• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Pesë fëlliqësira të korruptuar nga Rama”/ Autoriteti i Dosjeve i përgjigjet Ilir Metës: Fyerja parashikohet si vepër penale

by Java News
23/09/2022 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Dosjeve ka reaguar pas deklaratave të bera nga kreu i Partisë së Lirisë. Në një deklaratë për mediat, Autoriteti i Dosjeve thotë se “fyerja kundrejt moralit dhe dinjitetit të personit parashikohet si vepër penale në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë”.

Kujtojmë që në intervistën televizive të enjten në mbrëmje, Meta i quajti anëtarët e Autoritetit të Dosjeve “fëlliqësira që i ka korruptuar Edi Rama”.

“Këta për të dëmtuar Ilir Metën, provokojnë të kaluarën e shumë njerëzve. Pse të shkoj unë aty, a jemi shtet ligjor. Jam verifikuar që nga 92 e vazhdim, kam firmosur një deklaratë që nuk kam qenë bashkëpunëtor, me përgjegjësi penale. Tani paskam shpikur përrallat e këtyre që e dimë ne kur janë gatuar. Më ço në ndjekje penale, si të kam çuar unë. Unë të vete tek ato 5 fëlliqësira që i ka korruptuar Edi Rama. Për ca të vete unë, për anonimatin. Ata të vijnë tek prokuroria e Edi Ramës. Është beteje e fituar kjo, ka mbaruar me kohë”, tha Meta.

REAGIMI I AUTORITETIT TE DOSJEVE NE PERGJIGJE TE KREUT TE PARTISE SE LIRISE, ILIR META:

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në mënyrë të përsëritur konstaton, me keqardhje, se gjuha e përdorur nga ana e z. Ilir Metaj në media (Intervistë me gazetarin Sokol Balla në emisionin ‘Top story’, 22 shtator 2022) është fyese dhe cënon dinjitetin e secilit prej anëtarëve të Autoritetit.

Është e drejtë e çdo individi të shprehë lirisht mendimet e tij, por nga ana tjetër kjo liri e shprehjes kufizohet nga etika në funksion të mbrojtjes së moralit dhe dinjitetit të personave kundrejt të cilëve drejtohet.

Fyerja kundrejt moralit dhe dinjitetit të personit parashikohet si vepër penale në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, neni 119, paragrafi 2, i cili parashikon se: ‘Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.”

Autoriteti shpreh keqardhje që shprehje fyese dhe jo etike, vijnë nga ish-zyrtarë në funksionet më të larta shtetërore dhe synojnë intimidimin e trupës kolegjiale gjatë zbatimit të detyrës për informimin e publikut me dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.

Institucionet ligj zbatuese, përfshirë këtu edhe institucionet ku është paraqitur kallëzimi penal ndaj anëtarëve të Autoritetit, duhet të lejohen të kryejnë detyrën e tyre në këtë drejtim.

Autoriteti është i hapur për bashkëpunim me çdo subjekt dhe të gjithë të interesuarit, si dhe garanton publikun për kryerjen me integritet, ligjshmëri dhe efektivitet, jashtë ndikimit politik të veprimtarisë së tij, për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet një procesi demokratik dhe transparent, mbrojtjes së personalitetit të individit, si dhe unitetit të pajtimit kombëtar./m.j

Next Post
Kandidatja shqiptare në parlamentin Italian: Salvini po kërkon votat e shqiptarëve, por nuk harrojmë se…

Kandidatja shqiptare në parlamentin Italian: Salvini po kërkon votat e shqiptarëve, por nuk harrojmë se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In