• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pesë surpriza të mëdha e presin Evropën në vitin 2019

by Java News
07/01/2019 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga MARTIN HÜFNER/

Unë dyshoj se ne të gjithë do të zbulojmë në vitin 2019, se në botë ekzistojnë gjithnjë e më shumë “Trump të vegjël” – liderë politikë që duan ta profilizojnë veten përmes ndjekjes së agjendave të pazakonta.

Por kjo nuk është diçka e habitshme. Ja çfarë mendoj se mund të ndodhë në skenën evropiane dhe globale në vitin që sapo ka hyrë:

Surpriza Nr.1: Nga Mbretëria e Bashkuar

Me kaosin e Brexit gjithnjë në rritje, në Britaninë e Madhe po fillon të dominojë zhgënjimi. Duket e qartë se njerëzit po mendojnë tashmë, se dalja nga unioni nuk ishste një veprim dhe aq i mençur. Qeveria e zonjës Mej do të zbulon planin e saj të zhvilluar fshehurazi projektin e krijimit të një “alternative të BE-së” (AEU).

Për këtë, kryeministrja britanike është në bisedime me vendet e Evropës Veriore dhe me Irlandën për një bashkëpunim më të ngushtë. Brukseli zyrtar “nuk është i kënaqur” për këtë. Ndërkohë qeveria gjermane ndihet e tunduar. Ajo ndjen se AEU mund të jetë një alterntivë edhe për të, në rast se Francës i merren këmbët, dhe kur motorët e tjerë të BE-së mund të jenë më të përshtatshëm për të udhëhequr zonën jugore (euro) të BE-së.

Surpriza Nr.2: Nga Italia

Qeveria populiste në Romë, po e pranon më në fund se populli italian nuk dëshiron të largohet nga euro – apo nga BE. Çfarë duhet bërë në rrethana të tilla? Një revolucioni i ri, që më në fund ta nxjerrë vendin nga mjerimi i stërzgjatur ekonomik dhe politik, do të kërkonte një reduktim radikal të borxhit publik.

Sapo të arrihet kjo, bankat italiane do të jenë sërish në gjendje shumë më të mirë. Do të plotësohen të gjithë Kriteret e Mastrihtit mbi borxhin. Qeveria mund të investojë sërish, dhe të kryejë rishpërndarjen e dëshiruar nga lart poshtë. Së fundmi, Italia është befas shteti model në eurozonë, gjë që ka shqetësuar shumë prej anëtarëve të tjerë, veçanërisht ata të Europës Veriore.

Surpriza Nr.3: Nga Gjermania

Në Gjermani, Partia Socialdemokrate (SPD), po i dorëzohet më në fund të pashmangshmes. Duke e ditur se CDU është mjaft e patundur në mbështetjen që gëzon tek votuesit e qendrës, një bashkim me Partinë e Majtë është duke u menduar seriozisht. Për këtë qëllim, nisën të mbahen bisedime të sinqerta. Pastaj, vjen një njoftim befasues.

Duke pasur parasysh sesa pak sukses politik pati zgjedhja e Andrea Nahles si udhëheqësja e parë femër e një SPD dikur të lavdishme, SPD-ja e ri-emeruar (Die Linke ishte një ndarje nga partia mëmë në vitin 2007) në një grua si udhëheqëse e një partie të ri-bashkuar.

Sahra Vagenkneht, do të bëhet drejtuesja e re e partisë. Gjatë vitit, jo më pak për shkak të qëndrimit kufizues të presidentit të ri për migracionin, formacioni i ri politik do të arrijë të tërheqë pjesë të konsiderueshme të votuesve të AfD-së. Në mënyrë intriguese, ai do të tërheqë njëkohësisht votuesit e partive të gjelbra, që janë të zhgënjyer në të Gjelbrit, që po rëshqasin shumë në të djathtë, transmeton bota.al.

Surpriza Nr.4: Nga Banka Qendrore Evropiane

Banka Qendrore Europiane, rikthehet me guxim në skenë. Në përgjigje të ankesave nga biznesi dhe bankat, ajo po e trajton dobësinë e përgjithshme të ekonomisë evropiane, duke paralajmëruar çuditërisht se do të ulë normat e interesit në zero në pranverën e vitit 2019.

Kjo do të çojë fillimisht në një tronditje të madhe për tregjet financiare, pasi shumë investitorë do të kapen të papërgatitur. Por sapo pjesëmarrësit e tregut, t kuptojnë se kjo është më e mira për monedhën euro dhe për veten e tyre në një periudhë afatgjatë, humori i tregjeve do të rikthehet. Çmimet e aksioneve në bursat e Evropës, do të rritet sërish.

Surpriza Nr.5: Udhëheqësi i ri i Evropës

Pas një beteje të ashpër midis kandidatëve të partive më të mëdha, në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj 2019, krerët e shteteve dhe qeverive evropiane do të vendosin t’i thonë “jo” secilit prej tyre. Në vend të kësaj, ata do të zgjedhin Kristin Lagard si Presidentin e ri të Komisionit Evropian, deri atëherë drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Pasi u përzgjodh si gruaja e parë që drejtoi FMN-në, që nga fillimi i institucionit në vitin 1944, zonja Lagard do të regjistrojë një rekord dytë, duke u bërë presidentja e parë e Komisionit Europian që nga themelimi i unionit më 1957.

Duke e ditur se kjo është një lëvizje e vonuar, Parlamenti Europian do të përtypë sërish krenarinë e tij, pasi do të zëvendësiohet si mekanizmi kryesor përzgjedhës për udhëheqësin e Komisionit Evropian. Lagard njofton se Komisioni i saj i ri, do të përqëndrohet veçanërisht në promovimin e demokracisë në të gjitha nivelet e qeverisjes në të gjithë Evropën. Ky, argumenton ajo, është ilaçi më e mirë politik për të ndalur një rritje të mëtejshme të nacionalizmit populist, dhe zhgënjimin e qytetarëve me politikën.

Shënim: Martin Hüfner, është ish-ekonomisti kryesor i grupimit HVB në Gjermani.

“The Globalist”

Next Post
SHBA-ja premton se nuk ikën nga Siria pa garancinë turke për kurdët

SHBA-ja premton se nuk ikën nga Siria pa garancinë turke për kurdët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vodhi 100 000 lekë në një biznes në Durrës, arrestohet 37-vjeçari

Vodhi 100 000 lekë në një biznes në Durrës, arrestohet 37-vjeçari

July 17, 2026
Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

July 17, 2026
Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

July 17, 2026
Shqipëria në rrugën drejt BE-së, Marta Kos: Për herë të parë ka nisur realisht mbylljen e kapitujve

Shqipëria në rrugën drejt BE-së, Marta Kos: Për herë të parë ka nisur realisht mbylljen e kapitujve

July 17, 2026
Transparencë e shërbimeve publike, lançohet platforma kombëtare për raportim të problematikave

Transparencë e shërbimeve publike, lançohet platforma kombëtare për raportim të problematikave

July 17, 2026
Tërmeti me magnitudë 7.4 në Meksikë, momenti kur ndërtesat ‘shkunden’ nga vendi, banorët në panik (VIDEO)

Tërmeti me magnitudë 7.4 në Meksikë, momenti kur ndërtesat ‘shkunden’ nga vendi, banorët në panik (VIDEO)

July 17, 2026
Dita e 48-ë e protestës përpara Kryeministrisë, zbehet dukshëm pjesëmarrja (VIDEO)

Dita e 48-ë e protestës përpara Kryeministrisë, zbehet dukshëm pjesëmarrja (VIDEO)

July 17, 2026
Mbrojtje ligjore për artizanët dhe markat shqiptare, kalon në Komisionin e Ligjeve paketa e re e Pronësisë Industriale

Mbrojtje ligjore për artizanët dhe markat shqiptare, kalon në Komisionin e Ligjeve paketa e re e Pronësisë Industriale

July 17, 2026
Integrimi në BE/ Komisioni i Ekonomisë miraton paketën me 5 projektligje për bizneset; nisin ndryshimet edhe për pronësinë intelektuale

Integrimi në BE/ Komisioni i Ekonomisë miraton paketën me 5 projektligje për bizneset; nisin ndryshimet edhe për pronësinë intelektuale

July 17, 2026
Adoptimi i euros në Shqipëri, eksperti i ekonomisë: Procesi që kërkon reforma, stabilitet ekonomik dhe kohë

Adoptimi i euros në Shqipëri, eksperti i ekonomisë: Procesi që kërkon reforma, stabilitet ekonomik dhe kohë

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In