• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pezullimi i Vetting-ut, Bylykbashi: Edhe ligjet e tjera të reformës s’mund të zbatohen

by Java News
25/10/2016 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Oert Bylykbashi i Partisë Demokratike duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Vetting-ut, shprehet se tashmë do të pezullohet me disa muaj zbatimi jo vetëm i këtij ligji por edhe i ligjeve të tjera të paketës së reformës në drejtësi.

Bylykbashi, i cili ka paraqitur edhe kërkesën në Kushtetuese në emër të PD-së, tha se “ky ligj për momentin nuk mund të zbatohet deri në një vendim përfundimtar”. Ai sqaron se jurisprudenca e mëhershme e Gjykatës Kushtetuese, ka interpretuar se një vendim pezullimi merret kur Gjykata konstaton paraprakisht elemente antikushtetutshmërie në ligj, dhe pasojat e ligjit do të ishin të pariparueshme”. Sipas tij, me pezullimin e këtij ligji nuk mund të zbatohen edhe disa ligje të tjera, pjese e paketës së reformës në drejtësi.

“Nëse ky ligj do të zbatohej do të kishte pasoja të pakthyeshme ”, tha z.Bylykbashi. Bylykbashi bëri përgjegjëse mazhorancën për vonesën e zbatimit të reformës në drejtësi përfshirë Vetting-un, sepse ajo me arrogancën e saj prej 84 kartonash shkeli me ligj marrëveshjen kushtetuese për Vetting-un që u miratua me 140 vota në parlament dhe pezullimi i sotshem është pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj shkelje të Kushtetutës.

“Largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar duhet të behët vetëm sipas standardit kushtetues dhe jo atij të Kryeministrit Rama që me vetting-un kërkon kapjen e drejtësisë”, shtoi Bylykbashi. Ky është ndër rastet e rralla, kur gjykata është shprehur për pezullimin e një ligji dhe jep një sinjal shumë të fortë, shtoi ai për “Opinion.al”.

Por çfarë do të ndodhë më tej? Ky proces në Gjykatën Kushtetuese pritet të zgjasë disa muaj të tjerë. Bylykbashi tha se Kushtetuesja, me kërkesë te PD-së, do ta dërgojë ligjin për mendim në Komisionin e Venecias. Kjo pasi Venecia nuk e ka shqyrtuar asnjëherë ligjin në formë finale, por ka parë vetëm një draft të amendimeve kushtetuese që i është dërguar në Janar 2016 dhe një opinion mbi ligjin nga Komisioni, i cili e konsideron në parim të jashtëzakonshëm dhe problematik një proces Vettingu, është kyç./a.k

Next Post
Ku mbeti kodi i Kosovës?!

LISTA/ Sende e dokumenta të humbura nga qytetarët, të cilat i ka gjetur policia e shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In