• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pesha e arrogancës dhe humbja e Komunikimit të Ramës

by Ben Andoni
11/12/2018 06:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një ngazëllim të pacipë nga politikanët anti-Rama sa i përket mobilizimit të studentëve për kërkesat e tyre, që nuk kërkojnë më asnjë negocim. Në një farë mënyre, kënaqësia e përgjithshme opozitare rrjedh edhe nga fakti i thjeshtë sepse më në fund protestat po marrin drejtim të paparashikuar por të dashur për Opozitën që deri tani ka kundërshtuar gjithçka. Për ta bërë më të thjeshtë të gjithën mendoi vetë kryeministri sot me një Komunikim, që e tregoi të lodhur dhe mbi të gjitha disi të dorëzuar. Përveç sensit qesëndisës dhe sulmues që ai nuk e la dhe sot, e që ia bën edhe më të vështirë në orët në vazhdim diskutimin me studentët. Realisht, problemi i parë i Ramës dhe i stafit të tij mbetet i njohur, por çuditërisht i paidentifikuar nga masa e specialistëve të tij, që nuk guxojnë ta ngrenë zërin. Mungesa e komunikimit. Qeveria e tij nuk e di problemin e studentëve edhe pse në dukje është lehtësisht e kuptueshme. Por duke mos ditur këtë problem, ai nuk kupton realisht edhe qasjen ndaj tij. Këtë mësim të thjeshtë mund t’ia shpjegonte gjithkush nga armata e tij që i bën qejfin.

Universiteti shqiptar, si institucion i dijes kombëtare, është rrënuar. Ai ka një senat të përçarë dhe mbi të gjitha shfrytëzimin e imazhit të Universitetit prej kryeministrave dhe krerët e pafundëm të partive, që përmenden në çdo hap. Të mos harrojmë një moment mënyrën sesi i përdor të rinjtë LSI, me ato imazhet e frikshme dhe të turpshme të Jalit; mobilizimin patetik dhe agresor të grupimeve të të rinjve afër PD-së; apo kinezëritë e grupimeve të PS-së. Që me Ligjin për Arsimin e Lartë, buxhetin për të dhe procedurat e universiteteve, u duk se edhe kjo qeveri nuk e përballte dot peshën e madhe, që kërkon arsimi për të lëvizur një vend, si Shqipëria. Pasi, vetëm rregullimi i këtij sistemi shkon paralel me ndreqjen e institucioneve të tjera dhe të gjitha bashkë i japin zhvillim vendit tonë.

Vetëm se politika zgjodhi mekanizma, që gjoja autonomia të vendoste, por në fakt ajo balsamosi të njëjtët personazhe që drejtojnë ngado shkollat tona. Dhe, kur shikon demokracinë e tyre zgjedhore nuk të bën përshtypje dhe korrupsioni që po e mbyt arsimin tonë. Më shumë akoma strukturat, ku në borde gëlojnë njerëzit e qeverisë. Për fat të keq, kjo e ka bërë barrën kaq të madhe saqë edhe e gjithë struktura vepron si e padrejtë. Senati dhe bordet janë treguar të padrejta dhe shumë konfuze në ekzistencën e tyre.

Rama sot nënvizoi disa prej këtyre problemeve por në hullinë e tij me një komunikim, që nuk shkon asfare në këtë kohë, kur ai si kumtues i lajmit për te studentët në fund, nuk e përcjellin fare. Arroganca që ai i jep subjektit (lexo vetes) për të përcjellë nuk shkon më te marrësi (studentët), që edhe pse po shkojnë drejt një beteje me qeverinë janë konfuz prej këtij lëmshi, që ka bërë vendi i tyre.

Do vetëm pak vullnet që ky mekanizëm të funksionojë, por para së gjithashtu duhet ndërtuar komunikimi, që kushdo nga njerëzit e iluminuar mund t’ia shpjegoj kryeministrit. Për fat të keq, edhe ai tregoi si paraardhësit që i peshon shumë supeve të vuajtura të vendit tonë. Më e mira do të heshte dhe të bindej sepse kjo është mënyra më e mirë për komunikim në rastin e tij, ashtu si grupi i politikanëve patetikë duhet të mbyllin gojën sinqerisht. Të gjithë i keni një borxh të madh këtij vendi: shpresën. (Javanews)

Next Post
Kirurgu shqiptar bën zbulimin e madh në fushën e mjekësisë

Kirurgu shqiptar bën zbulimin e madh në fushën e mjekësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In