• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pesë parti të reja drejt krijimit? Hapja e listave mund të sjellë surpriza në Zgjedhjet 2021

by A R
01/08/2020 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Periudhat parazgjedhore në Shqipëri karakterizohen nga lëvizje të reja politike, të cilat përgjithësisht shuhen pas zgjedhjeve nën hijen e dy partive të mëdha, duke mos arritur të marrin as edhe një mandat deputeti, për shkak të sistemit jo-favorizues, por më shumë për shkak të mungesës së besueshmërisë. Para zgjedhjeve parlamentare të 2021, skenës politike shqiptare pritet t’i shtohen të paktën edhe pesë parti të reja, fuqia e të cilave mbetet për t’u parë pas zgjedhjeve. Grupi parlamentar demokrat në Kuvend ka nisur lëvizjet për krijimin e një parti të re politike, për t’u përfaqësuar në zgjedhjet e 2021. Emri i partisë së re është Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Lëvizjet për krijimin e forcës së re politike, me protagonistë Halit Valteri dhe Myslim Murrizi, kanë nisur pas ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave, ndryshime të cilat zbehin fuqinë e kryetarëve dhe rrisin rolin e kandidatëve. Votimi me lista të hapura, i krijon mundësi zgjedhësit të shprehë preferencën e tij për kandidatin që dëshiron ta përfaqësojë në Kuvend. Ndërkaq, krijimin e një partie të re politike e kanë paralajmëruar publikisht edhe deputeti Ralf Gjoni, pjesë e listës së LSI, por që u sulmuar nga partia e tij, pas vendimit për të marrë mandatin e deputetit. Megjithatë, Gjoni, i prekur së fundmi nga covid-19, nuk shpallur një plan konkret për lëvizjen e re politike.

Parti të re ka paralajmëruar edhe Rudina Hajdari, ndonëse nuk dihet se nëse zonja Hajdari i është referuar nismës së Halit Valterit, Ralf Gjonit apo një lëvizje të tjetër surprizë. “…do kemi një moment që artikulojmë diçka më të qartë dhe është normale që të krijojmë një alternativë të re dhe kushtet që çdo kush që dëshiron t’i bashkohet alternativës së re që do të shfaqet”, ka pohuar Rudina Hajdari. Ndërkaq, në rrethet politike dhe mediatike përflitet që edhe ‘Nisma Thurje’, mund të shndërrohet në një lëvizje politike. Nuk përjashtohet mundësia që Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni të bëhen pjesë e lëvizjes së ‘Nismës Thurje’. Hajdari dhe Gjoni kanë marrë pjesë në disa aktivitete të ‘Nismës Thurje’.

Sot edhe ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka paralajmëruar krijimin e një force të re politike, me emrin ‘Poli i Tretë’, për të sfiduar PD-PS në zgjedhjet parlamentare të 2021. Disa ditë më parë, ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli, një kundërshtare e përbetuar e Lulzim Bashës, ka bërë thirrje për krijimin e një force të re politike, por nuk ka sinjalizuar forcë politike nga ana e saj. Ata (3-4 vetë) të zhytur në korrupsion e paligjshmëri , mbajnë peng një vend… Detyra e të rinjve është:- Të sfidojnë korrupsionin! Koha është për të vepruar. Koha është për një lëvizje për ndryshim. Boll është boll”, ka pohuar Topalli.

Ndërkaq, presidenti Ilir Meta, ka folur për një ‘front për demokracinë’, mesazh i cili është lexuar si një mesazh për krijimin e një partie të re politike, për shkak të dobësimit të LSI. Ndërsa kryeministri Rama ka deklaruar se Meta do të krijojë një parti të re me artistët. “Unë po ju them që shumë shpejt do shikoni një lëvizje të re qytetare, që pak nga pak do transformohet në një parti”, ka pohuar Rama. Megjithatë, Meta ka mohuar planet për krijimin e një parti të re. /Shqiptarja.com

Next Post
Tepelenë/ Breshëri shkatërron të mbjellat, fermerët: Të ndërhyjë shteti!

Ikën i nxehti përvëlues, javën që vjen përgatituni për shira dhe breshër

Comments 2

  1. Demokraci says:
    6 years ago

    Shume mire, po nqs nuk i bashkoni kandidatet ne nje liste kunder ps-pd-lsi, keni per te humbur deputete nga sistemi proporcional rajonal me metden d’hondt. Po te fusni metoden e mbetjes me te madhe (kuota Hare) ne kod nuk i humbisni deputete, po s’besoj se Rama do ta lejoje; do ta mjele kete sistem sa me shume.

    Reply
  2. UKU MOMLIT says:
    6 years ago

    Si eshte e mundur qe nje fare spahiukreshnik te na riprezantohet si lider i ri??? Apo si anal-ist dhe parashikues i te ardhmes shqiptare?!?!?! Eshte individi me i shplare qe u rrit e beri kariere ne “bahçen” e KLANSEKTIT PS,PD,LSI. KOMPLET NJE FLLIQNI SHQIPTARE,NJE SORRË QË E KA ZËNË GLASA DUKE U ZVARRITUR SI NJË HIÇ.

    Reply

Leave a Reply to Demokraci Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

March 18, 2026
Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

March 18, 2026
Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e enjte

March 18, 2026
Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

March 18, 2026
Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In