• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pësoi aksident të rëndë, Ducati tregon gjendjen e kampionit në fuqi të MotoGP

by A R
03/09/2023 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e së dielës, ekipi Ducati ka bërë me dije gjendjen shëndetësore të pilotit italian Francesco Bagnaia, i cili në Çmimin e Madh të Katalunjës pësoi një aksident të rëndë. Kampioni në fuqi i MotoGP u rrëzua në kthesat e para të Çmimit të Madh të Katalunjës dhe një motor KTM i kaloi sipër këmbës.

Ai u dërgua fillimisht në qendrën mjekësore të pistës e më pas në spital për kontrolle të mëtejshme, të cilat fatmirësisht nuk kanë treguar dëmtime të rënda për 26-vjeçarin.

“Ka pësuar goditje të shumta në trup, por nuk ka asnjë frakturë. Kampioni i Botës në fuqi do të kthehet sot në shtëpi, bashkë me skuadrën”, lexohet në komunikatën e Ducati.

Për këtë aksident të rëndë reagoi edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni. Me anë të një postimi në Tëitter, ajo i uroi shërim të shpejtë pilotit italian.

“Urimet e mia për një shërim sa më të shpejtë për Francesco Bagnaia, pas dëmtimit të pësuar gjatë Çmimit të Madh të Katalunjës. Forca Pecco, të presim në pistë që të na bësh sërish të ëndërrojmë”, lexohet në mesazhin e kryeministres italiane.

/a.r

Next Post
Kush është kreu i PD-së zyrtare? Bardhi: Për momentin, pozicion vakant

Analisti pranë PD, kritika Bardhit: Po bën veprime absurde, kërkon të legjitimojë Foltoren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com