• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pesë teknika për përmirësim të memories

by Aalison Pearse Stevens
23/02/2016 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe çfarë duhet të blej më? Ku e kam parkuar automobilin? A e kam fikur shporetin? Këta janë vetëm disa shembuj të pyetjeve të cilat me siguri shumica e njerëzve ia bëjnë vetes. Edhe pse nuk ka nevojë të ruani informata të panevojshme, nuk është mirë as të jeni harrestar. Disa teknika të mbajtjes mend datojnë me shekuj mbrapa, ndërsa janë të aplikueshme dhe të dobishme edhe në kohën e sotme.

Metoda loci

Konsiderohet që kjo teknikë e memorimit është përdorur që në kohët e romakëve të vjetër. Bazohet në përdorimin e formave ose skemave të njohura (fjala “loci” do të thotë lokacioni), për t’u mbajtur mend lista e fjalëve. Mënyra më e lehtë është që për këto qëllime të përdorni shtëpinë tuaj. Për shembull, nëse “qeni” është fjala e parë në listë, duhet të imagjinoni qenin i cili vrapon në shtegun para shtëpisë, transmeton Koha.net. Nëse fjala tjetër është “lule”, paramendoni që hyni në shtëpinë që ka një lule të madhe në shtegun për ecje.

Sistemi i gozhdëve

Kjo metodë nënkupton lidhjen (nguljen me çekan) e numrave ose shkronjave me një subjekt të veçantë. Kur tentoni të mbani mend listën, lidheni çdo subjekt me “gozhdën” që e keni paramenduar më herët. Ideja është ta përdorni disa herë këtë listë, para se vazhdimisht të krijoni të re kur duhet të mbani mend diçka.

Teknika e zbërthimit apo ndarjes

Ndoshta jo aq e vjetër sa të tjerat, kjo teknikë është më e thjeshta për t’u shpjeguar. Aplikohet me ndarjen e grupeve të mëdha të informatave në pjesë më të vogla, me çka lehtësohet mbajtja mend e të dhënave, si dhe ruajtja e tyre në memorien afatgjate.

Metoda e Pitagorës

Para se të shkonte për të fjetur Pitagora çdo natë ka rikujtuar ngjarjet dhe detajet që i kanë ndodhur atë ditë. Me kalimin e kohës ka kapërcyer darkën dhe ka rikujtuar më shumë se një ditë, duke demonstruar aftësinë për të mbajtur mend informatat dhe detajet shumë gjatë pasi që kanë ndodhur.

Metoda e gematrisë

Paraqet sistemin e vjetër të hebrenjve duke i caktuar shkronjat e numrave me qëllimin për t’i mbajtur mend. Në gematri, shkronja e parë e alfabetit hebraik ka numrin 1, shkronja e dytë numrin 2, etj. Në shembull tjetër, numrat dhe shkronjat mund të “çiftëzohen” duke u bazuar në ngjashmërinë e formës.

Next Post

Protesta e PD te Liqeni / Arrestime e shpallje në kërkim, mes tyre edhe Enno Bozdo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In