• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peza: Bashkë me pushtetin e Berishës mori fund dhuna ndaj medias

by A R
30/08/2016 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Organizimi dixhital dhe koordinimi elektoral” ishte tema e sotme e zhvilluar mes të rinjve të FRESSH dhe Sekretarit për Organizimin Dixhital në PS, Alfred Peza, në akademinë verore të të rinjve socialistë.

Deputeti Peza diskutoi me të rinjtë rreth sfidave të partive politike në organizimin e tyre dixhital dhe mjeteve të komunikimit, duke theksuar se PS ka një projekt të mirëfilltë në këtë fushë. Peza deklaroi se teknologjia do të mundësojë që organizimi i PS-së, listat online dhe komunikimi nga kreu i PS-së tek çdo anëtar të jetë më i thjeshtë.

I pyetur nga të rinjtë mbi lirinë e medias dhe ligjin për lirinë e medias, Peza tha se ky është një projekt i përpiluar nga ekspertët ndërkombëtar. “Dhuna ndaj medias ka marrë fund bashkë me pushtetin e Berishës, për këtë nuk ka asnjë dyshim”, theksoi Peza para të rinjve.

Ndërkohë Sekretarja për Rininë në PS, Elisa Spiropali, teksa mikpriti Pezën theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi midis sekretariatit të rinisë dhe atij të dixhitalizimit. Kjo në kuadër të rritjes së FRESSH dhe përfshirjes së tij në fushatën online. “Liria e medias, jo vetëm kufizohet siç ka ndodhur në të shkuarën, por edhe mund të shpërdorohet siç fatkeqësisht ndodh rëndom. Është detyrë e të rinjve t’i japin fjalës peshën dhe dinjitetin që i takon”, tha Spiropali para të rinjve.

Në ditët në vijim të Akademisë verore të FRESSH në Jalë, do të jenë të pranishëm deputeti Pandeli Majko i cili ka qenë edhe anëtar jurie i FRESSH Voice, kryebashkiaku Veliaj, ministri Klosi etj.

Next Post
Veliaj: Kënd lojërash te ‘Komuna’, punojmë për gjeneratën tjetër

Veliaj: Kënd lojërash te 'Komuna', punojmë për gjeneratën tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com