• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pezullimi i punës për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë/ Aktivistja: Të zbatohet urgjent vendimi i Gjykatës. S’justifikojnë dëmin që i shkaktojnë natyrës

by Java News
15/10/2021 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të gjithë Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës vijon puna e makinerive për të ndërtuar hidrocentralet që do të degradojnë më tej lumin dhe bukuritë e Alpeve Shqiptare edhe pse një vendim i Gjykatës së Lartë ka ndërprerë punën aty.

Rea Nepravishta, aktiviste e të drejtave të njeriut, e ftuar në Report Tv ka folur ka folur për këtë skandal, që sipas saj i tejkalon çështjet mjedisore por lidhet me çështjet e zbatimit të ligjit. Nepravishta bëri thirrje që përmbarimi të vërë në zbatim menjëherë vendimin e Gjykatës së Lartë.

“Në momentin kur u shpall vendimi i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë punimet duhet të ishin ndërprerë aty. Nga ai moment ka filluar paligjshmëria. Ne jemi duke pritur që të hyjë në veprim përmbarimi, që të vërë në zbatim vendimin e Gjykatës së Lartë.  Konsultimet publike kanë qenë tejet fiktive, njerëzit nuk janë pyetur dhe nuk janë informuar. Firmat janë falsifikuar apo janë vendosur edhe emra të vdekurish te këta persona që teorikisht duheshin pyetur.  Vetë vendimi i Gjykatës së Lartë ishte për ne një surprizë pozitive për ne dhe na tregoi se ndonjëherë drejtësia vonon por nuk harron”, tha Rea Nepravishta.

Ajo shprehet se vijon të ndërtohet brenda një parku kombëtar, i cili ka një status të veçantë mbrojtjeje.  Ndërkohë që sipas duhet të hiqet dorë nga kjo politikë e hidrocentraleve të vegjël pasi dëmi që bëjnë është shumë më i madh se të mirat që sjellin.

“Kjo ka qenë edhe arsyeja e parë që ne jemi ngritur. Ne kemi folur për turizmin e qëndrueshëm të cilin vepra të tilla e dëmtojnë. Pra, ka një sërë arsyesh. Edhe sasia e energjisë që ne marrim nga HEC-et e vegjël nuk e justifikon dëmin e madh që ato shkaktojnë në mjedis.

Ne jemi duke pritur që përmbaruesi të hyjë në veprim brenda afateve ligjore dhe t’i japë fund kësaj gjëje. Këtu pastaj kalojmë përtej çështjeve mjedisore dhe futemi në çështjen e zbatimit të ligjit pastaj. Nuk mund të jetë e pranueshme që një vendim i Gjykatës së Lartë të mos zbatohet”, vijoi aktivistja e të drejtave të njeriut.

Nea Nepravishta thotë se banorët kanë treguar kundërshtinë e tyre ndaj kësaj vepre por Valbona është shumë e rëndësishme për të gjithë kombin, edhe në imagjinatën kolektive të kombit.

“Ndaj ka pasur shumë reagime dhe njerëzit janë shumë protektivë ndaj Valbonës. Ne do të vazhdojmë të jemi aty dhe të luftojmë. Lufta nuk ka mbaruar dhe shpresojmë në vendime pozitive, që të jenë pro ligjit dhe natyrës. Kjo kauzë të bëhet shembull edhe për shumë të tjera”, u shpreh ajo.

Në fund Nepravishta vuri theksin edhe të lidhja që kanë sëmundjet e ndryshme si COVID me dëmin që ne i shkaktojmë natyrës.

“Ne jemi duke e shkatërruar natyrën, kjo na sjell pandemi, na sjell sëmundje. Natyra në çdo rast do të mbijetojë por më shumë gjasa ajo është duke u hakmarrë ndaj nesh.  Një studim ka në nxjerrë një lidhje shkakësore mes shkatërrimit të mjedisit dhe sëmundjeve si COVID”, përfundoi intervistën në Report Tv Rea Nepravishta, aktiviste e të drejtave të njeriut

Më 21 korrik Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë ndërtimin e HEC-eve mbi Valbonë nga kompania GENER 2, deri kur të merret një vendim i formës së prerë për këtë çështje të rëndësishme. Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë, Shoqatës “TOKA” dhe Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, duke ndaluar çdo veprim mbi Valbonë. Banorët dhe shoqatat kundërshtojnë projektin e ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga kompanitë  “GENER 2” dhe “DRAGOBIA ENERGY” të Bashkim Ulajt.

Palë në këtë proces janë edhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Ministria e Mjedisit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit, institucione të cilat në kohë të ndryshme kanë marrë pjesë në dhënien e lejes për ndërtimin e HEC-ve mbi Valbonë. Beteja kundër betonizimit të Valbonës ka nisur që në vitin 2015. Banorët e 27 fshatrave të Tropojës kanë denoncuar falsifikimin e procesverbaleve të konsultimit me publikun, që ishin pjesë e dokumentacionit të kompanive që morën të drejta për HEC në Valbonë. Kompanitë kanë paraqitur dokumentacion sikur banorët ishin dakord për ndërtimin e HEC-eve.

Next Post
“Meraku” për oligarkët, apo për …..?

Foltorja apo llogorja Berisha?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Kur të hyjnë në shtëpi, çfarë bëni ju?

October 21, 2026
Incidenti në bazën ajrore amerikane, Britania arreston dhe dy persona të tjerë të dyshuar për ndihmë ndaj inteligjencës iraniane

Incidenti në bazën ajrore amerikane, Britania arreston dhe dy persona të tjerë të dyshuar për ndihmë ndaj inteligjencës iraniane

October 21, 2026
Protestat| Kush është Rani, 19-vjeçari që mobilizoi mijëra të rinj në Francë

Protestat| Kush është Rani, 19-vjeçari që mobilizoi mijëra të rinj në Francë

October 21, 2026
Samiti në Tiranë/ Universiteti Politeknik merr vendimin: Dita e nesërme do të jetë pushim!

Rreth 1,300 studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët

October 21, 2026
Pedagogët thyen karriget e Kryeministrisë, historiani: Janë të viteve 30. I mbijetuan edhe pushtimit gjerman, por ja që…

Pedagogët thyen karriget e Kryeministrisë, historiani: Janë të viteve 30. I mbijetuan edhe pushtimit gjerman, por ja që…

October 21, 2026
Musk shqyrton bashkimin mega-korporativ mes SpaceX dhe Tesla me vlerë mbi 3.5 trilionë dollarë

Musk shqyrton bashkimin mega-korporativ mes SpaceX dhe Tesla me vlerë mbi 3.5 trilionë dollarë

October 21, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

October 21, 2026
Protesta për strehimin në Portugali, 55 të arrestuar dhe dy të plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë

Protesta për strehimin në Portugali, 55 të arrestuar dhe dy të plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë

October 21, 2026
“I shkova tek varri dhe i thashë…”, Mark Marku tregon porosinë e Nënë Terezës për Bill Clinton

Protestat/ Mark Marku: Dorëheqja e Ramës nuk i zgjidh problemet, Shqipëria po përsërit të njëjtin cikël

October 21, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Kina kërcënon Britaninë me hakmarrje tregtare nëse rrit tarifat për automjetet elektrike

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In