• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pesimizmi/ Putini po humbet kontrollin e tij në pushtet dhe zyrtarët e lartë të sigurisë ruse mendojnë se lufta në Ukrainë është e humbur

by Java News
22/05/2022 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët e lartë të sigurisë ruse mendojnë se lufta në Ukrainë është “e humbur”, duke sugjeruar se regjimit të Vladimir Putinit mund t’i vijë fundi, sipas një eksperti për kërcënimet e sigurisë të lidhura me Rusinë.

“Elita e informuar” brenda forcave të sigurisë “e kupton se lufta është e humbur”, citohet të ketë thënë hetuesi kryesor i Bellingcat për Rusinë, Christo Grozev në një intervistë për Radio Liberty, për Metro.

Për të pasur një shans për të fituar luftën, tha Grozev, presidenti rus do të kishte nevojë për mobilizim të plotë, por kjo do të shkaktonte probleme për të brenda vendit.

Mobilizimi masiv do të çonte në një “shpërthim social” në Rusi, shtoi Grozev, sipas shkrimit të Metro, të cilit i është referuar edhe Business Insider.

Në këtë drejtim, ka nga ata në rrethin e ngushtë të Putinit që mund t’i bëjnë presion atij të përdorë armë bërthamore ose kimike, vazhdoi Grozev, por të tjerët do të thonë “mjaft është mjaft”.

Këta njerëz do të thoshin “është më mirë të mos humbim edhe 10,000 jetë të ushtarëve dhe oficerëve tanë”, citohet të ketë thënë më tej Grozev.

Megjithëse shifrat e sakta nuk janë të disponueshme, vlerësohet se mijëra ushtarakë rusë kanë vdekur në ofensivën brutale të vendit në Ukrainë.
Madje, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Rusia ka humbur një të tretën e forcave të saj.

Zyrtarët perëndimorë thonë se Rusia, duke u përballur me pengesa ushtarake, po humbet vrullin ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.

Dhe Grozev ka thënë se zyrtarët e sigurisë në FSB, të cilët e dinë se sa ushtarë rusë kanë vdekur, mendojnë se Putini po humbet kontrollin e tij në pushtet.

“Këto janë ato pjesë të forcave të sigurisë që i dinë rreziqet për regjimin dhe ata vetë tani po përgatite për të ardhmen e tyre”, ka thënë më tej ai, për Metro.

Ditë më parë, shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës kishte thënë për Sky News se një grusht shteti për të rrëzuar Putinin tashmë është duke u zhvilluar.

“Është e pamundur ta ndalosh atë”, ka pretenduar gjeneralmajor Kyrylo Budanov./m.j

Next Post
Horrori i pedagogut të Ekonomisë/ Babai u pret fytin 2 fëmijëve, plagos  bashkëshorten

Horrori i pedagogut të Ekonomisë/ Babai u pret fytin 2 fëmijëve, plagos bashkëshorten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In