Në San Franncisko një peshkatar ka kapur një peshk me pamje të pazakontë. Përmes fotove do të shikoni se peshku ndryshe nga llojet e tjerë të peshqve ka dhëmbë si të njeriut dhe ngjan si një piranja.
Gjithashtu ajo që i ka ccuditur studiuesit është fakti se si ka mbërritur në ato ujëra, pasi jetojnë në ujëra të ëmbla dhe mbijetesa në det është praktikisht e pamundur, shkruan express. Peshkatari Juan Gallo, ishte duke peshkuar në “Lucchesi Park” dhe u habit nga ajo që gjeti në rrjetën e tij.