• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Peticioni online për ta futur në parlament ishte qershia mbi tortë”, Ori Nebiaj zbulon çfarë ndjesie pati në intervistën me Ramën

by
14/05/2021 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Oriela Nebiaj, kandidatja për deputete në listën e koalicionit PD-AN në qarkun e Tiranës ka folur për fushatën zgjedhore dhe peticionin online që është krijuar për ta futur në parlament.

Në emisionin “Breaking”, e ka cilësuar si qershinë mbi tortë, ndërsa theksoi se i vjen keq që janë kapur me Vangjel Dulen që siguroi më pak vota se Nebiaj, por arriti të siguronte një vend në parlament. Nebiaj sqaroi se ajo mund të bëhet deputete vetëm nëse heq dorë një femër.

Nebiaj: Peticioni online për të më çuar në parlament ishte “qershia mbi tortë”. Të gjithë më përgëzuan, ishte një ndjesi kontradiktore se teksa humbëm, të gjithë gjenin kohën dhe energjinë për të më uruar mua për rezultatin e mirë që kisha në kandidimin tim të parë.

Unë hyj në parlament vetëm nëse heq dorë një femër. Besoj se e kanë vënë re të gjithë paqartësinë e madhe për këto zgjedhje. Nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe ka ende paqartë dhe nuk ka faj Vangjel Dule dhe nuk duhet t’i shkojë atij pesha morale. Një gjë është e vërtetë, qytetarët, ata që votojnë dhe duan të flasin me votën e tyre janë më shumë se ata që manipulojmë votën.

Pyetje: Çfarë të mësoi fushata?

Nebiaj: Është një lidhje që krijohet dhe besoj se nuk do zgjidhet më kurrë. Dhe në lagjen ku unë banoj për të qenë po goca e lagjes, është njësoj dhe sot, flas me ta, i ndajmë hallet. Është një energji e fortë, adrenalinë e fortë që mua më bën më të vendosur për atë se si do të jetë rruga ime në vijim dhe nuk shkëputem më dot nga terreni, qytetarët dhe politika.

Pyetje: Cili ishte reagimi i familjarëve?

Nebiaj: Ata që mbanin mbi supe çdo emocion timin. U angazhuan të gjithë, çdo individ që kisha takuar në jetë si mik apo ndonjë marrëdhënie pune dhe për këtë jam e lumtur e krenare. Kjo më bën më të fortë dhe të kujdesshme për hapat që vijnë në vijim. Askush nuk kishte llogaritur që do dilja aq lart dhe për aq pak kohë të shkurtër. Sot që ne flasim, përveç se pozitat e mia janë më të forta dhe kandidatja potenciale, për momentin jam po unë. Të shohim çfarë do ndodhë në vijim.

Ndërsa për intervistën që i bëri kryeministrit Edi Rama në “Wake Up”  teksa zhvillohej fushata elektorale, Ori tha: “E dija arrogancën e tij në lidhje me gazetarët, por isha e bindur që do të qëndroja e ftohtë dhe për çdo reagim do të qëndroja si Ori e Wake Up pa përfshirë asnjë ngjyrim politik.”/ b.h

Next Post
Pandemia/ Greqia shtyn masat me Shqipërinë për shkak të COVID deri në këtë datë

Pandemia/ Greqia shtyn masat me Shqipërinë për shkak të COVID deri në këtë datë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren: Të pandehurit iu hoq e drejta për të përfituar nga amnistia sepse…

Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren: Të pandehurit iu hoq e drejta për të përfituar nga amnistia sepse…

January 23, 2026

Pikëpyetjet mbi drejtësinë e re në rastin Veliaj

January 23, 2026
Problemet e Kinës: Rritje më e dobët dhe rënia rekord e numrit të lindjeve

Problemet e Kinës: Rritje më e dobët dhe rënia rekord e numrit të lindjeve

January 23, 2026
I vendosën tritol diskotekës në Greqi, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë. Dëshmia: 5 mijë euro për ta shpërthyer

I vendosën tritol diskotekës në Greqi, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë. Dëshmia: 5 mijë euro për ta shpërthyer

January 23, 2026
Spiropali në Stamboll me homologun turk: Bashkë për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë

Spiropali në Stamboll me homologun turk: Bashkë për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë

January 23, 2026
Iljazaj përplaset me juristin e Berishës: Po bëni protestë kundër SPAK e Dumanit, jo kundër Ramës

Bordi i Paqes, Shqipëria zgjodhi Trump në vend të Europës

January 23, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Opozita, humbës të palëkundur”, Gogu: Gogu: Ivanka në Kryeministri, dëshmi e besimit personal të Trump ndaj Ramës

January 23, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Shteti duhet ta mbrojë Irena Gjokën

January 23, 2026
Zbardhet projektligji i plotë, Policisë bashkiake i shtohen kompetencat

Zbardhet projektligji i plotë, Policisë bashkiake i shtohen kompetencat

January 23, 2026
SHBA tërhiqet zyrtarisht nga OBSH: Keqmenaxhim i Covid-19 dhe mungesë transparence

SHBA tërhiqet zyrtarisht nga OBSH: Keqmenaxhim i Covid-19 dhe mungesë transparence

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In