• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pesë kuriozitete rreth Mbretëreshës Elisabeta II, në ditëlindjen e saj të 93-të

by A R
22/04/2019 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbretëresha Elisabeta II festoi të dielën 93 vjetorin e lindjes. Le të njihemi me pesë kuriozitete rreth monarkes britanike.

-Jetëgjatësia-

Ajo u kurorëzua mbretëresha pas vdekjes së babait të saj, mbretit George VI, më 6 shkurt 1952. Elisabeta regjistron tashmë 67 vite e 74 ditë në fron, e cilësuar si sundimtarja më jetëgjatë në historinë e monarkisë britanike.

Kjo gjë i ka mundësuar të kalojë njëri pas tjetrit 14 kryeministra, duke nisur nga Winston Churchill deri tek Theresa May si dhe të dekretojë mbi 3 500 ligje të votuara në Parlament.

Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave Kombëtare, 83% e personave që jetojnë në Britaninë e Madhe nuk kanë njohur monarke tjetër.

-Ditëlindjet-

Elisabeta II lindi më 21 prill 1926, në një shtëpi të pozicionuar në lagjen ‘’17 Bruton’’ në Londër, një adresë ku tashmë ndodhet një restorant i rafinuar kinez.

Data e lindjes së saj shënohet çdo vit me të shtëna topi në Hyde Park dhe në Kullën e Londrës, si dhe në parkun mbretëror të Windsor, në perëndim të kryeqytetit.

Ditëlindja e saj festohet zytarisht më vonë gjatë vitit, në përgjithësi në të shtunën e dytë të muajit qershor. Mbretëresha së bashku me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore merr pjesë në paradën ushtarake të përshëndetjes dhe në ballkonin e Buckingham Palace për një dalje publike.

Ishte mbreti George II i lindur më 9 nëntor 1683 i cili vendosi në 1748 traditën e një festimi të dyfishtë, për të përfituar nga një mot më i butë.

-Taksat-

Mbretëresha nuk është e detyruar të paguajë taksa mbi të ardhurat. Ajo në mënyrë vullnetar paguan që nga viti 1993 taksa mbi të ardhurat private, në formë përgjigje ndaj pakënaqësisë publike të nxitur nga shpenzimet për rinovimin e kështjellës Windsor, e shkatërruar nga një zgjarr i rënë vitin e kaluar.

Mbretëresha nuk paguan ndërkohë asnjë taksë mbi subvencionin sovran, të ardhura vjetore që synon të furnizojë burimet vjetore të përdorura nga familja mbretërore në mbështetje të detyrave zyrtare të Madhësisë së saj.

E përllogaritur në funksion të përfitimeve të Crown Estate, institucioni i cili menaxhon pasurinë e kurorës, ky subvencion arrin në nivelin e 82.400.000 stërlina (95 milionë euro) për vitin buxhetor 2019-2020.

-Kafshët-

Mbretëresha ka një pasion të veçantë për kuajt dhe qentë.

Ajo ka qenë pronarja e rreth tridhjetë corgis raca e preferuar e saj e qenve.

Elisabeta II është gjithashtu pronare e kuajve, përfshirë disa të trashëguar nga i ati i saj George VI, të cilët kanë fituar mbi 1.600 gara.

Përgjatë  mbretërimit të saj, ajo ka marrë disa kafshë në formë dhurate, përfshirë disa kafshë riprodhuese, por gjithashtu hipopotamë të vegjël ose të quajtur ndryshe xhuxha, jaguarë, kangurë si dhe një krokodilë të cilët pjesa më e madhe i janë besuar koopshtit zoologjik të Londrës.

-Teknologji-

Elisabeta II, e cila punoi si mekanike gjatë Luftës së Dytë Botërore ndihet vetvetja me teknologjitë e reja.

Ajo dërgoi e-mailin e parë  në 1976 gjatë një vizite në një bazë ushtarake shumë përpara përhapjes së internetit. Ajo përuroi gjithashtu web-in e parë të familjes mbretërore në 1997.

Në rrjetet sociale, mbretëresha bëri postimin e parë në Twitter në 2014. Ajo postoi mesazhin e parë në Instagram marsin e kaluar, një foto të një letre të shkruar nga Charles Babbage, një matematicien britanik pararendës i informatikës dërguar stër stër gjyshit të saj, princit  Albert.

/a.rada

Next Post
Sherri me Brahon, Brokaj dënon qëndrimet e Agron Tufës: Mendje e molepsur me patologji ballisto-fashiste

Sherri me Brahon, Brokaj dënon qëndrimet e Agron Tufës: Mendje e molepsur me patologji ballisto-fashiste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com