• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pezullohen kazinotë online/ PS pro basteve sportive, por kundër taksimit të fituesve

by Java News
01/02/2024 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mazhoranca është tërhequr nga propozimi që përveç basteve sportive, edhe kazinotë të zhvillohen online.

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë, kryetari Eduard Shalsi tha se ky propozim do të lihet mënjanë për momentin dhe se projektligji për lojërat e fatit online do të votohet duke përfshirë vetëm bastet sportive.

“Ndërhyrja për ta bërë realitet diçka të tillë është e vështirë në një situatë të tillë me këto amendime. Do të duhej të prekeshin disa nene dhe të qartësohej edhe më mirë procesi nëse do të hapnim udhën për kazinonë online. Unë nuk e kam fshehur idenë që për sa kohë ka një treg ilegal të kazinosë, duhet të jenë pjesë e ligjit. Nuk ka një dakordësi dhe edhe unë vetë, me shpjegimet që më janë dhënë për ndërhyrjet në ligj më duket e komplikuar ndaj propozimi është që një parashikim të tillë duhet ta kemi te riformulimi i ligjit të ri, që siç e theksova do të jetë për e-gaming. Nuk arritëm dakordësinë edhe me përfaqësues të Ministrisë së Financave në lidhje me kazinotë online.”

Pas 4 muajsh diskutime në komisione, debati që vijon mes palëve është taksimi edhe i lojtarëve fitues. Deputeti Erion Braçe kërkon me ngulm që edhe kjo kategori të taksohet kur fiton në bastet sportive, por Ministria e Financave kundërshton duke argumentuar se një vendim i tillë do të nxiste informalitet.

“Lojtarët fitues kanë qenë pa taksa dhe pa taksa mbeten në ligj. Mendoj që është e padrejtë, të rrish gjithë ditën e kuqe e zezë dhe në darkë të bësh analistin në televizione, siç është njëri që është i famshëm shumë dhe të mos paguajë asnjë tatim ai për atë që fiton dhe brenda asaj studios ka njerëz profesionistë të lirë që ne kemi vendosur t’i taksojmë.”

“Ne mbajmë të njëjtin argument si më parë, nuk parashikojmë të tatojmë këta individë sepse bëhet fjalë për një aktivitet tërësisht informal dhe qëllimi jonë është ta formalizojmë. Duke taksuar individin, mund të japë një hapësirë që të vijohet të luhet në informalitet.”

Projektkligji për lojërat e fatit pritet të votohet në fillim të javës së ardhshme në Komisionin e Ekonomisë, për të kaluar më pas për miratim në seancën plenare të 8 shkurtit.

/f.s

Next Post
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com