• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pesë rregullat e nevojshme për të kaluar lehtë stresin e provimeve

by Java News
14/03/2017 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koha e provimeve është një stres më vete për të rinjtë, adoleshentët dhe studentët. Është një moment i rëndësishëm për të dhënë maksimumin nga pikëpamja intelektuale dhe sipas ekspertëve mund të na ndihmojë shumë ushqimi dhe aktiviteti i duhur fizik. Ja 5 rregulla të arta për ta përballuar sa më lehtë stresin në këtë periudhë.

  1. Mos hiq dorë kurrë nga ushqimi

Mbi të gjitha mos lër pas dore mëngjesin. Të rinjtë, gjithmonë e më shumë ushqehen në mënyrë të çrregullt, duke lënë pas dore vaktin më të rëndësishëm të ditës. Kush nuk e nis ditën si duhet, në mëngjes e ka të vështirë përqendrimin në orët e mëvonshme. Mëngjesi duhet të jetë një vakt i pasur me drithëra, fruta të freskëta, lëngje apo fruta të thata: 3-4 lajthi apo 5-6 bajame. Çaji, kafeja apo qumështi janë më të preferuarit. Gjatë kohës që mësoni është e rëndësishme për organizmin të ushqehet mirë. Edhe dreka, pasditja dhe darka janë të rëndësishme. Në këtë rast është plotësisht e vlefshme shprehja: mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë.

  1. Mos e lër gjithë ngarkesën në një ditë

Është shumë e rëndësishme që i gjithë materiali që kemi për të mësuar të ndahet në mënyrë të barabartë mes ditëve brenda së cilës duhet t’i mësosh. Ekspertët këshillojnë që ditëve të para t’u lihet më shumë ngarkesë trurit, sepse është më i freskët për të përthithur konceptet e reja dhe më të vështirat, ndryshe nga ditët e fundit, ku “rezistenca” e tij bie, për shkak të ngarkesës së tepërt. Por nëse keni lexuar apo mësuar gjatë vitit, e keni shumë më të thjeshtë punën. Një përsëritje vetëm dy apo tri ditë para provimit dhe jeni gati për të dalë shkëlqyeshëm e për t’u shpërblyer për punën tuaj njëvjeçare.

  1. Bëjeni gjumin të qetë

Qetësia dhe gjumi me orar të plotë konsiderohen si çelësi i suksesit. Ekspertët këshillojnë se një gjumë i qetë, çlodhës dhe jo më pak se 8 orë ju jep energji, forcë dhe më shumë dëshirë për të mësuar. Për më tepër që ju largon stresin dhe ju bën të ndiheni të freskët. Asnjëherë mos lini diçka për të përsëritur apo mësuar në orët e vona të natës, po ashtu mos lini gjëra për t’u përsëritur në mëngjes nëse do të duhet të zgjoheni me zor. Zgjimi i kushtëzuar nga gjumi do ju bëjë të mos jepni rezultatin që dëshironi dhe sigurisht të keni më shumë stres dhe ankth para se të futeni në provim.

  1. Vrap për të çliruar energjinë negative

Nuk ka rëndësi se sa të ngarkuar jeni, e rëndësishme është t’i kushtoni vetes çdo ditë përkujdesje. Mes tyre, aktiviteti fizik. Vrapi ju ndihmon të çlironi energjitë negative dhe njëkohësisht mendimet e këqija. Sporti sigurisht që është ilaçi më i mirë për t’u ndier në formë dhe për të përthithur më mirë leksionet që keni për të mësuar.

  1. Kini besim në vetvete

Mos kini frikë. Besimi në vetvete është shumë i rëndësishëm. Duhet të besoni gjithmonë se ato që keni mësuar do t’ju kujtohen në momentin kur të filloni provimin. Për më tepër, askush nuk është më mirë se ty. Kujto gjithmonë që je më i miri dhe ke për t’ia dalë mbanë.shqip/a.k

Next Post
(VIDEO) Neymar përplas Ferrarin, lojtari shpëton pa probleme

Nëse do luante në Brazilin e viteve 70'... Neymar as për rezervë nuk do të mbahej"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com