• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pezullimi i tarifës, Kryemadhi: Teatër i Ramës

by A R
05/04/2018 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pasi u informua për deklaratën e Ramës për pezullimin e tarifës në Rrugën e Kombit. Nga Bradasheshi ku opozita po vijon protestën, Kryemadhi tha se ky është një teatër i kryeministrit.

“Ky është teatër i Ramës. E kemi parë të qajë kështu disa herë. Sa herë që është në hall thotë gjëra të tillë. Përderisa ai u tërheqka nga taksa në Rrugën e Kombit, pse nuk liron qytetarët kuksianë? Ai është një person i tillë që kur është në hall të bëhet urë, por kur rikthehet aty ku do rifillon me arrogancën. I kërkojmë Prokurorisë që të hetojë kontratën me koncesionarin. Rama është aq shumë i zhytur në zullumet e tij sa nuk ka prokuror që e shpëton. Protestat janë të qytetarëve, ne jemi këtu për t’i mbështetur dhe për të qenë pranë tyre. Nuk do ndalemi derisa Rama të tërhiqet, dhe të plotësohen kërkesat tona”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI ka përmendur edhe kërkesat kryesore të protestuesve drejtuar kryeministrit Rama.

“Përshëndes qytetarët për të gjithë këtë reagim qytetar që është i domosdoshëm dhe ndikon kaq shumë për herë të parë në gjithë këtë periudhë, qeveritë duhet të kenë frikë nga populli, dhe populli nga qeveritë. Kjo na bën ne të gjithëve na bën të reagojmë, dhe të dëgjojmë zërin e qytetarëve. Sot njerëzit ndihen më të çliruar për shkak të protestës së tyre, por kjo nuk do të thotë se mbaron këtu. Kërkesat tona dhe të qytetarëve vijojmë. Ajo çfarë ka rëndësi sot është të lirohen qytetarët kuksianë që ndodhen në burg, heqja e taksës në rrugën e kombit, rikthimi i familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, ulja e çmimit të ujit. Këto janë kërkesa që ofrojnë një mundësi dhe çlirim për të mbijetuar”, tha Kryemadhi./a.m.

Next Post
“Saliu thirri 400 oficerë rusë për të shpëtuar paranë e vjedhur”

Revolucioni i Saliut është një flluckë sapuni, e vërteta se përse ka frikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com