• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pezullimi i dialogut me Serbinë/ Hashim Thaçi mesazh nga Tirana: Gati të vijojmë bisedimet

by Java News
26/10/2019 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi shprehu të shtunën nga Tirana gatishmërinë për vijimin e bisedimeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

I pranishëm në Samitin për Paqen në Europën Juglindore, presidenti kosovar shprehu njëkohësisht edhe zhgënjimin për kohën e gjatë të pritjes për integrimin në BE kur kanë kaluar 20 vite që prej krijimit të Kosovës shtet i pavarur. Por siç u shpreh ai, nuk duam dhe nuk kemi fat tjetër politik e historik, përveçse atij të integrimit në BE.

“Kosova u bë shtet në shkurtin e vitit 2008 dhe së bashku me njohjet e para erdhi mesazhi për perspektivën europiane për shtetin më të ri në rajon e botë. Paqja para 20 viteve solli entuziazëm për të gjithë ne. Nuk besoj se ka patur politikan a qytetarë të Kosovës, që ka mundur që të mendojë se 20 vite më pas, Kosova nuk do të ishte pjesë e BE. Kush do të besonte se marrëdhëniet mes vendeve nuk do të ishin sipas shembullit të Francës e Gjermanisë në 20 vitet e para. 20 vite më pas, ende nuk kemi një marrëveshje me Serbinë. Janë humbur raste të mëdha, ndërsa ne kemi qenë të gatshëm të shtrijmë dorën për të arritur këtë marrëveshje”, deklaroi presidenti i Kosovës.

Thaçi vuri në dukje po ashtu, se paqja do të vij nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila nuk ka si të mos përfundojë pa njohjen reciproke, si dy shtete të pavarura e sovrane.

Presidenti i Kosovës foli edhe për ngecjen e procesit të liberalizmit të vizave .

“ Jemi të vet dijshëm për dyshimet e ngecjet e Brukselit karshi shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe ne në Kosovë po paguajmë çmimin e rëndë për liberalizimin e vizave. Na është bërë e padrejtë, ashtu siç edhe iu bë e padrejtë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Por e gjithë kjo situate për ne në Kosovë, nuk shkakton konfuzion se ç’duhet të bëjmë e si do të sillemi më tej, në raport me BE-në”, deklaroi presidenti i Kosovës.

Ne duam dhe nuk kemi fat tjetër politik e historik , vijoi fjalën Presidenti Thaçi.”Ne nuk duam fat tjetër dhe i kthehem bindjes sime të thellë se do të ishte mirë që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të integroheshim së bashku në BE”, u shpreh ai më tej.

Next Post
Basha sulmon KE-në: Vendet anëtare i konsiderojnë të zbukuara raportet e komisionit, s’paraqesin realitetin

Lulzim Basha i sigurt si "gjithmonë": Shumë shpejt do bëhem kryeministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In