• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pezullimi i Ballukut, akt antikushtetues”, avokati: Kushtetuesja ta shohë me prioritet, gjyqtari e prokurori kanë shkelur Kushtetutën

by Os De
22/11/2025 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pezullimi i zëvendeskryeministres Belinda Balluku nga SPAK, ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese, pas padisë së paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama. Përmes padisë kërkohet shpallja antikushtetuese e vendimit të Gjykatës së Posaçme dhe të SPAK, si një ndërhyrje direkte në pushtetin ekzekutiv. 

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” ngriti alarmin duke thënë se me këtë vendim, GJKKO-ja po “deformon rëndë  rolin dhe ndarjen e pushteteve”. 

Ai kritikoi ashpër kërkesën e prokurorit të SPAK për vendosjen e masave kufizuese ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si veprim antikushtetues. 

“Problemi është serioz. Kemi të bëjmë me një deformim të rëndë të rolit të pushteteve dhe ndërhyrjes së një pushteti në tjetrin. Kjo do zgjidhje, dhe zgjidhjen e jep Gjykata Kushtetuese. Ministrja në pikëpamjet e imunitetit barazohen me deputetin. Prokurori i SPAK që ka bërë këtë propozim, që zv.kryeminsires ti ndalohet dalja jashtë shtetit, masa ndaluese dhe të mos ushtrojë funksionin e zv.kryeministres, janë masa jo propocionale dhe janë antikushtetuese”, tha ai. 

Sipas Beqirit, ministrat dhe anëtarët e qeverisë në pikëpamje të imunitetit barazohen me deputetët, ndaj siç pohon ai “nuk është e mundur të kërkohet pezullimi i tyre nga detyra përmes një mase sigurie”. 

Ai theksoi se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të japë zgjidhje për situatën e krijuar, duke kërkuar që rasti i padisë të trajtohet me prioritet pasi pezullimi i Belinda Ballukut e bën qeverinë jo funksionale. 

“Nuk mund të kërkosh pezullimin nga detyra të një anëtari të qeverisë dhe në këtë rast të zv.kryeministres. Kushtetuesja duhet ta shohë me prioritet padinë. Balluku është zgjedhur si deputete. Prokurori dhe gjykatësi Kanë shkelur kushtetutën. Kam frikë se janë ndikuar politikisht”, tha ai. 

Beqiri u shpreh se prokurori dhe gjyqtari që kanë miratuar masat ndaj zv.kryeministres kanë shkelur Kushtetutën.  Ai u shpreh i shqetësuar, duke shatuar se “disa segmente brenda SPAK dhe GJKKO po e sabotojnë rëndë reformën në drejtësi”. 

“Çdo ditë që po vjen, ne po shikojmë që gjithë ato të mira që na solli reforma në drejtësi, disa segmente brenda SPAK dhe brenda GJKKO po e sabotojnë rëndë reformën në drejtësi”, tha ai. 

Next Post
EMRI/ Po transportonte 23.6 kg kanabis drejt Kosovës, arrestohet 43-vjeçari

EMRI/ Po transportonte 23.6 kg kanabis drejt Kosovës, arrestohet 43-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In