• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Petroviç e konfirmon: Për Ushtrinë e Kosovës vendosim siç thotë Beogradi

by Java News
08/06/2017 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë liberale serbe Slobodan Petroviç thotë se “deri më tani 100 herë kemi mundur të votojmë për Ushtrinë e Kosovës, por për këtë duhet të vendosë Beogradi dhe cili do që të jetë vendimi i tij, ne do t’i qëndrojmë prapa”, transmeton Koha.net. Përfaqësuesit e Listës Srpska në Kosovë, por edhe zyrtarë të Beogradit porosisin se vetëm kjo forcë politike është garantuese se nuk do të formohet Ushtria e Kosovës, ndërsa është e sigurt se kjo listë nuk do të jetë zëri i vetëm serb në Kuvendin e Kosovës, parashikojnë medie serbe.

Duke shkruar për këtë, novostionline, thotë se shtrohet pyetja rreth presioneve të mundshme të partive shqiptare ndaj përfaqësuesve serbë të cilët në zgjedhje kanë përkrahjen e Beogradit, pasi që për kalimin e Ushtrisë në parlament janë të nevojshme edhe vota të serbëve.

Në Beograd tashmë ka zënë vend frika se në parlament mund të gjenden parti serbe që do të votonin për formimin e Ushtrisë së Kosovës pasi që me Kushtetutë serbët në Kuvendin e Kosovës duhet t’i kenë 10 deputetë.

Me këtë kontekst përmendet mundësia që Partia e serbëve të Kosovës e udhëhequr nga Aleksandar Jabllanoviç dhe Partia Liberale serbe (SLS) e Slobodan Petroviçit të zënë vend në Kuvend.

Lidhur me këtë, përcjell Koha.net, Petroviq ka thënë se partia e tij (SLS) gjithmonë ka pasur qëndrim se Ushtria është çështje serioze për të cilën Prishtina e Beogradi duhet të merren vesh në Bruksel:

“Në pushtet jem qe shtatë vjet dhe gjithmonë e kemi pasur këtë lloj presioni. Deri më tani 100 herë kemi mundur të votojmë për Ushtrinë, por për këtë duhet të vendosë Beogradi dhe cili do që të jetë ai vendim, ne do t’i qëndrojmë prapa”.

Petroviç mendon se partia e tij do të zërë tri vende në Kuvend dhe shton se pavarësisht nga ofertat që nga liderët shqiptarë do t’u bëhen, nuk beson se ndokush nga serbët do të ngrinte gishta për Ushtrinë e Kosovës, sepse, tha ai, “ajo nuk është temë e tyre”. (b.an)

Next Post
Ky njeri i ka paralajmëruar të gjitha katastrofat! Parashikon kaos, epidemi, sulme toksike dhe…

Ky njeri i ka paralajmëruar të gjitha katastrofat! Parashikon kaos, epidemi, sulme toksike dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

October 2, 2026
150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

October 2, 2026
Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

October 2, 2026
Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Kos për Corriere della Sera: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të procesit të zgjerimit të BE-së

October 2, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

“Naltgjatësia” dhe 7 “xhuxhat elektoralë”

October 2, 2026
PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

October 2, 2026
Videot intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në Polici

Videot intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në Polici

October 2, 2026
“Europa nuk duhet të izolohet, duhet të ndryshojë”, Rama për WELT: BE-ja rrezikon të kthehet në “Titanik”

“Europa nuk duhet të izolohet, duhet të ndryshojë”, Rama për WELT: BE-ja rrezikon të kthehet në “Titanik”

October 2, 2026
Afra Saraçoglu mohon përdorimin e kokainës: Analizat e gjakut dhe urinës dolën të pastra

Afra Saraçoglu mohon përdorimin e kokainës: Analizat e gjakut dhe urinës dolën të pastra

October 2, 2026
Zhegrova: Qëndrova te Juventusi sepse e dua, dua të bëj gjëra të mëdha në Torino

Zhegrova: Qëndrova te Juventusi sepse e dua, dua të bëj gjëra të mëdha në Torino

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com