• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Piceria e shqiptarit që u fal të varfërve ushqim pa pagesë

by A R
12/01/2017 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shumëkush kishte vlerësuar se ishte vetëm një truk marketingu dhe se ne nuk do të mund ta mbanim këtë barrë“.

Por, ai tashmë ua ka dëshmuar të gjithëve se e ka pasur seriozisht: se ai i mban në zemër njerëzit që nuk mund t’ia lejojnë vetes ushqimin në restorant.

Edhe pasi kanë kaluar shtatë muaj nga fillimi, piceria “Toscana” në Greifensee (Cyrih-Zvicër) vazhdon të ofrojë ushqim falas për të varferit. Shumëkush e ka konsideruar si të pamundur një gjë të tillë dhe në fakt, ky veprim interesant nuk është se ia ka vlejtur nga ana financiare, shkruan watson.ch.(website zviceran).

Shefi i restorantit, shqiptari Gino Ramadani, me të shoqen, Elvira, marrin diçka tjetër, më të vlefshme se kaq: mirënjohjen. Ndërkaq, ata nuk kishin besuar se edhe pasi nga maji i vitit të kaluar ata i kanë bërë të lumtur më shumë se 1200 veta, do të ketë edhe sot pothuajse çdo ditë ndonjë  që kërkon pica pa pagesë.

Gino Ramadani e sheh i kënaqur dhe nga pak edhe krenar vitin e kaluar: “Shumëkush kishte vlerësuar se ishte vetëm një truk marketingu dhe se ne nuk do të mund ta mbanim këtë barrë“, transmeton albinfo.ch. Por, ai tashmë ua ka dëshmuar të gjithëve se e ka pasur seriozisht: se ai i mban në zemër njerëzit që nuk munden t`ia lejojnë vetes ushqimin në restorant.

Ata pothuaj çdo ditë,i rrëfejnë atij për fatin e tyre. Janë rrëfime prekëse, thotë Ramadani. Bëhet fjalë për nëna vetëmbajtëse që me fëmijët e tyre duhet ta kalojnë muajin me 3200 franga, etër që nuk arrijnë ta paguajnë sigurimin shëndetësor”, shkruan  albinfo.ch .

“Është mbresëlënës fakti se ata më rrëfejnë për hallet e tyre që në takimin tonë të parë”. Një gjë e tillë kërkon shumë guxim. Dhe për këtë, Gino dëshiron t`i falënderojë ata. Shumë nga mysafirët ia përshkruajnë atij me letër ose me sms të gjatë rrëfimin e tyre jetësor edhe para se të vijnë në restorant.

Si shpërblim, ai e ka mbajtur restorantin e tij të hapur edhe gjatë festave të fundvitit. Pasi që kuzhinieri e kishte pushimin, Ramadani personalisht e ka marrë mbi vete edhe punën në kuzhinë. Qindra takimet që realizon, kanë për të më shumë vlerë se paraja. Por, nuk dihet sa kohë do të jetë hapur restoranti (me këtë solidaritet qe bën). Fillimisht kishte njerëz të ndryshëm që ofronin para si shenjë mbështetjeje, por me kalimin e kohës nuk ka më të tillë, thotë Gino.burimi: albinfo.ch

Next Post
VIDEO+ FOTO/ Deputetët turq zhdëpin në dru njëri-tjetrin

VIDEO+ FOTO/ Deputetët turq zhdëpin në dru njëri-tjetrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

February 21, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

February 21, 2026
Një ditë pas arrestimit të vëllait për trafik droge, deputetja e PD Elda Hoti kërkon rrëzimin e qeverisë

Një ditë pas arrestimit të vëllait për trafik droge, deputetja e PD Elda Hoti kërkon rrëzimin e qeverisë

February 21, 2026
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

February 21, 2026
“Sulme në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale! Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua

“Sulme në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale! Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua

February 21, 2026
Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë! Problem edhe rritja e stokut të dosjeve

Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë! Problem edhe rritja e stokut të dosjeve

February 21, 2026
“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

VIDEO/ Ja si përgatiten molotovët në selinë e PD-së para protestave të dhunshme

February 21, 2026
Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

February 21, 2026
“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

February 21, 2026
Fondi prej 300 milionë lekësh/ Rekord aplikimesh në ‘Grant 2024’, Ibrahimaj: 539 kërkesa për financim u paraqitën nga startup-et

Ibrahimaj: 300 milionë lekë mbështetje për startup-et dhe inovacionin

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In