• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përvjetori i themelimit, Basha premton hapjen e partisë: Kryetari me mandat 2-vjeçar

by Java News
11/12/2016 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka festuar sot 26-vjetorin e themelimit të saj me një aktivitet në ambientet para selisë së saj. Para qindra të pranishmëve Basha ka premtuar hapjen e Partisë Demokratike dhe lirinë brenda saj.

Kreu i PD tha se kjo forcë do të kthehet në një strukturë partiake perëndimore, duke paralajmëruar madje edhe se do të shkurtohet koha e mandatit të kryetarit në 2 vite. Ai disa herë ka përmendur fjalën ndryshim duke theksuar se PD do të ndryshojë veten që të ndryshojë Shqipërinë. Në fund nuk ka munguar as një ‘dolli’ me ish-liderin e PD-së, Sali Berisha.

Ai ka vlerësuar lart kontributin e Partisë Demokratike në zhvillimin e vendit që me rrëzimin e diktaturës.
“Në këtë çerek shekulli PD ndërmori disa nga reformat më kurajoze dhe më të thella për çlirimin e njerëzve, për çlirimin e ekonomisë për hapjen e vendit. Mungesa e llogaridhënies e ka shtyrë politikën e kalbëzuar tek çdo lloj mjeti për të siguruar dhe mbajtur pushtetin. Parti të mëdha janë ato që kuptojnë dhe përballen me sfidat e popullit të tyre. PD ka kurajën dhe largpamësinë të përballet me këtë sfidë. Ne do ndryshojmë veten sot që të ndryshojmë Shqipërinë. Ne duhet të bëjmë aty që bënë 26 vite më parë. PD duhet dhe do jetë një parti e mendimit, e lirisë dhe vlerave të përbashkëta. Duhet t’u ofrojmë shqiptarëve të model të ri politik ku qytetari të jetë i fuqizuar. Jemi të vetëdijshëm për hapat që duhet të hedhim, për lirinë, për hapjen për demokracinë e brendshme. Ne do të krijojmë mundësitë për konkurrencën e alternativave brenda partisë. Çdokush që ka një vizion apo alternativë do mund të konkurrojë që vizioni i tij të bëhet vizioni i partisë. PD e vendosur të ndryshojë sot veten dhe kështu do të ndryshojë nesër të gjithë Shqipërinë”, theksoi Basha.

Kreu i PD-së pranoi se mes qytetarëve ka mosbesim ndaj politikës, por ai tha se ata nuk duhet t’i besojnë premtimeve të tij por të bëhen pjesë e ndryshimit.
“Kudo ka mosbesim, ajo që iu kërkoj qytetarëve nuk është të besoni verbërisht tek premtimet e mia por të bëheni pjesë e këtij ndryshimi. Ndokënd e ka zënë meraku se kush i ka thënë këto i pari. Sot iu them se këto vlera janë të vjetra sa vetë demokracia, sfida nuk është kush i thotë i pari, por kush ka kurajën t’i bëjë realitet. Një PD e hapur dhe e lirë është një e mirë për gjithë shqiptarët”, tha ai.

Basha ndau diçka edhe nga adoleshenca e tij, kur u krijua PD. “Unë isha 17 vjeç kur lindi PD-ja, sot jam kryetar i saj. Ndihem thellësisht i privilegjuar përpara kësaj. PD kuptoi rëndësinë e hapjes së saj ndaj njerëzve dhe vlerave që ata sjellin. Hapja sjell fryte dhe liria sjell mundësi. Tani është radha ime që jo vetëm të PD të hapet por të kontribuoj që ajo të jetë përherë e lirë. PDSH lindi e madhe prej rrethanave, qëndroi e madhe për hir të punëve të mira, do bëhet edhe më e madhe prej hapjes dhe ndryshimit të saj”, tha Basha, i cili e ka mbyllur me një deklaratë të presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.
“Vërtetë po jetojmë në kohë ndryshimesh të mëdha. Skenari nuk është shkruar ende. Por për herë të parë e dimë se skenari do shkruhet prej jush”, tha Basha.
BW/d.i.

Next Post
Gjyste Vulaj nuk mban sekrete, poston foto pas seksit me burrin në shtrat

Gjyste Vulaj nuk mban sekrete, poston foto pas seksit me burrin në shtrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

August 26, 2026
Të ardhurat publike rriten me 31% në 3 vjet, Malaj: Objektivi, +1.2 miliardë euro deri në fund të vitit

Të ardhurat publike rriten me 31% në 3 vjet, Malaj: Objektivi, +1.2 miliardë euro deri në fund të vitit

August 26, 2026
Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

KLGJ miratoi rritjen e pagave për gjyqtarët, reagon Bardhi: Shkelje e rëndë me pasoja

August 26, 2026
Detajet e arrestimit! Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

Detajet e arrestimit! Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

August 26, 2026
Lojërat Mesdhetare, Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

Lojërat Mesdhetare, Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

August 26, 2026
Shqipëria eksporton 991 GWh energji në 3 muaj, rritet prodhimi nga hidrocentralet dhe burimet e rinovueshme

Shqipëria eksporton 991 GWh energji në 3 muaj, rritet prodhimi nga hidrocentralet dhe burimet e rinovueshme

August 26, 2026

Fitojmë më shumë se humbasim nga euro rekord e ulët?

August 26, 2026
I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

August 26, 2026
Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

August 26, 2026
KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com