• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pezullohet shefi i Policisë Kavajë, merrte ryshfet dhe nuk deklaronte kanabisin e mbjellë

by
22/08/2015 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka sqaruar opinionin publik në lidhje me motivacionin e pezullimit nga detyra të Shefit të Komisariatit të Kavajës. Në njoftimin e saj, Policia thekson se Komisar Arbëresh Vokshi, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kavajë,  ka kryer “Shkelje ose mosushtrimi i kompetencave të policisë”, “Përdorimi i detyrës si punonjës Policie për interesa private”.

Më konkretisht, Vokshi ka penguar kryerjen e veprimeve hetimore për veprën penale të “Ndërtimit të Paligjshëm”.

Këtë çështje siç thekson policia, SHÇBA-ja e ka në hetim, bazuar në ankesën e një pronari të ndërtimi të paligjshem, ku pretendohet se punonjësi i policisë Komisar Arbëresh Vokshi i ka marrë 2000 Euro në favorizim të ndërtimit të paligjshëm të një banese.

Gjithashtu, ai nuk ka dhënë informacion në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Zambishë dhe fshatin Çekë të Rrogozhines, ku me datën 21.08.2015 janë zbuluar e asgjësuar bimë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”, në total rezultuan të ishin 7090 bimë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”, si dhe 12 thasë të mbushur me 100 kg “mariuanë” e presuar.

Bazuar mbi këto shkelje të përsëritura gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e Shefit të Komisariatit, pas hetimit disiplinor të kryer nga ana e Drejtorisë së Standarteve Profesionale ne Drejtorine e Policise se Shtetit, Drejtori i Policisë së Shtetit, me vendimi te datës 19.08.2015 ka bërë pezullimin paraprak nga detyra të këtij punonjësi policie për ti hapur rrugë një hetimi sa më të plotë e të paanshëm ndaj këtij punonjësi policie.

Next Post

Ofendoi 85-vjeçaren, arrestohet papagalli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com