• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pezullohet tenderi për tunelin e Kardhiqit, KPP shqyrton ankesën

by Java News
18/07/2019 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Prokurimit Publik ka pezulluar tenderin 23 milionë euro, për ndërtimin e tunelit të Kardhiqit, pasi autoriteti rrugor shqiptar shpalli fituese kompaninë me ofertën më të lartë.

Tenderi, që është pjesë e lotit 7, të rrugës Kardhiq Delvinë, u zhvillua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në 17 qershor të këtij viti.

Në garë kanë marrë pjesë 6 kompani, dhe ofertat e paraqitura prej tyre kanë variuar nga 15 deri në 19 milionë euro, pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

Autoriteti rrugor shqiptar ka skualifikuar 5 ofertat më të ulëta, pasi sipas saj nuk përmbushnin kriteret teknike duke shpallur fituese ofertën më të lartë, përkatësisht atë të kompanisë italiane IRCOP.

Kjo kompani ka paraqitur një çmim prej rreth 19 milionë euro pa përfshirë TVSH-në ose 4 milionë euro më shumë se sa oferta më e ulët.
Vendimi i ARRSH për të shpallur fituese kompaninë italiane është ankimuar në komisionin e prokurimit publik nga gjoka konstruksion, e cila pretendon se është skualifikuar pa të drejtë.

Pak ditë më parë, pas marrjes së ankesës KPP pezulloi menjëherë shpalljen e fituesit deri sa të hetojë të gjithë ankesën.

Loti 7 i rrugës Kardhiq-Delvinë ka një gjatësi prej 2 kilometër, nga të cilat 1.2 kilometër janë tunel. Fondi limit për këtë vepër ishte përcaktuar 19 milionë euro, pa TVSH, dhe duke përfshirë këtë taksë arrin në 23 milionë euro.(tch)/l.m

Next Post
Vendimi i gjykatës për Sakon, kandidatja e “Bindjes”: Çdo ditë nga një “shpikje” politike…

Vendimi i gjykatës për Sakon, kandidatja e "Bindjes": Çdo ditë nga një “shpikje” politike...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In