtare dhe të turizmit.

Rama shpreson që të dyja ministritë e Brendshme do të kalojnë në një tjetër nivel në këtë periudhë piku të sezonit për të bërë me kontroll të rastësishëm me makina të targuara Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut që të lehtësohet trafiku.

Edi Rama: Sot është një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që kalojnë nga kjo pikë kufitare, qofshin individë apo kompani që shkëmbejnë mes 2 vendeve. Është një moment i rëndësishëm sepse më në fund ua lehtësojmë kalimin në këtë pikë dhe i hapim një shtysë të mëtejshme jo vetëm shkëmbimeve tregtare, por edhe zhvillimit të marrëdhënieve tona në tërësi pa harruar dhe zhvillimin e turizmit. Shqipëria po përjeton një impakt të jashtëzakonshëm të transformimit të imazhit të saj dhe si asnjë vit më parë, turistët dhe numri i investitorëve të mëdhenj të interesuar për të investuar në turizëm në Shqipëri së bashku me shqiptarët e diasporës, është realisht tejet inkurajues, por natyrisht që zhvillimi i mëtejshëm dhe rritja e dëshiruar e industrisë së turizimit, ashtu sikundër edhe e sektorëve të tjerë të prodhimit, kërkojnë një qasje komplekse, transformimi në funksion të kalimit të kufijve.

Ka shumë pengesa që vijnë nga inercia e së shkuarës dhe nga paragjykimi për liberalizmin e lëvizjes. Në fakt, liberalizimi i lëvizjes sjell më shumë transparencë dhe sjell më pak rrezik për praktika të këqija në trajtimin e qytetarëve dhe patjetër sjell dhe më shumë rritje të përgjegjësisë për të gjitha agjencitë ligjzbatuese në pikat kufitare. Dua të shpresoj që të dyja ministritë e Brendshme do të kalojnë në një tjetër nivel në këtë periudhë piku të sezonit për të bërë kalimin pa kontroll apo me saktë me kontroll të rastësishëm me makina të targuara Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut që të lehtësohet trafiku. Ky është një hap i rëndësishëm, por qëllimi final është unfikimi i doganave që do të vijë me integrimin e plotë të Shqipërisë dhe RMV në BE, por ne nuk kemi pse presim BE për të avancuar këtë ide. Ta bëjmë hapësirën mes nesh një hapësirë që bashkëjetohet apo bashkëveprohet në BE pa qenë në BE.

Kryeministri Rama foli dhe për projektet të cilat lidhin vendet e rajonit.

Edi Rama: Korridori 8, një ëndërr shumë e vjetër të cilës i ka ardhur dita që të realizohet dhe në të dy anët e kufirit po punohet për hapjen e Korridorit 8. Kemi bërë shumë përpjekje për rizgjimin e këtij projekti si pjesë e një të shkuare të ish-rrugës Egnatia dhe si pjesë e rrjetit evropian të infrastrukturës. Kjo na jep një tjetër energji pozitive dhe një tjetër burim mbështetje nga BE. Presim dhe projektin që lidh Bunën përmes urës së re me Balldrenit dhe kështu do të kemi një korridor të standardeve evropiane që do të lidhë veriun me jugun e Shqipërisë dhe do të mbarojë tortura e atyre që vijnë nga larg dhe që duhet të mbërrijnë në Tiranë përmes një shtegu që është bërë torturues. Më e mira është e gjitha përpara për Shqipërinë dhe RMV. Jam i bindur që më herët se sa vonë do të rikthehemi për të parë të rindërtuar tërësisht këtë pikë sipas standardeve të BE-së që po e realizojmë me financimin e Bankës Botërore.

 

/f.stafa

Next Post
Ja kërkesa që Interi i bën Egnatias për miqësoren e gushtit

Ja kërkesa që Interi i bën Egnatias për miqësoren e gushtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump sinjalizon mundësinë e pezullimit të sulmeve ndaj Iranit në mungesë të provokimeve të reja!

November 14, 2026
pellumb karameta

Shqipërinë e dëmton dhuna dhe televizionet që e glorifikojnë…!

November 14, 2026
Liga e Kombeve/ Kosova bën ndeshje heroike, merr një pikë ndaj Izraelit edhe pse me një lojtar më pak!

Liga e Kombeve/ Kosova bën ndeshje heroike, merr një pikë ndaj Izraelit edhe pse me një lojtar më pak!

November 14, 2026
I hodhën në erë me tritol makinën zyrtares së Bashkisë Elbasan, shkon në 3 numri i të arrestuarve nga Policia!

I hodhën në erë me tritol makinën zyrtares së Bashkisë Elbasan, shkon në 3 numri i të arrestuarve nga Policia!

November 14, 2026
“E humba ndikimin te Putin”, Merkel: Nuk do ta kisha ndalur dot luftën

Ish-kancelarja Merkel: Pa negociatat me Putinin më 2015-ën, Ukraina nuk do ekzistonte sot! Rusët ishin shumë pranë…

November 14, 2026
Protestuesit e dhunshëm nuk ndalen, shkulin kangjella e djegin kosha! Marshohet drejt Kryeministrisë, Policia i ndjek në distancë

Protestuesit e dhunshëm nuk ndalen, shkulin kangjella e djegin kosha! Marshohet drejt Kryeministrisë, Policia i ndjek në distancë

November 14, 2026
Në manovrat ushtarake të NATO-s sërish edhe Serbia

Sondazhi: Shumica e evropianëve mbështesin krijimin e një ushtrie të BE-së!

November 14, 2026
Reshjet po mbushin Fierzën, përmirësohet situata hidroenergjetike pas thatësirës së gjatë!

Reshjet po mbushin Fierzën, përmirësohet situata hidroenergjetike pas thatësirës së gjatë!

November 14, 2026
VIDEO/ Starship niset në hapësirë, “SpaceX” do të testojë rikthimin e raketës në Tokë!

VIDEO/ Starship niset në hapësirë, “SpaceX” do të testojë rikthimin e raketës në Tokë!

November 14, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

Raporti zbulon shkelje në rastin e Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Punëve Sociale!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In