Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka ironizuar deklaratat e bëra nga ish-kryeministri Berisha kundër ministres Mimi Kodheli.
“Sipas kutisë së zezë të PD-së, Sali Berisha, Ministrja Kodheli i bie me ken ministrja ma e fuqishme, jo vetëm e kabinetit Rama, por e tan kabineteve të botës.”Meqenëse çdo nënkolonel qenkërka zëdhënës i Ministrit, atëherë i bie që Kodheli paska 330 zëdhënësa sepse ushtria ka rreth 330 nënkolonelë. Me këtë rast nënkoloneli i nderuar Arjan Ibraj, e pa sot veten në “detyrën” që nuk i kishte shkuar kurrë ndëmend. Kjo falë bashkëpunimit institucional mes qytetarit dixhital Sali dhe Nalt-ishësisë së tij Berisha. Hallall të kjoftë bre Sal ! Po si nuk u poqe dot?”,- shkruan zv. Ministri i Mbrojtjes.