Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, gjykata ka dënuar me 2 vjet burg shtetasen Enkelejda Isakaj, e akuzuar për “fallsifikim të dokumentave”, në bazë të të cilave ka përfituar pronësinë e rreth 1000 m2 truall, si edhe është vendosur konfiskimi i kësaj prone, në afërsi të zonës së Skelës, pranë stadiumit të qytetit, me vlerë mbi 100 mijë euro.
Nga hetimi ka rezultuar se e pandehura, nëpërmjet dokumentave të fallsifikuara, është bërë pronare e kësaj toke, duke sajuar një kontratë shitjeje me personin me emrin Raime Latifi, e cila nuk ekziston. Pasi ka marrë pronësinë mbi këtë truall, e pandehura ka tentuar ta tjetërsojë, duke e shitur tek persona të tjerë.