• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pezullohet HEC-i në kanionin e Holtës, ministrat dëgjesë me banorët

by Java News
26/01/2019 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një sensibilizimi të madh qytetar, qeveria ka pezulluar punimet për ndërtimin e hidrocentralit në kanionin e Holtës, në Gramsh.

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, ministrja e Energjisë, Belinda Balluku dhe kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla zhvilluan një dëgjesë me qytetarët e Gramshit, nga ku u njoftua pezullimi i punimeve për ndërtimin e këtij hidrocentrali, por edhe për gjetjen e një ekuilibri mes nevojës për zhvillim ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit.

“Kam ndërmarrë pezullimin e të gjithë aktiviteteve të HEC-eve që janë licencuar ose që janë në proces licencimi. Për të bërë një skanim të pastër të statusit të tyre juridik dhe të shohim përputhshmërinë me impaktin mjedisor që ata krijojnë”, deklaroi Balluku.

“Pezullimi i ivestimeve në këtë central është shprehje e dëgjueshmërisë që institucionet shtetërore kanë mbi opinionin e njerëzve”, theksoi Klosi.

“Sikur 1% të bëjë dëm në këtë bukuri natyrore do jetë e patolerueshme që të ndërtohet”, tha Balla

Nga ana e tyre, qytetarët e Gramshit janë shprehur të pakënaqur për mosinformimin për këtë çështje. Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë ka vënë theksin në faktin që nuk do të preket hyrja e kanionit dhe të gjitha procedurat kanë qenë konform ligjeve.

Diskutimet

Banori: Ne këtu mbushim ujë të pimë.

Banori: Ju falënderojmë për ndërtimin e HEC-it të Banjës. Por nuk jemi të kënaqur. Unë e dua shqip llafin. Zonja Balluku do e bësh apo do e anulosh. Nëse e anulon do hysh në histori, nëse nuk e bën s’do e kesh mirë me ne.

Balluku: Këtu janë pezulluar punimet.

Klosi: Jemi këtu të dëgjojmë opinionin e njerëzve dhe të jemi në shërbim të tyre. Pezullimi i investimeve që realizuam dje është shprehje e opinionit publik.
Sot jemi në të satën dëgjesë për sa i përket pezullimit të disa iniciativave private për të cilat nuk kemi asgjë kundër por që duhet të shkojnë në të mirën e të gjithëve. Për ne grupi më i madh i interesit janë qytetarët.
Sot jemi këtu për të dëgjuar opinionin publik dhe çfarë njerëzit mendojnë. Ky kanion është një nga potencialet e këtij vendi.

Banor: Jam kundër. Ne do na ndërpritet uji për vaditje. Duam që nga ana juaj të merret seriozisht.

Përfaqësuesi i firmës: Ky projekt ka kaluar fazën e fizibilitetit. Ne kemi lënë dhe ujë për vaditje. Dhe po të duam ta ndërpresim këtë ujë ne kemi në kontratë të nënshkruar me subjektet dhe ministrinë ku është e përcaktuar qartë.
Nuk është e vërtetë që është prekur kanioni. Në asnjë rast vepra e marrjes nuk është e tillë që të krijojë diga. Vetë vepra është e kompozuar e tillë që të përballojë kuotat nga reshjet kur janë mbi. Jemi të gatshëm të respektojmë të gjitha kushtet që janë vënë. Jemi në respekt të gjitha procedurave që mund të na ngarkojë bashkia apo dhe banorët.

Balluku: Procedura është pezulluar sepse janë pezulluar të gjitha procedurat e HEC-eve nga dje. Ne jemi për mbrojtjen e interesit të publikut. Jemi sensitivë në këtë pikë. Jam e qartë se ju keni bërë procedurat. Nuk tha askush që është e paligjshme por këtu kemi një reagim të banorëve, jo të vogël sepse ka një impakt tek komuniteti. Ne jemi duke bërë disa punë të mira. na duhet të dëgjojmë mendimin e njerëzve.

Banor: Pse nuk është prezantuar një projekt për HEC-in që të dimë çfarë do bëhet. Askush nuk është kundër investimeve por duhet të ketë transparencë.

Banor: Futja e urave, hekura dhe beton do i marrë frymën natyrës jo vetëm Holtës por në gjithë Shqipërinë. Të shfrytëzohen pasuritë natyrore, uji por jo në dëm të interesave të komunitetit.

Balla: Dua që gjithë këtij populli këtu t’i kujtoj një fakt të ngjashëm. Të gjithë e dimë se në Sotirë ka një HEC tjetër, vetëm 40 metër larg ujëvarës. Edhe atëherë u protestua. Ne jemi ndryshe. I falënderoj të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj proteste për të sensibilizuar. Sikur 1% të bëjë dëm në këtë bukuri natyrore do jetë e patolerueshme që të ndërtohet.

Shumë gabim që kompania nuk ka bërë prezantim projekti. Faj kemi dhe ne pushteti vendor apo qendror që nuk e kemi bërë të qartë përfshirjen e njerëzve.
I dashur përfaqësues i kompanisë, këtë gjë duhet ta kishit bërë shumë më parë. banorët na thanë se bllokohet hyrja në kanion. Nëse bllokohet hyrja, dëmtohet kanioni.

Unë e kam tek protesta. Protesta ia vlejti sepse po të mos ishit bashkuar ju nuk do të ishim ne sot. Sigurisht që në emër të 7 deputetëve të qarkut të Elbasanit dhe grupit parlamentar të PS e falënderoj Belindën jo vetëm për vendimin që mori këtu në Holtë por një numër të madh HEC-esh që nuk janë vënë në funksion të ekonomisë së vendit.

Një pjesë tjetër duhen verifikuar në çdo rast. Procesi i pezullimit do të shoqërohet nga një proces shumë sqimatar për të parë letër për letër dhe detaj më detaj të gjithë projektin me garancinë që një qime floku t’i preket kësaj bukurie do shkohet në anulim. Por çdo aset duhet të vihet në dispozicion të zhvillimit të ekonomisë.

Ndaj ne duhet të gjejmë një ekuilibër midis nevojës së zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së bukurive natyrore.

E gjithë vëmendja jonë është për ju, për banorët e Gramshit dhe për gjithë shqiptarët e ndershëm dhe të zakonshëm të vendit. Të jeni të sigurt se ne do e mbajmë fjalën që dhamë.

a.cupaj

Next Post
Autorë të 13 vjedhjeve, goditet banda e hajdutëve në Kavajë

Autorë të 13 vjedhjeve, goditet banda e hajdutëve në Kavajë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

September 10, 2026
Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

September 10, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Padia e gjyqtarëve për pagat, metaforma e reformës së deformuar

September 10, 2026
FOTO/ Aksident i frikshëm në rrugën Lushnjë-Berat, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën, 2 drejtues në gjendje të rëndë në spital

FOTO/ Aksident i frikshëm në rrugën Lushnjë-Berat, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën, 2 drejtues në gjendje të rëndë në spital

September 10, 2026
Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

Tentoi të flijohej duke pirë helm për minj, një person në rrezik për jetën në spitalin e Vlorës!

September 10, 2026
Integrimi në BE/ Ndarja e proceseve me Shqipërinë “ndez gjakrat” në Maqedoninë e Veriut, reagimet nga politika

Reforma brenda BE, plani franko-gjerman për zgjerimin shkon drejt miratimit! Favorizohet Shqipëria, e afron edhe më shumë me Unionin

September 10, 2026
Mbahet në Pekin Samiti Global i Tregtisë dhe Shërbimeve, diskutohet për fushat dhe zgjerimin global

Mbahet në Pekin Samiti Global i Tregtisë dhe Shërbimeve, diskutohet për fushat dhe zgjerimin global

September 10, 2026
Ançeloti bën revolucion te Brazili, Thiago Silva i del kundër: S’mund t’i heqësh të gjithë menjëherë, qasja europiane nuk funksionon!

Ançeloti bën revolucion te Brazili, Thiago Silva i del kundër: S’mund t’i heqësh të gjithë menjëherë, qasja europiane nuk funksionon!

September 10, 2026
Ekspertët promovojnë arsimin profesional: Ka mundësi të mëdha punësimi

Papunësia në Shqipëri zbret në 8.3 për qind, INSTAT: Shërbimet udhëheqin punësimin, tkurret për bujqësinë

September 10, 2026
Kombëtarja bën me “dhimbje koke” teknikun Maran para ndeshjes së Nation League, titullari i sulmit mbetet sërish në tribunë!

Kombëtarja bën me “dhimbje koke” teknikun Maran para ndeshjes së Nation League, titullari i sulmit mbetet sërish në tribunë!

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com