Gjendet një trup i pajetë në det një milje larg ishullit të Sazanit në Vlorë. Trupi i pajetë e pikasur nga disa peshkatëre, të cilët kanë lajmëruar menjëherë rojen bregdetare. Trupi i pajetë është dërguar në spitalin e Vlorës ku do t’i nënshtrohet autopsisë. Dyshohet se trupi i pajetë ka disa ditë në ujë
Sipas policisë viktima është e seksit mashkull, por akoma nuk ka të dhëna për identitetin e tij. Raportohet se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune. Polica ka nisur hetimet për rastin.
a.ç