• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Petrit Malaj, Drejtor i RTSH-së? Kandidatura ende pezull

by
29/06/2015 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Drejtues i RTSH-së votoi të hënën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, por kandidatura e Petrit Malaj mori vetëm 6 vota pro, ndërkohë që për t’u zgjedhur duhen 7. Nga ana tjetër  5 vota mori rivali i tij në këtë garë, Thoma Gëllçi.

Një javë më parë anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së zhvilluan një dëgjesë të hapur ku 16 kandidatët për këtë post paraqitën vizionin dhe platformën e tyre për drejtimin e këtij institucioni.

Konkursi për drejtues në RTSH ka qënë i hapur nga data 1-10 qershor, kohë në të cilën kandidatët kanë pasur mundësi të dorëzojnë pranë Këshillit Drejtues të Televizionit Publik Shqiptar, një cv ku paraqitnin platformën e tyre e një plan menaxhimi për institucionin.

Drejtori i Përgjithshëm zjighdet me 2/3 e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues për një mandat pesë vjeçar.

Kush është Petrit Malaj

petrit malajPetrit Malaj u lind në Vlorë më 12 dhjetor 1961. Në vitin 1985, pas përfundimit të studimeve të larta dhe diplomimit me titullin “Aktor” në Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu” (sot Fakulteti i Artit Skenik në Universitetin e Arteve, Tiranë), menjëherë emërohet pedagog në këtë Fakultet, njëkohësisht duke kryer kualifikimet pasuniversitare.

Gjatë viteve 1995-2000 ndjek specializimet dhe stazhet profesionale në Shkollën Ndërkombëtare të Teatrit “Jacques Lecoq”, Paris (Francë), në Shkollën e Teatrit Murcia (Spanjë), në Departamentin e Shtetit Amerikan për Administrim-Menaxhim të Teatrit dhe të shkollave teatrore, si dhe organizimin dhe funksionimin e shkollave dhe kompanive teatrore, etj.

Në vitin 2004 i akordohet titulli ”Profesor”.

Pas një eksperience të gjatë drejtimi si Shef i Seksionit “Edukimi Trupor”, si Dekan i Fakultetit të Artit Skenik (për 10 vite), dhe si Udhëheqës artistik i Teatrit të Akademisë së Arteve, Prof. Petrit Malaj në janar, 2008, zgjidhet Rektor i Akademisë së Arteve (sot Universiteti i Arteve).

Prof. Petrit Malaj në vitin 2012 zgjidhet për një mandat të dytë 4-vjeçar si Rektor i Universitetit të Arteve. Në të dy rastet e zgjedhjes si Rektor i Universitetit të Arteve, ai është dekretuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Petrit Malaj ka qenë anëtar i Bordit të Teatrit Kombëtar dhe i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Për 3 vite (2003-2006) ka qenë Zv/Kryetar i Këshillit Drejtues – Radio Televizioni Publik Shqiptar.

Prof. Petrit Malaj është pjesëmarrës në shumë aktivitete periodike Evropiane dhe rajonale si festivale teatrore e filmike, konferenca e seminare, masterclass-e, workshope te ndryshme i angazhuar me cilësinë e pjesëmarrësit, lektorit apo drejtuesit të sesioneve teoriko-profesionale (Lisbonë, Shkup, Prishtinë, Udine, Sofie, Sibiu, Badajoz, Lecce, L’Aquila, Pescara, etj).

Si interpretues i janë dhënë një numër titujsh ku veçohen: medalja “NAIM FRASHËRI” akorduar nga Kuvendi i Shqipërisë, Medalioni i Festivalit në Festivalin e Pestë të Filmit Shqiptar, çmimi i dytë për aktorë për rolin në filmin “Kur hapen dyert e jetes”, si dhe të tjera diploma e dëshmi të ndryshme për aktivitetin krijues e shkencor.

Prof. Petrit Malaj është autor i materialeve studimore teoriko-profesionale mbi artin si:

– Probleme të Teatrit dhe Kinematografisë (Monografi)
– Aftësitë shprehëse të aktorit
– Tërësia e elementëve të Mjeshtrisë së Aktorit dhe kultivimi i tyre
– Puna e studentëve kërkon ballafaqim me spektatorin
– Puna improvizuese me anën e lëvizjes dhe me maskat, për studimin e karaktereve
– Edukimi trupor, element i domosdoshëm për krijimin e figurës
– Programi i lëndës “Plastika aktoriale”
– Projekti i Festivalit të Dytë të Shkollave të Teatrit të Ballkanit
– Teatri i Akademise – Laborator metodiko krijues
– Teksti profesional “Elementët bazë të Mjeshtrisë së Aktorit”
– Teksti profesional “Aktori, Roli, Figura”
– Projekti për hapjen e degës “Regji filmi dhe TV” dhe autor i shumë artikujve problemore në shtypin e përditshëm.

ATA

Next Post

VIDEO/ Vendi më i sigurt për t'u ulur në një avion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I thashë mos ta ngacmonte shoqen, por më shau”- Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

“I thashë mos ta ngacmonte shoqen, por më shau”- Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

August 10, 2026
Task-Forca zbulon ndërhyrje e paligjshme në ujësjellësin e Kreshpanit, Policia nis hetimet pas denoncimit!

Task-Forca zbulon ndërhyrje e paligjshme në ujësjellësin e Kreshpanit, Policia nis hetimet pas denoncimit!

August 10, 2026
VIDEO/ “Do duhen ditë për ta vënë në kontroll”- Tjetër zjarr apokaliptik në Spanjë, qindra banorë ikin nën panik! 200 mijë ha të rrethuara nga flakët

VIDEO/ “Do duhen ditë për ta vënë në kontroll”- Tjetër zjarr apokaliptik në Spanjë, qindra banorë ikin nën panik! 200 mijë ha të rrethuara nga flakët

August 10, 2026
Ukraina bombardon me dronë në brendësi të territorit rus, të paktën 13 të vrarë dhe mbi 70 të plagosur!

Ukraina bombardon me dronë në brendësi të territorit rus, të paktën 13 të vrarë dhe mbi 70 të plagosur!

August 10, 2026
Dy shqiptarë dhe italiani rrahin për vdekje nigerianin në qelitë e Burgut të Pratos, ja çfarë zbuloi ekspertiza dhe pistat e dyshuara! (DETAJET)

Dy shqiptarë dhe italiani rrahin për vdekje nigerianin në qelitë e Burgut të Pratos, ja çfarë zbuloi ekspertiza dhe pistat e dyshuara! (DETAJET)

August 10, 2026
Futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet me skuadër të re, rikthehet në Belgjikë! Ja ku do luajë Arbnor Muja këtë sezon

Futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet me skuadër të re, rikthehet në Belgjikë! Ja ku do luajë Arbnor Muja këtë sezon

August 10, 2026
ARRSH sqaron hyrje-daljen në autostradën e re Elbasan-Rrogozhinë: Nyja do të ndërtohet në një fazë të mëtejshme!

ARRSH sqaron hyrje-daljen në autostradën e re Elbasan-Rrogozhinë: Nyja do të ndërtohet në një fazë të mëtejshme!

August 10, 2026
Thriller në Ekuador, 8 trupa të copëtuar me hanxharë gjenden të varrosur në minierë! Me duar të lidhura, dyshohet se i vrau karteli famëkeq

Thriller në Ekuador, 8 trupa të copëtuar me hanxharë gjenden të varrosur në minierë! Me duar të lidhura, dyshohet se i vrau karteli famëkeq

August 10, 2026
VIDEO/ Gjermania i dorëzon Izraelit nëndetësen “Drakon”! Me vlerë 550 mln euro dhe më e madhja në Lindjen e Mesme

VIDEO/ Gjermania i dorëzon Izraelit nëndetësen “Drakon”! Me vlerë 550 mln euro dhe më e madhja në Lindjen e Mesme

August 10, 2026
“Jo imigracionit të pakontrolluar”, Meloni dhe Frederiksen letër BE-së, dy kryeministret: Qendra riatdhesimi jashtë Evropës dhe në vendet e treta!

“Jo imigracionit të pakontrolluar”, Meloni dhe Frederiksen letër BE-së, dy kryeministret: Qendra riatdhesimi jashtë Evropës dhe në vendet e treta!

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com