Gjykata e Lartë pezulloi procesin e gjykimit për padinë e depozituar ngë ministri i brendshëm Saimir Tahiri ndaj Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka për akuzën e shpifjes.
Vendimi është marrë nga Kolegji Penal i kryesuar nga gjyqtarja Arjana Fullani. Në seancën e së hënës pritej dhënia e një vendimi, por palët u gjendën para pezullimit të procesit, deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese për një proces të ngjashëm.
“Për faktin se Gjykata Kushtetuese po shqyrton një vendim i Gjykatës së Lartë për një padi të ngjashme në rastin Rama-Paloka, kemi vendosur të pezullojm procesin”, u shpreh gjyqtarja Arjana Fullani.
Pak kohë më parë Gjykata e Lartë dënoi Edi Palokën për shpifje pas padisë së kryeministrit Rama, por ky vendim ka përfunduar në Kushtetuese dhe pritet interpretimi i kësaj të fundit.