• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Pesha’ e shifrave/ Foltorja e Berishës vetëm 37 mijë vota më shumë se PD e Basha-Alibeajt! Rithemelimi të lirojë selinë?

by Java News
18/05/2023 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krahas alibisë për humbjen shkatërrimtare, Sali Berisha dhe rrethi i tij kanë shpallur një triumf mbi Partinë Demokratike zyrtare, që në zgjedhjet e 14 majit 2023, drejtohej nga Enkelejd Alibeaj. Sipas Berishës dhe analistëve pranë tij, zgjedhjet treguan se PD-ja reale ishte Rithemelimi apo Foltorja, ndërsa PD-ja zyrtare e Lulzim Bashës si e shitur, e blerë, si PD-ja e vulës dhe si lojë e pushtetit. Por shifrat flasin për një realitet tjetër.

Nëse i referohemi votës për partitë politike, nga e cila bëhet edhe ndarja e mandateve për këshilltarë, PD-ja zyrtare e Lulzim Bashës ka marrë 103 217 vota, përthyer në 124 mandate këshilltarësh. Ndërkaq, koalicioni i Sali Berishës dhe Ilir Metës, Foltorja dhe Partia e Lirisë, ka marrë 246 533 vota, përthyer në 292 mandate këshilltarësh, duke humbur 480 000 vota krahasuar me totalin e votave që ndaras PD (622 000 vota) dhe LSI (107 000 vota) morën në 2021 në zgjedhjet politike.

Por rreth 247 mijë vota nuk mund të llogariten për Foltoren e Sali Berishës, pasi Berisha garoi në një koalicion me Partinë e Lirisë së Ilir Metës. Në zgjedhjet e fundit politike, LSI-ja e Ilir Metës, me emër të ndryshuar në Partia e Lirisë, Ka marrë 107 mijë vota. Nëse këto vota të LSI-së, ia zbresim votave të koalicionit Bashkë Fitojmë, Foltorja e Berishës rezulton me 140 mijë vota politike në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Praktikisht, diferenca mes Foltores së Berishës dhe PD-së zyrtare në zgjedhjet e 14 majit 2023, është vetëm 37 mijë vota, duke llogaritur peshën e Partisë së Lirisë sikur ka ruajtur rezultatin e 2021, ndonëse pretendimet e Metës e tejkalojnë këtë shifër. Në zgjedhjet e 2015, LSI-ja ka marrë 260 mijë vota politike, 13 mijë vota më shumë se sa Meta dhe Berisha bashkë në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Por duke marrë si të mirëqenë që Partia e Lirisë ka ruajtur rezultatin e votës politike në 2021, PD-ja e Berishës dhe PD-ja e Bashës pothuajse kanë një peshë të barabartë në elektorat. Në kushtet kur zgjedhjet e 14 majit tregojnë një realitet tjetër nga ai që propagandon Berisha dhe në kushtet kur gjykata ka njohur PD-në e Lulzim Bashës si PD-ja zyrtare, pse Sali Berisha vijon të mbajë të uzurpuar selinë e Partisë Demokratike?!/shqiptarja.com

Next Post
Rinovimi/ Marrëveshja për drithin nga Ukraina zgjatet me 2 muaj, Rama: Urime për Erdogan dhe rolin e tij vendimtar

Rinovimi/ Marrëveshja për drithin nga Ukraina zgjatet me 2 muaj, Rama: Urime për Erdogan dhe rolin e tij vendimtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti del nga rruga/ Shoferi në gjendje të rëndë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Thumanë-Milot, arrestohet shoferi i kamionit

February 26, 2026
“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

February 26, 2026
Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

February 26, 2026
“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

February 26, 2026
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

February 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Shkurt 2026

February 26, 2026
Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

February 26, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

February 26, 2026
I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

February 26, 2026
“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In