• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Petro Koçi: PD ka frikë se mos ia merr votat LSI-ja

by Java News
24/05/2017 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
“Partia Socialiste do qeverisë me një prej aleatëve të saj të majtë pas 25 qershorit”.

Kështu u shpreh kryetari i PSV ’91, Petro Koçi i ftuar në studion e Report Tv. Ai tha se nuk beson se do ketë një koalicion PD-PS pas zgjedhjeve, pavarësisht se sipas tij do ishte historik. Reformat, tha Koçi, janë detyrë e çdo force politike të përgjegjshme dhe nuk është i nevojshëm bashkimi rreth një koalicioni të madh për këtë qëllim.

‘Qeveri PS-PD? Historike, por s’na duhet’ 
“Ka disa reforma të cilat kërkojnë një kuorum përtej numrit të deputetëve që përbëjnë maxhorancën. Ky s’është ndonjë kusht që duhet të realizohet patjetër që të bëhen reforma. Nëse kemi aktorë të përgjegjshëm, duhet t’i mbështesin reformat pavarësisht se janë në opozitë apo qeveri.

Një maxhorancë PD-PS do ishte historike, për shkak se s’ka ndodhur ndonjëherë. Kjo varet nga kushtet që do krijohen pas zgjedhjeve. S’jemi aktualisht në kushtet të supozojmë një gjë të tillë. PS po synon të krijojë autonominë e vet qeverisëse, me 71 deputetë. Në lojë janë disa subjekte që kanë traditë bashkëpunimi me PS.

Për mua më e mundshme është që të qeverisë PS me një nga aleatët e vet. Pra, do të kemi një marrëveshje paszgjedhore.

Ndërkohë, e frikësuar është PD nga rritja e LSI. Kjo pasi shumë vota të PD-së kanë shkuar te ajo. Për të mos thënë që edhe në administratë t’i mbajë në poste, shumë prej tyre vijnë nga PD dhe nuk kanë origjinë të majtë. Prandaj, kjo e frikëson PD-në, se LSI përfiton nga matematika e llogaritjes së mandate, por në rastin konkret s’është në favor të saj sepse nuk garohet në koalicione”, tha Koçi.

“PD e tkurrur në elektorat pas çadrës”
Ai theksoi gjithashtu se PD është tkurrur pas hyrjes në çadër.

“Një pjesë e elektoratit që mund të shkonte drejt PD, në momentin që ka parë sjelljen e Lulzim Bashës në çadër, është tërhequr. Pra u mendua si një fytyrë më pëlqyese, më e butë dhe më civile, por retorika e tij politike në çadër ka qenë katastrofike. Dhe ky elektorat i bie të kthehet tek e majta”, theksoi kreu i PSV ’91, Petro Koçi.  /ma.me

Next Post
Tahiri: Mos u lodhni me gjeagjëza, për PS ka më shumë rëndësi koalicioni me shqiptarët

Vendimi i Gjykatës për Palokën, Tahiri: Artisti i shpifjeve më në fund i dënuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

March 23, 2026
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

March 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In