• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Petro Koçi tregon provat që zhduku Berisha për të mbuluar ‘21 Janarin’ dhe rolin e Shkëlzenit me rastin e ‘Gërdecit’

by Java News
27/09/2023 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa GJKKO ka nisur gjyqin për Fatmir Mediun lidhur me masakrën e Gërdecit dhe hetimet po vijojnë, ende pas 15 vitesh nuk ka drejtësi, ndërsa për herë të parë kërkohet edhe dëshmia e Shkëlzen Berishës. Deputeti socialist, Petro Koçi, deklaroi gjatë një interviste për gazetën “SOT” se organet e drejtësisë duhet të marrin si provë procesverbalin e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur më 21 mars 2008 nga ish-presidenti Bamir Topi një javë pas tragjedisë së Gërdecit.

Dëshmitë e të gjithë pjesëmarrësve do të ishin mjaft të vlefshme për gjykatën dhe hetimet në fazën e procesit gjyqësor ku ndodhen momentalisht. Ndërkohë deputeti Koçi theksoi se tragjedia e Gërdecit, sipas tij, është skemë korrupsioni që solli aksident teknologjik. Po ashtu, ai flet edhe provat që zhduku Sali Berisha për të mbuluar masakrën e 21 Janarit.

– Zoti Koçi, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu kërkoi pak ditë më parë në Gjykatën e Posaçme të pyeten rreth 90 dëshmitarë për llogari të procesit ndaj tij në këtë gjykatë për shpërthimin e Gërdecit, si pasojë e të cilit humbën jetën 26 persona në 15 marsit të vitit 2015. Mes tyre zyrtarë të lartë të mbrojtjes së DASH dhe qeverive, gjeneralë të NATO dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së qeverisë shqiptare. Gjithashtu Mediu kërkon të thirren për të dëshmuar edhe ata që janë dënuar në procese gjyqësore me vendim të formës së prerë si edhe të gjithë familjarët e viktimave. Keni një koment dhe si e kujtoni ju atë ditë?
Gërdeci si skemë organizimi, si instrumenta të përdorura për të përfituar në mënyrë makabre, nuk është një aksident teknologjik, por është një skemë e mirëfilltë korrupsioni.

-Ndërkohë në dijeninë tim ka qenë një mbledhje e rëndësishme e Këshillit të Sigurisë pak vite më parë pak ditë pas shpërthimit të Gërdecit, çfarë ka ndodhur në atë mbledhje, pasi ju keni qenë pjesë në atë takim?

Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhet kuptuar se nuk është ndonjë institucion vendimmarrës, në raste ngjarje apo situata të caktuara shërben për të rakorduar veprimet e institucionet sepse ka dikastere që mbulojnë fusha të caktuara të sigurisë. Unë në atë kohë kam qenë në rolin e nënkryetarit të Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, ajo që mua më bëri përshtypje ishte fakti që në diskutimet e Berishës bëhej përpjekje që këtë ngjarje t’ja adresonte shërbimeve të huaja.

Nuk kishte ndonjë gjë konkrete, por kuptohet që ishte absurde që në një kohë aq të shkurtër të kishe nxjerrë aq konkluzione. Pra, kjo u vu re. Dukej që donte të shmangej nga përgjegjësia përkatëse që i takonte Ministrisë së Mbrojtjes. Çdo institucion mundohej ta hiqte përgjegjësinë nga vetja dhe flisnin për përgjegjësi të të tjerëve. SPAK duhet ta marrë si provë, procesverbalin e mbledhjes. Nuk është materiali i vetëm që mbështet hetimi dhe gjykimi i çështjes, por besoj shërben për t’iu referuar provave të tjera që ka SPAK.

-Çfarë kërkonte presidenti Bamir Topi në atë kohë?

Mbaj mend që kërkonte që çdo institucion të fliste për përgjegjësit e veta. Çdo institucion mundohej ta hiqte përgjegjësinë nga vetja. Ky ka qenë reagimi i gjithëve, secili fliste për përgjegjësit të tjerëve. Ishte më shumë një lloj formaliteti, se sa një mbledhje ku flisni zyrtarë të përkushtuar për të reflektuar mbi ngjarjen.

-Ka pasur debat mes Mediut dhe Luan Hoxhës?

Po ka pasur një lloj bisede, ku të paktën pjesa ushtarake mundohej të mos pranonte asnjë lloj përgjegjësie. Njëri nga reagimet e mia ky ka qenë, se unë mendoja se përgjegjësia nuk duhej të ishte e përqendruar në një nivel. Aty gjithçka ka ndodhur në administrimin edhe të drejtorisë që merret me armatimet, por ishte struktura ushtarake e përfshirë, edhe nëse çmendet politika disa institucione duhet të jenë të shenjta si Garda, Shërbimi Informativ, këta janë simboli i interesit kombëtar. Kur flasim për 21 janarin është e paperceptueshme që komandanti i Gardës të bëjë ato lloj veprimesh.

-Cilat kanë qenë arsyetimet e zotit Mediu?

Ne ishim të dominuar nga logjika ishte të gjithë këta mbanin përgjegjësi, dhe më e rënda ishte se ja kalonin përgjegjësinë shërbimeve të huaja. Kjo për mendimin tim është vërtetë një fakt i cili dëshmon se përgjegjësia është tek këta që mundohen ta devijojnë fajin tek dikush tjetër. Për mua atje kishte korrupsion, shpërdorim detyre dhe neglizhenca të natyrës teknike, por që shpërthimi i armatimit nxori në pah edhe korrupsionin e madh të asaj afere. Është një aferë shumë komplekse.

-Mendoni se duhet të ketë rigjykim për ata që kanë abuzuar?

Kjo varet nga provat, për çdo çështje kur fillon updatohet me dëshmi të reja rihapet dhe rijetohet.

-Kur mbani mend që është folur që edhe Shkëlzeni ishte i përfshirë në këtë ngjarje, ato ditë flitej për të apo më vonë?

Ato ditë fliste Kosta Trebicka dhe ai akuzonte familjen Berisha. Kosta ishte një njeri që u bë publik në atë kohë dhe mbaj mend që më thoshte se janë takuar me Shkëlzenin për të folur për procesin, fishkët etj. Ai duhet të kishte më i kujdesshëm sepse edhe eliminimi i tij është për të ngritur pikëpyetje. Kosta kishte interesat e tij në atë lloj biznesi dhe afere dhe e konsideronte veten të shmangur padrejtësisht. Ai akuzonte pushtetin për ndërhyrje në një biznes, që sipas tij i takonte atij. Fliste edhe për çmimet gjërat, mesa mbaj mend. Ai akuzonte familjen Berisha.

-Sipas jush, besoni se SPAK është në rrugën e duhur për t’i shkuar deri në fund kësaj ngjarje?

Deri tani nuk janë pyetur dëshmitar të rëndësishëm, Berisha mungon, edhe ish-shefi i shtabit Luan Hoxha mungon. Pra unë besoj se ka vend për të guxuar për dëshmitarë të rinj. Deri dje drejtësia e ka pas të pamundur të prekte nivele të larta të politikës, konsideroheshin të paprekshëm dhe të frikshëm. Situata ka ndryshuar dhe ka ndryshuar dukshëm. Nuk është tabu të thërrasësh Berishën në SPAK, pse jo për të filluar hetim nëse provat tregojnë se dikush është në faj.

-Mund të ketë një zhdukje të provave apo provat janë aty tashmë?

Kjo është çështje e ekspertizës së fushës sepse se di se çfarë mund të jetë e zhdukshme, por njerëzit janë aty. Është folur për një përgjegjësi e familjes Berisha edhe Trebicka si thashë e bënte përgjegjës. Kishte një lloj, cenim të interesit të vet, por mua të paktën për standardin tim të moralit politik më dukej e papranueshme që djali i një kryeministri të përfshihej në një lloj biznesi apo afere që kishte të bënte edhe me sigurinë. Më dukej edhe një gjë e çuditshme.

-Ku shikoni pika të përbashkëta me Gërdecin dhe 21 janarin?

Në të dyja ngjarjet ka përgjegjësi qeverisje politike pa dyshim. 21 janari në përmasa në numër dëmesh është më e vogël, por është faj më i dukshëm sepse ngjarja ka ndodhur nën këqyrjen e kamerave televizive, nëse në Gërdec ka qenë aksidentale shpërthimi në 21 janar janë njerëzit që kanë qëlluar mbi protestues dhe kanë pasur në krye ministër i mbrojtjes, kryeministër, i cili ky i fundit fshiu edhe regjistrimet e kamerave brenda kryeministrisë sepse s’ka dashur të zbulohet se kush njerëz hyn dhe dolën nga kryeministria atë ditë.

-Keni një apel për SPAK?

SPAK ka ndezur shpresën e njerëzve se në këtë vend mund të bëhet drejtësi ndaj kujtdo, apeli im është që të guxojnë më tej sepse doja dalin. Dy janë momentet më të rëndësishme për vendin, kur Shqipëria është bërë me Kushtetutë dhe kur u bë reforma në drejtësi, pasi është reforma mbi çdo reformë që në një farë mënyre do të vërë pikat mbi i mbi shumë gjëra që kanë ndodhur në këtë vend.

Next Post
Kosovë/ A do ketë në shtator protesta kundër Kurtit?!

“Nuk ka demokraci e liri, pa pluralizëm", Kurti: Serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutela e Beogradit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com