• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pesë vitet e SPAK sollën një mentalitet të ri në raportin e drejtësisë me pushtetin

by Ervis Iljazaj
20/12/2024 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

SPAK mbushi pesë vitë nga krijimi i tij dhe padyshim që është koha për të bërë një bilanc. Një eksperiment institucional i ri që erdhi në Shqipëri dhe ndryshoi tërësisht mënyrën e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sigurisht nuk mund të ketë një bilanc bardh e zi për punën e kësaj strukture. Ajo ka patur arritjet dhe dështimet e saj në këto pesë vite. Por ama, nëse vihet në peshore puna e saj nga anët pozitivie. Mund të thuhet që SPAK ka qenë një fenomen pozitiv për shoqërinë shqiptare dhe drejtësinë e saj, sidomos në raportin midis politikës dhe drejtësisë. Mund të diskutohet për efikasitetin teknik i cili ka gjithmonë vend për përmirësim, por për një gjë mund të flitet me siguri. SPAK ka sjellë një mentalitet të ri në raportin midis politikës dhe drejtësisë. Një mentalitet i cili ka hequr më së paku frikën për të hetuar njerëz me pushtet politik. Sot të gjithë, përveç Kryeministrit të Shqipërisë, kanë shkuar njëherë në zyrat e këtij organi të ri kushtetutes. Barriera të cilën ka rrëzuar SPAK, a është pikërisht barrierë që kishte vendosur pushteti në raport me drejtësisnë, ku kjo e fundit as nuk i afrohej dot niveleve të tilla të pushtetit.

Nëse ka një arritje të vërtetë Reforma në Drejtësi, janë padyshim pamjet apo parakalimet që bëjnë politikanët shqiptarë të niveleve të larta përpara dyerve të SPAK. Pamjet me të cilat opinioni publik shqiptar nuk është mësuar në 33 vite pluralizëm. Pothuajse çdo ditë, apo çdo javë, ka ndonjë politikan që paraqitet në zyrat e SPAK dhe, kjo tani kjo është kthyer në një ritual të zakonshëm.

Përpara këtyre pamjeve sigurisht që ka reagime dhe ndjesi të ndryshme. Të gjendur me një panoramë të re, të pamësuar më parë, edhe ndjesitë që ato përcjellin dhe përjetohen nga qytetarët shqiptarë janë të ndryshme. Disa lumturohen, disa hidhërohen, disa e bekojnë SPAK, ndërsa disa të tjerë e mallkojnë. Por ama, me këto pamje do të duhen të mësohen. Tashmë hetimi i politikanëve të nivelit të lartë në Shqipëri është kthyer në një normalitet dhe ky padyshim që është një lajm i mirë.

Këto pamje, pra, hetimi i zyrtarëve të lartë nga drejtësia, janë ngjarje normale në vendet dhe në botën demokratike ku ne aspirojmë të bëhemi pjesë, prandaj shoqëritë atje, kanë një reagim më të matur, apo më të ftohtë në të tilla raste. Sepse jeta ekonomike, sociale apo kulturore nuk varet dhe as nuk ndalon nëse politikanë të rëndësishëm hetohen apo dënohen. Ndryshe nga shoqëria shqiptare, ku çdo gjë varet nga politika, apo më keq akoma, nga disa personazhe që kanë diktuar jetën politike shqiptare për dekada.

Sigurisht në vendet demokratike nuk ka një shpeshtësi të hetimeve ndaj politikës siç po ndodh në Shqipëri, por edhe ky fenomen ka shpjegimet e veta. E para, sepse hetimet e sotshme ndaj politikës po ndodhin në këto nivele për arsye të mungesës 33-vjeçare të tyre. Me sa duket, ka ardhur momenti. Kemi kaluar nga një ekstrem në ekstremin tjetër. Nga zero hetime, në shumë hetime. Dhe e dyta, sepse dihet që politika shqiptare dhe ajo ballkanike në përgjithësi mban më shumë mëkate mbi supe se sa ajo e vendeve demokratike europiane dhe përtej saj.

E megjithatë, të hetohesh nga drejtësia nuk do të thotë aspak se je i fajshëm deri sa të shpallesh i tillë nga të gjitha shkallët e drejtësisë dhe me një proces të rregullt gjyqësor, ashtu sikurse Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e përcakton. Prandaj momenti që ka ardhur, pra hetimi i politikanëve të fuqishëm nuk duhet ta bëjë aspak opinionin publik të paduruar për drejtësi dhe të nxisë drejtësinë në një revansh ndaj politikës të pakontrolluar. Momenti ku jemi sot kërkon maturi dhe qetësi nga të gjithë aktorët dhe faktorët, nëse vërtetë duhet të instalojmë një drejtësi të pavarur dhe në shërbim të shoqërisë shqiptare, siç ndodh në çdo vend demokratik.

Në këtë pikë ku ka ardhur drejtësia shqiptare, sidomos ajo e SPAK, mund të thuhet se është modeli i tretë i drejtësisë në 33 vite pluralizëm.

Në fillim të viteve 90-të, Shqipëria ka pasur një drejtësi që përdorej kryesisht për të luftuar kundërshtarët politikë. Në vitet 2000 kemi pasur një marrëveshje të gjerë të klasës politike, ku askush nuk hetohej, nga asnjëra palë. Aq e vërtetë është kjo sa për 15 apo 20 vite me radhë askush nga politikanët e rëndësishëm nuk është dënuar apo hetuar. Ndërsa sot, ne kemi të bëjmë me një drejtësi ku të gjithë mund të hetohen. Nuk ka rëndësi se çfarë posti kanë mbajtur apo mbajnë aktualisht.

Dhe ky model nuk ka dyshim që nuk i pëlqen klasës politike në Shqipëri, pavarësisht se hera-herës ndonjë krah merr meritat e Reformës në Drejtësi. Është e qartë se ky model i ri që kemi të bëjmë sot është një imponim që erdhi nga aleatët ndërkombëtarë të vendit tonë. Askush, asnjë politikan, nuk do të votonte një reformë, e cila, pastaj do të hetonte ata vetë. Edhe nëse e kanë votuar me 140 vota në parlament, e kanë bërë me detyrim, ose me shpresën se rrugës do të mund t’ia hedhin, por nuk ja dolën dot.

Next Post
Mbledhja e përbashkët, nga sa minuta do të flasin Rama dhe Kurti në Kuvendin e Prishtinës?

Mbledhja e përbashkët, nga sa minuta do të flasin Rama dhe Kurti në Kuvendin e Prishtinës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pronat në proces legalizimi, Braçe: Shqetësues zgjatja e procesit të legalizimit. Kam kërkuar interpelancë me zv.kryeministren

Braçe: Nuk largohem nga PS, do vijoj të jem deputet dhe të kërkoj llogari brenda partisë!

June 23, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

“Po keqpërdoren simbolet e UÇK-së”, Çupi: Pas protestës qëndron Irani, Goxhaj është zëdhënësi i tij

June 23, 2026
Protestat kundër investimit në Zvërnec, alarm për ekonominë! Eksperti: Dëmi mund të shkojë në 600 mln euro!

Protestat kundër investimit në Zvërnec, alarm për ekonominë! Eksperti: Dëmi mund të shkojë në 600 mln euro!

June 23, 2026
Memorandumi me kompaninë energjetike italiane, Rama: Sigurojmë rezervat strategjike të tregut të naftës

Memorandumi me kompaninë energjetike italiane, Rama: Sigurojmë rezervat strategjike të tregut të naftës

June 23, 2026
Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj zbulon detajet

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj zbulon detajet

June 23, 2026
Humbje për artin shqiptar, ndërron jetë aktori i njohur Sotir Stefa

Humbje për artin shqiptar, ndërron jetë aktori i njohur Sotir Stefa

June 23, 2026
Projektligji për Portën e Alpeve, Balla apel opozitës për unitet në Kuvend

Balla nxjerr provën: Udhëheqësi i protestës në Tiranë lavde për organizatën terroriste Hezbollah!

June 23, 2026
Ronaldo në qendër të kritikave, Martinez i beson për ndeshjen vendimtare ndaj Uzbekistanit

Ronaldo në qendër të kritikave, Martinez i beson për ndeshjen vendimtare ndaj Uzbekistanit

June 23, 2026
Ish-përfaqësuesi politik i UÇK: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

June 23, 2026
Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Shqiptarët meritojnë të shpërblehen me dorëheqjen tuaj! (Por harron të shpjegojë pse pranoi të jetë pjesë e qeverisjes Rama)

Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Shqiptarët meritojnë të shpërblehen me dorëheqjen tuaj! (Por harron të shpjegojë pse pranoi të jetë pjesë e qeverisjes Rama)

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In