• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Petrit Vasili rëndon pozitën e Ilir Meta(j)

by A R
31/08/2022 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Petrit Vasili është përpjekur të marrë në mbrojtje kryetarin e partisë së vet Ilir Meta(j), për çështjen e mbiemrit të tij.

Kjo, duke qenë se zyrtarisht ai është Ilir Metaj, por për vite të tëra ka firmosur si Ilir Meta.

Vasili solli si shembull Edi Ramën, që e ka pasur emrin Edvin.

“Kemi dekrete për emërimin e ish-ministrit të Kulturës, Edi Rama dhe të emërimit dhe zgjedhur si kryetar bashkie, ndërkohë që në 2002, Edi Rama ka ndërruar emrin nga Edvin Kristaq Rama në Edi Rama.

I vetmi njeri që kemi në nivelet më të larta të politikës që kemi problem shumë të madh formal dhe ligjor, sepse është edhe objekt i legjislacionit të përvetësimit të postit shtetëror përmes mashtrimit me gjeneralitet. Është rasti më tipik, që kemi Edi Ramën dhe i provuar e zeza mbi të bardhë.

Një njeri me një identitet krejt tjetër ka mbajtur poste shumë të rëndësishme. Këtu duhet kërkuar ky problem”, deklaroi Vasili.

Sipas denoncimit të Petrit Vasilit, personi në objekt hetimi për përvetësimin e postit shtetëror dënohet sipas nenit 246 të Kodit Penal.

“Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore i shoqëruar me kryerjen e veprimeve që i takojnë mbajtësit të titullit apo të detyrës, përbën kundërvajtje penale dhë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur vepra kryhet me qëllim fitimi apo ka prekur lirinë, dinjitetin apo të drejta të tjera themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”, thotë ky nen.

Edi Rama natyrisht nuk ka lidhje në këtë histori, pasi zyrtarisht njihet me këtë emër dhe me këtë emër ka firmosur në çdo post shtetëror që ka qenë.

Ndërsa me Ilir Metën është ndryshe muhabeti.

Ai zyrtarisht është Ilir Metaj, por ka firmosur si Ilir Meta.

Pra Petrit Vasili, në “vend të vinte vetullat, i nxorri sytë Ilir Metës”.

Tani mund të thonë që një shkronjë nuk bën ndonjë diferencë të madhe, por ndër vite kemi parë denoncime të shumta në “Fiks Fare” apo emisione të ndryshme investigative, se si qytetarët janë marrë më qafë nëpër zyrat e shtetit pikërisht vetëm për një shkronjë.

Ndaj dhe nëse merret seriozisht kjo çështje, Ilir Meta mund të përballet me nenin 246, edhe pse kjo është akuza më e lehtë për të, pot ë marrësh parasysh biografinë e tij në këto 30 vite.

(TemA)

Next Post
Qeveria shkarkon Ardi Veliun dhe Dallëndyshe Bicin

Qeveria shkarkon Ardi Veliun dhe Dallëndyshe Bicin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In