Pija energjike që mund ta përgatisni në shtëpi
Pas një dite të zënë dhe aktive, të gjithë kanë nevojë për pushim. Pijet e zakonshme energjike kanë shumë sheqer dhe kafeinë dhe më pas mund t’ju japin pasoja të tjera në shëndet.
Këtu do të paraqesim një recetë me përbërës të thjeshtë e cila do t’ju japë energji dhe do t’ju përmirësojë ndjeshëm humorin pa asnjë efekt anësor.
Përbërësit: 200 ml ujë, 2 lugë mjaltë, një filxhan i vogël lëng limoni
Përgatitja është shumë e thjeshtë, thjesht përzieni të gjithë përbërësit sëbashku. Ju mund të përdorni ujë të ngrohtë apo të ftohtë sipas dëshirës. Vendosini të gjithë përbërësit në një tas qelqi dhe pijeni këtë pije kur të dëshironi. Kjo pije mund të zëvëndësojë edhe kafen mjaft mirë.