• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

by Ben Andoni
30/01/2026 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ai endet prej ditësh në zgafellet dhe zyrat e pushtetit lokal të kryeqytetit me një problem “të madh”. Në fakt, s’është as i madh dhe asfare i vogël. I duhet të ketë dokumentet në rregull për të aplikuar në një ambasadë të huaj (Uroj të mos ikë nga vendi!). Por, e dini çfarë e pengon?! Në malin me certifikata, marrë nga zyrtarët e sotëm, i janë shkruar keq gjeneralitetet e të parëve. “Shiko këtu, emri i gjyshes është gabim (e shoqja e Petro Nini Luarasit). Dhe, për  vetëm një germë! Atësia e nënës dhe të dhënat e vendlindjes (Nëna ka qenë ukrainase) janë shkruar ndryshe. Kam insistuar t’i ndryshojnë, por më thonë se janë hedhur në sistem dhe me duhet të marr një vërtetim që e justifikon. Por, ky i fundit është efikas këtu, po jashtë vendit…Është kaq e thjeshtë por edhe e pamundur për zyrtarët!!” Mes dokumenteve ruan dhe origjinalin e gjeneraliteteve të babait, hartuar para Luftës së Dytë Botërore, me një kaligrafi të rregullt dhe gjeneralitete të sakta. “Ja, këtu është e shkruar me penë dhe është e shkruar fare korrekt. Pse të ndodhë  kështu sot?!”, më thotë. -Pse nuk e ndryshojnë?!-e pyes naivisht. “Sepse, më thonë është hedhur në sistem dhe është e pamundur të ndryshohen apo se duhet të hapet gjyq!!!” Kur kujton se presin mijëra dosje për t’u shqyrtuar në gjykatat tona, atëherë e kupton hallin e Petros që tashmë është miqësuar edhe me punonjëset e bashkisë dhe ka zbuluar një nga paradokset më të mëdha të vendit tonë, atë që lidhet me dixhitalizimin. Ne kemi sot Ministër Dixhital, mendojmë të dixhitalizojmë shumë shërbime dhe vërtetë janë bërë, por ne nuk zgjidhim dot probleme kaq të vogla që të mbajnë peng. A është papërgjegjshmëri, kakofoni institucionale, ngutje për t’i hedhur të dhënat në sistem apo ajo që sot lidhet me analfabetizmin funksional? Në të gjitha mund të ketë vend argumentimi, por kjo po kthehet në makth për qytetarët. Po të hapej ndonjë anketim kombëtar, kushedi sesa raste të tilla do të shfaqeshin, por shqetësuese është pse nuk ka mekanizma pragmatikë rregullimi për t’ua lehtësuar jetën shqiptarëve. Ndërrojmë pak fjalë përballë godinës së ish-hotel “Dajtit” dhe shqetësimi i tij i rregullt  human ngrihet e vazhdon për çdo gjë që na rrethon. Era që fryn tenton t’ia marrë fletët, gati një mal me certifikata që nuk i ndahen procedurave të individit shqiptar. Dhe, në fund pason një ngritje supesh. Pse, gjithnjë kështu?! Petro është një shqiptar i mirë, që e ngre zërin kudo që mundet për drejtësi, sepse mendon që në këtë bashkësi, ku jetojmë duhet të respektohen vlerat. Dhe, familja e tij e ka paguar me gjak, sakrifica dhe devotshmëri respektin për vlerat…

Petro Luarasi, I Riu është individi shqiptar që ashtu si Sizifi tenton të ngrejë shpesh një gur të madh, atë që lidhet me vlerat por më shumë emrin e madh që mbart. Dhe, ai gur rrokulliset sërish pas, mbarsur me halle.

Nga ana e trashëgimisë, pak njerëzve në Shqipëri u ndodh që të mbartin të gjallë histori të tilla familjare. Stërnipi i Nin Petro Kostallarit; nipi i Petro Nini Kostallari Luarasit; biri i Skënder Luarasit mbart dhe rimishëron jo vetëm emrin por edhe shqetësimin e tyre sublim për Shqipërinë. Petro, i Vjetri, bashkë me miqtë e tij patriotë, më 7 mars1887, hapën shkollën e parë shqipe në Korçës, ku mësues i parë i së cilës u vendos Pandeli Sotiri. Dhe, monumenti më i madh i shqiptarëve është gjuha e tyre. Është i vetmi princip historik që nuk kundërshtohet dot nga bashkëvendasit tanë. Skënder Luarasi, (I ati) nuk e la këtë trashëgimi. Që 11 vjeç kur mbeti jetim, pas helmimit të të atit, dhe më pas do t’i kushtohej vlerave. Ato kulmuan sidomos, kur pas një kalvari të gjatë u bashkua me vullnetarët në Luftën e Spanjës me Brigadat Internacionaliste. Shpëtoi dhe personaliteti i tij në shekullin XX do shfaqej si arsimtar, përkthyes, dramaturg, publicist, studiues dhe komunist idealist, si edhe deri hartues fjalorësh. U përjashtua për disa vjet nga Lidhja e Shkrimtarëve për qëndrimin e tij antikonformist ndaj metodave nga  Kryesia e Lidhjes në fushën e letërsisë e të arteve, të nënshtruara ndaj diktatit të Partisë Komuniste në pushtet…Sa shumë do duhej për t’ua thënë ndoshta nëpunësve të sotëm që mbase Petron, të Vjetrin mund ta kujtojnë se jetoi në Mesjetë; kurse Skënderin (të birin) ta llogarisin andej nga mesi i shekullit XIX.

Petro Nini Luarasi

Petros të sotëm nuk i duhen këto. Ai e ka pjesë të ADN-së këtë trashëgimi ndaj kundërshton kudo që mundet padrejtësinë. Do që të respektohet, ajo që të parët e lanë me gjak po si e tha Petro, i Vjetri duke lënë një nga epigramët më të vyer për atdhedashurinë: “Vritmëni po gjakun ma mblidhni se do t’u duhet për të shkruar gjuhën shqipe”. E shikoj dhe kujtoj që për probleme të tilla, shqiptarët janë peng i gabimeve të vogla në gjendjet civile, kadastrat, institucionet…, me pak fjalë: Ata janë peng i shtetit të tyre ende të pamaturuar. Ku sistemi i ngjan një sfinksi, që askush nuk mund t’i afrohet dot…dhe që nuk mund të riparohet. Edhe pse ai duhet t’ua bëjë jetën e lirë qytetarëve  Kaq e thjeshtë dhe kaq paradoksale. Ndahem me Petron mbi Urën e Lanës, trashëgimi e një patrioti tjetër, Gjovalin Gjadrit, që shumë shqiptarë nuk e dinë se e ka ndërtuar urën që i ka mbijetuar kohërave dhe regjimeve me profesionalizëm të lartë…sepse u bë me kanone ndërtimi dhe me respekt për vendin e vet. Sak, atë që se kuptojnë shqiptarët e rinj të shekullit XXI. Ndahemi pa folur se jemi në një paradoks të gjallë, unë në hiçnajë dhe në mungesë të një përgjigje normale prej muajsh…; Petro, pinjolli i Luarasëve, “i ngelur” në bukurshkrimin e burokracive të lodhshme që e trandin pamëshirë Homo Albanicus. (Javanews)

Next Post
1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap pas 29 vitesh, si Kostandin Nishku vrau me gjakftohtësi të miturin me plumb në kokë

U kap pas 29 vitesh, si Kostandin Nishku vrau me gjakftohtësi të miturin me plumb në kokë

January 30, 2026
Berisha njofton protestën e radhës: Ju pres pas një muaji në Tiranë që të shpëtojmë Shqipërinë

Berisha njofton protestën e radhës: Ju pres pas një muaji në Tiranë që të shpëtojmë Shqipërinë

January 30, 2026
Zyrtari i lartë europian ‘qorton’ Shqipërinë për paraburgimin, Rama ndan deklaratën

Zyrtari i lartë europian ‘qorton’ Shqipërinë për paraburgimin, Rama ndan deklaratën

January 30, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

January 30, 2026
I fshihej drejtësisë prej 29 vitesh, arrestohet në Greqi i dënuari për vrasjen e një 10-vjeçari

I fshihej drejtësisë prej 29 vitesh, arrestohet në Greqi i dënuari për vrasjen e një 10-vjeçari

January 30, 2026
“Veliaj dhe kostoja demokratike e reformës në drejtësi”, si përpjekjet e ndërkombëtarëve nxitën centralizimin e pushtetit

“Veliaj dhe kostoja demokratike e reformës në drejtësi”, si përpjekjet e ndërkombëtarëve nxitën centralizimin e pushtetit

January 30, 2026
Arratisja e Ndocit, Lamallari: Reagim i menjëhershëm ndaj zinxhirit drejtues, masa të forta për sigurinë në sistemin e burgjeve

Arratisja e Ndocit, Lamallari: Reagim i menjëhershëm ndaj zinxhirit drejtues, masa të forta për sigurinë në sistemin e burgjeve

January 30, 2026
Schieder vlerëson klimën e dialogut në Kuvend: Vendimet kërkojnë përgjegjësi

Schieder vlerëson klimën e dialogut në Kuvend: Vendimet kërkojnë përgjegjësi

January 30, 2026
“Ka ende hapësira për investim”, çfarë u tha Begaj sipërmarrësve grekë në Tiranë

“Ka ende hapësira për investim”, çfarë u tha Begaj sipërmarrësve grekë në Tiranë

January 30, 2026
Temperaturat deri në -2 gradë por kushtet atmosferike do jenë të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Ulen temperaturat, dëborë në zonat malore

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In