• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pezulloi lejet vjetore të punonjësve, Avokati i Popullit nis “hetimet” për Hipotekën

by Java News
15/08/2017 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Popullit nis me iniciativë shqyrtimin e pezullimit të lejeve të zakonshme për punonjësit e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Në një njoftim për mediat, zyra e Avokatit të Popullit sqaron se shqyrtimi në mënyrë të pavarur i këtij rasti nisi pasi “një urdhër i titullarëve të këtij institucioni i ka njoftuar në mënyrë të papritur punonjësit e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, se të gjitha lejet e zakonshme vjetore të miratuara, do të ndërpriten në mënyrë të menjëhershme”.

Avokati i Popullit nënvizon se “lejet e zakonshme vjetore të punonjësve janë një e drejtë që garantohet me ligj në Republikën e Shqipërisë ndaj zyra e Avokatit të Popullit ka nisur punën për të verifikuar nëse ky rast paraqet elementë të shkeljes së Kodit të Punës dhe të drejtave të punonjësve”.

Sipas këtij institucioni, ndërprerja e njëanshme e lejeve vjetore që punonjësit kalojnë me familjen është vetëm një nga aspektet e zakonshme të abuzimeve me të drejtat e tyre nga titullarë dhe institucione të ndryshme në vendin tonë.

“Gjithashtu edhe presionet, intimidimet, shkarkimet e pajustifikuara si dhe dorëheqjet e detyruara rezultojnë nga ankesat e qytetarëve të jenë një realitet i pranishëm në administrate” thuhet më tej në njoftim.

Avokati i Popullit thotë se një numër i madh ankesash e shqetësimesh të kësaj natyre parashtrohen çdo ditë në këtë institucion si dhe gjejnë pasqyrim të vazhdueshëm në media.

Zyra e Avokatit të Popullit deklaron se pas përfundimit të shqyrtimit të çështjes do të dalë me konkluzionet përkatëse në lidhje me rastin./oranews

a.ç

Next Post
Vdes tragjikisht në aksident studentja shqiptare në Itali (FOTO)

Vdes tragjikisht në aksident studentja shqiptare në Itali (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com