• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pesimizëm tek “Rithemelimi”/ Berisha: Rama bie me revolucion, jo me votë. Askush të mos mendojë se mund të na shmangë

by Java News
21/02/2023 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në selinë e Partisë Demokratike po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar, dhe fjalën hyrëse e ka lideri i partisë, Sali Berisha, i cili pranoi se vendi ka hyrë në një moment të rëndësishëm,  “jo vetëm të PD-së, por edhe të demokracisë shqiptare, të shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë”.

Sipas tij, PD kaloi sfida “unike në historinë e një force politike. U gjendëm në rrethana në të cilat ne ishim parashikuar që kurrë më të mos ishim ajo forcë politike që kemi qenë. Në rrethana në të cilën u vërsulën ndaj nesh me tërbim mafia qeveritare më e rrezikshme e Europës, mafia e Edi Ramës”, në bashkëpunim, sipas tij, “me tradhtarë të kombit më të madh, SHBA-së, në bashkëpunim me diplomatë të korruptuar deri në palcë, të cilët na sulmonin vetëm e vetëm që i gjithë pushteti t’i përkiste një njeriu, Edi Ramës”.

Partia e tij u etiketua si antieuropiane dhe antimaerikanë, “por koha tregoi se ashtu siç u themeluam, qëndruam si parti e vokacionit perëndimor”.

Sipas tij, regjimi i Ramës nuk përmbyset dot me vota, por me revolucion. “Çfarë do të bëjmë ne sot, a përmbyset me votën e lirë, kur qytetarët nuk lejohen të votojnë të lirë, një regjim që ka zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin? Ne jemi njerëz të politikës, nuk mund të bëhemi iluziv. Ai përmbyset vetëm me revolucion, vetëm me revolucion. A mund të përmbyset me votën që nuk ekziston sepse është asgjësuar, një regjim i cili të gjithë makinerinë e shtetit e ka shndërruar në makineri partiake.

Ky regjim votën nuk e pranon, ky regjim përmbyset vetëm me revolucion. A mund të përmbyset një regjim që përdor të gjitha bandat për të trembur, frikësuar dhe plaçkitur votën. Ky regjim përmbyset, por vetëm me revolucion”, ishin fjalët e tij në mbledhje, duke specifikuar se ”asnjë nuk duhet të mendojë se revolucioni do na shmangë nga procedurat kushtetuese, elektorale, jo e jo. Nga asgjë, por askush nuk duhet të mendojë se ato janë zgjidhje. Zgjidhje janë kur ato kombinohem me revolucionin, kjo është zgjidhja.”/m.j

Next Post
Protesta e Berishës/ Reagon Yuri Kim: E rëndësishme është që ajo të jetë paqësore!

Berisha si survejues: Duçka kishte mbështetje nga Kim, ambasadorja të shpjegojë përse i ka bërë ‘simpati’ në Instagram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In