• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 11, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përvjetori i çlirimit të atdheut, epope historike për kombin shqiptar

Bajram Peçi by Bajram Peçi
27/11/2022 17:12
Përvjetori i çlirimit të atdheut, epope historike për kombin shqiptar
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Do ishte mundim i kotë të kërkoje në historinë e shtetit shqiptar trashëgimi më të denjë se lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Pas epokës së Skënderbeut, kohë kur prej fiseve filloi të ngjizej në beteja kundër pushtuesit otoman kombi shqiptar, lufta kundër nazifashizmit përbën faqen më ndritur.

Shqipëria i ishte dorëzuar fashizmit italian para 7 prillit 1939. Shteti ynë feudal, thellësisht i prapambetur, përpara pushtimit ushtarak ishte pushtuar ekonomikisht, i dhunuar politikisht, ishte shndërruar në një protektorat italian.

Lëvizja e armatosur e rezistencës kundër pushtuesit çoi në krijimin e Frontit Kombëtar. U quajt Antifashiste Nacional-Çlirimtare lufta ku partizanët shqiptarë u hodhën me guxim në rreziqe për lirinë, për shpëtimin e atdheut. Ata, si luftëtarë antifashistë, u bënë dhe vlerësuan nga aleanca si pjesë e saj, me vlera të pamohueshme, që luftonte kundër nazimit.

Organizimi i luftës së armatosur e të pa kompromis ndaj okupatorit, ishte qëllim dhe program i shpallur i Nacional-Çlirimtares. Në formacionet partizane u radhitën luftëtarë nga gjithë Shqipëria. Me kapitullimin e Italisë fashiste, vëndi u pushtua nga nazistët gjermanët, të cilët ushtruan terror ndaj popullatës, dogjën e rrafshuan me tokën vëndbanime ku ishin strehuar forcat partizane dhe në bashkëpunim me forcat e Ballit Kombëtar, ndërmorën një ofensivë të përbashkët kundër popullatës së pa mbrojtur dhe reparteve partizane në male. Në dimrin e ashpër të vitit 1943-1944 makineria e armatosur deri në dhëmbë e Vermahtit, në orvatjet e saj për shtypjen e zhdukjen e lëvizjes, dështoi, betejat me partizanët i humbën. Një tjetër ofensivë filloi me operacionin e qershorit, pas dështimit të së cilës filloi çlirimi njëra pas tjetrës, nga Jugu në Veri, i krahinave, në të cilat u vendos pushteti i Këshillave Nacional-Çlirimtare.

Partizanët, beteja pas betejash filluan të çlironin me radhë qytetet shqiptare, në një prej të cilave, në Berat, në datat 20-23 tetor organizuan Kongresin Antifashist. Me çlirimin në 29 nëntor të qytetit të Shkodrës, Shqipëria u deklarua e çliruar plotësisht, por lufta kundër nazi-fashizmit vazhdoi deri në Vishegrad të Jugosllavisë. Kryesia e Këshillit ANÇ vendosi më 9 nëntor të vitit 1945, kremtimin e datës 29 nëntor si festë të çlirimit të Shqipërisë.

Pjesëmarrja në luftë e shqiptarëve, në raport me popullsinë, ishte nga më të lartat në Europë. Shqipëria ishte i vetmi vend europian, që u çlirua vetë, pa ndërhyrjen e trupave te huaja. Kjo luftë e lavdishme, ku u rreshtuan mbi 70 mijë luftëtarë në brigadat partizane, i kushtoi vëndit gjakun e jetën e 28110 dëshmorëve, bijë e bija të denja, që dhanë jetën në lulen e rinisë, të dhëna këto më se të sakta, që për çdo dyshues afrohet mundësia të shuajë kureshtjen në zyrat e organizatës kombëtare “Familjet e Dëshmorëve të Atdheut”, ku ndodhen listat e plota emërore.

Në kushtet kur lufta, heronjtë e saj dhe vlerat e kësaj kohe të lavdishme filluan të përdhosen, ashtu si dhe monumentet e muzeumet e të rënëve, nuk ngeli pa u përgojuar edhe shifra e të rënëve, që u deklarua në Konferencën e Paqes në Paris. Shqipëria e pas luftës ishte një vend i djegur e i zhuritur nga bombardimet, raprezaljet e hordhive pushtuese. Dëmet llogariten të ishin mbi 3 miliard dollarë. Krahina të tëra, si Peza, Kurveleshi, u rrënuan në pasuri e katandi.

Lufta e lavdishme mbetet shëmbulli më i përkryer i emancipimit të gruas shqiptare. Gratë luftuan krah për krah burrave. Ishin rreth 6000 gra e vajza të Shqipërisë që u rreshtuan në forcat partizane, ku qindra prej tyre derdhën gjakun e dhanë jetën, duke shënuar kështu fillimet e një ndryshimi revolucionar social të gjinisë femërore, shtresë mbi të cilën ka pas rënduar shtypja konservatore, vuajtja e mjerimi shekullor.

Humanizmi i lartë i popullit u shfaq kur Italia fashiste kapitulloi. Ndonëse kjo ushtri i kish vrarë e djegur, ushtarët e formacioneve të saj, tashmë të shthurrura, u morën në besë nga populli, nuk u lanë të vdisnin rrugëve, u mbrojtën prej hordhive gjermane, u strehuan e ndanë me ta krothën e bukës, atë pak ushqim që mund të sigurohej në ato kohë të vështira, deri kur në fundin e luftës u dorëzuan për t’u nisur në atdheun e tyre. Shumë prej tyre u rreshtuan në forcat partizane.

Roli dhe ndikimi që pati çlirimi i Shqipërisë nga Fronti Nacional-Çlirimtar ishte përpos se fillimi i një jete të re. Ai brez që e jetoi atë periudhë, i kujtohet mirë entuziazmi i popullit për të marrë fatin e vet në duart e saj; i kujtohet se si u ndërmor lufta vigane kundër analfabetizmit, se si rindërtimi i vendit u bë lajmotiv i çdo qytetari. Është koha kur djemtë e vajzat mbushën shkollat e më pas auditorët e universiteve në vëndet e Europës; është koha kur Shqipëria, vëndi më malarik në Europë të ketë përfunduar tharjen e kënetave dhe shndërrimin e ultësirës perëndimore moçalike në hambar drithrash.

Në vitet e pluralizmit politik, populli i vetëdijshëm la pas kohën e komunizmit. Kohë të reja erdhën dhe, së bashku me fëmijët tanë, ditëm t’i përshtatemi rrjedhës. Me rënjen e një sistemi politiko-ekonomik dhe ardhjen e një sistemi të ri, pasuan ndryshime thelbësore. Kapërcimet drejt një sistemi të ri ekonomik, u shoqëruan me ndryshime të dukshme edhe në sistemin e vlerave, pasojat e të cilave u shfaqën në keqadministrimin e shtetit. Dukuritë negative s’vonuan të shfaqen e sjellin shpejt kaosin e rënjen e shtetit. Mes të tjerash, s’munguan, përpos mallkimeve për sistemin që kaluam, edhe mallkimet për LNÇ-in.

Parti politike të ekstremit të djathtë, ata që kishin humbur sundimin dhe privilegjet, partitë e rehabilituara e të ringritura të Ballit Kombëtar e të Legalitetit, individë e organizata “demokratike” çfarëdo, që mbinë nga anonimati, me mëndjelehtësi bënë që pasionet dhe urrejtja të përgojojë, shajë e përdhosë luftën nacional-çlirimtare dhe heronjtë e saj, ata që dhanë jetën për idealet e larta të luftës.

Këta derdimenë, deri dje bashkëpuntorë të nazifashizmit, e dinë mirë, e kanë shumë të qartë, që nëse populli ynë nuk do kish zhvilluar këtë luftë heroike, Shqipëria nuk do egzistonte! Si “vend agresor”, cilësim që ja jepte Shqipërisë i ashtuquajturi “Bashkimi i Kurorave” me Italinë (kurorë që ishin baballarët tradhëtarë të këtyre pinjollëve zuzarë që ua dorëzuan në Romë 83 vjet më parë), vëndi ynë, me gjasa, nuk do egzistonte më. Do ishte coptuar përfundimisht mes fqinjëve tanë lakmitarë, të cilët e kanë ëndërruar dhe vazhdojnë ta ëndërrojnë gllabërimin e tokave që na kanë lënë të parët tanë.

Me paturpësi, pinjollë e bij të ballistëve dhe të ashtuquajturit “demokratë”, mundohen të bëjnë pis luftën heroike, duke arritur deri atje sa të thonë, që Lufta ANÇL ka nxitur luftën civile mes shqiptarëve. Turpin e baballarëve të tyre dhe njollën e zezë, duke bashkëpunuar me armikun, nuk do jenë në gjendje ta lajnë dot, qoftë edhe me ndihmën e pinjollëve të bashkëpunëtorve të hitlerianëve, të ashtuquajturit Institut i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit! Mund të shfryjnë sa të duan urrejtjen ndaj luftës kundër fashizmit dhe të rënëve të saj, por ato ditë të lavdishme të luftës heroike ngelin si gjithnjë krenari e dinjitet, sepse pasqyrojnë me vërtetësi qëndresën e pamposhtur të popullit tonë, ndonëse të vogël në numër, por madhështor në betejat kundër nazifashizmit e bashkëpuntorëve të tyre. Në mbrojtje të tyre do na gjeni kurdoherë!

Në këtë përvjetor të çlirimit, ne, bijtë e partizanëve, fëmijë të dëshmorëve dhe heronjve, na përket të ruajmë të fortë në kujtesë sakrificat e prindërve e gjyshërve tanë dhe të mbajmë të ndritur misionin e lartë të kryer triumfalisht nga kjo luftë. Populli ynë dhe Shqipëria dolën nga kjo betejë më të fortë se kurrë ndonjëherë tjetër në historinë e tyre. Na përket të gjithëve të punojmë parreshtur, që faqja më e lavdishme e historisë së kombit, të shërbejë për forcimin më tej të unitetit kombëtar.

E drejta e kësaj lufte, në krahët e kohës ecën lavdiplotë me pishtarin në duar dhe djeg e do djegi të marrët që i dalin përpara për ta shuar.

Lavdi të përjetëshme dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë!

Next Post
‘Nuk kisha parë asnjë lloj shenje’, në moshën 24-vjeçare mësoi se ishte i adoptuar, Ervisi rrëfen si e zbuloi të vërtetën

'Nuk kisha parë asnjë lloj shenje', në moshën 24-vjeçare mësoi se ishte i adoptuar, Ervisi rrëfen si e zbuloi të vërtetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

Pa gola pjesa e parë e City-Inter, anglezët më të rrezikshëm, Inter mbrohet me kujdes

Pa gola pjesa e parë e City-Inter, anglezët më të rrezikshëm, Inter mbrohet me kujdes

June 10, 2023
Manchester City fiton Champions dhe realizon “tripletën historike”. Interi dorëzohet dhe gjen një Ederson heroik

Manchester City fiton Champions dhe realizon “tripletën historike”. Interi dorëzohet dhe gjen një Ederson heroik

June 10, 2023
Sa humbasin familjet nga rënia e euros? Rreth 4 mijë lekë në muaj, për ata që marrin dërgesa nga emigrantët

Sa humbasin familjet nga rënia e euros? Rreth 4 mijë lekë në muaj, për ata që marrin dërgesa nga emigrantët

June 10, 2023
Kosova nuk ka presidente

Kosova nuk ka presidente

June 10, 2023
Lulzim Basha ndan foton me Aurelën nga Universiteti i Utrehtit në Holandë, u ftuan nga Rektori…!

Lulzim Basha ndan foton me Aurelën nga Universiteti i Utrehtit në Holandë, u ftuan nga Rektori…!

June 10, 2023
Kurti për zgjedhjet në veri: Së pari të ndalet dhuna dhe të zbatohet marrëveshja bazike

Përjashtimi nga ‘Defender 2023″, reagon ashpër Kurti: Presion në rritje nga SHBA e BE, Kosova po bullizohet. Nuk tërhiqemi

June 10, 2023
Emrat/ Tjetër sherr në Tiranë! Dy persona përfundojnë në spital, konflikti në sytë e gruas shtatzënë të njërit prej të dëmtuarve

Emrat/ Tjetër sherr në Tiranë! Dy persona përfundojnë në spital, konflikti në sytë e gruas shtatzënë të njërit prej të dëmtuarve

June 10, 2023
“Më ndjek çdo moment me GPS”/ Kush është gruaja që nuk i ndahet Arbërit?!

“Më ndjek çdo moment me GPS”/ Kush është gruaja që nuk i ndahet Arbërit?!

June 10, 2023
FOTOT/ Shqiptarët e Amerikës “pushtojnë” Nju Jorkun, ‘skuqet’…!

FOTOT/ Shqiptarët e Amerikës “pushtojnë” Nju Jorkun, ‘skuqet’…!

June 10, 2023
Spanjollët “zbulojnë’ Shqipërinë: Rritje e fortë e numrit të pushuesve nga gadishulli iberik

Spanjollët “zbulojnë’ Shqipërinë: Rritje e fortë e numrit të pushuesve nga gadishulli iberik

June 10, 2023
Sherr mes 3 të miturve tek “5 maji” në Tiranë, njëri prej tyre përfundon në spital

Sherr mes 3 të miturve tek “5 maji” në Tiranë, njëri prej tyre përfundon në spital

June 10, 2023
Kurti nuk i ‘ndahet’ Escobarit: Kemi sfida me të dërguarit e posaçëm, por marrëdhëniet me BE e SHBA janë të shkëlqyera

Albin Kurti: Lidhja e Prizrenit do na ndihmojë të rregullojmë marrëdhëniet me aleatët evropianë e amerikanë

June 10, 2023
Gruaja gjermane që dashuron Beratin: Dua nënshtetësinë shqiptare, jetoj këtu që 23  vite

Gruaja gjermane që dashuron Beratin: Dua nënshtetësinë shqiptare, jetoj këtu që 23 vite

June 10, 2023
Kur ‘revolucionari’ i Kosovës i bashkohet PD-LSI-së

Pseudo-sovranizmi anti-amerikan është në thelb antipatriotik

June 10, 2023
Gjenden të vdekur burrë e grua në Lushnje, dyshohet të jenë asfiksuar nga gazi

Tragjike/ Gjenden të varur dy efektivë policie, dalin detajet tronditëse

June 10, 2023
“Ik o surrat qofte…”/ Jori Delli i kthehet keq Ronaldo Sharkës, çfarë ndodhi mes tyre?

“Ik o surrat qofte…”/ Jori Delli i kthehet keq Ronaldo Sharkës, çfarë ndodhi mes tyre?

June 10, 2023
Artistët, politikanët apo biznesmenët? Detektivja Shkënda Lili tregon kush tradhton më shumë

Artistët, politikanët apo biznesmenët? Detektivja Shkënda Lili tregon kush tradhton më shumë

June 10, 2023
Një trung i lartë me kurorë freskuese për Manastirin

Një trung i lartë me kurorë freskuese për Manastirin

June 10, 2023
Tensionet në veri/ KFOR mesazh protestuesve serbë: Mbi 90 efektivë nga ne humbën jetën për të krijuar një ambient të sigurtë

Tensionet në veri/ KFOR mesazh protestuesve serbë: Mbi 90 efektivë nga ne humbën jetën për të krijuar një ambient të sigurtë

June 10, 2023
Arbër Hajdari përlot me rrëfimin e kalvarit të vuajtjeve në familje: Mami ka pësuar disa herë vdekje klinike

Arbër Hajdari përlot me rrëfimin e kalvarit të vuajtjeve në familje: Mami ka pësuar disa herë vdekje klinike

June 10, 2023
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com