• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Perversë dhe të krisur, jetët e fshehta të shkrimtarëve të mëdhenj

by A R
31/03/2019 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që nga Sartri që dëndej me meskalinë (alkaloid psikedelik, i njohur për efektet haluçinantë), tek dëshirat mazohiste të James Joyce. Që nga teprimet e Francis Scott Fitzgerald, tek Edgar Allan Poe që kishte një dobësi për Lolitat dhe u martua me kushërirën 13-vjeçare, e deri tek nudizmi i Kafkës: të gjithë “mëkatet” e shkrimtarëve të mëdhenj janë përmbledhur në librin “Jetë të fshehta”, me autor Robert Schnakenberg

Autori ekzistencialist serioz dhe i pikëlluar, Jean Paul Sartre? Përdorte meskalinë për një vit të tërë, dhe përndiqej nga obsesioni i një aragoste gjigande që e ndiqte mu në mes të ditës. Fituesi i Cmimit Nobel William Faulkner? Punoi si drejtor në posta, por u dëbua kur u zbulua që hidhte pakot me letra në mbeturina. James Joyce, autori i madh i “Uliksit”? I shkruante të shoqes që donte të rrihej me kamzhik dhe që adhuronte të gjithë pjesët më të ndyra të trupit të saj, duke iu lutur që të mos lahej dhe që të linte erën e saj mbi letër. Shakespeare? Shkrimtari i madh shmangte pagimin e taksave dhe iu nënshtrua procesit gjyqësor… Këta janë shkrimtarët që sfilojnë në një libër argëtues me titull “Jetët e fshehta të shkrimtarëve të mëdhenj”, me autor Robert Schnakenberg, ilustruar me portrete të mëdhenj dhe imazhe të stilit të karikaturave. (Pershtatur ne shqip nga bota.al)

Të krisur

E kotë të përpiqesh të qëndrosh i pandjeshëm duke lexuar këto jetë shkrimtarësh: të jepë një shije të lehtë prej voyeurs të zbulosh që Dickensi ishte kaq i obsesionuar nga pastërtia, saqë kur një mik i cili i kishte ardhur për vizitë largohej, ai pastronte me imtësi dhe personalisht çdo gjë që ai kishte prekur. Dridhesh kur lexon që maçoku i Gertrude Stein dhe Alice Toklas quhej Hitler. Dhe fakti që Salinger, sipas bijës së tij, pinte për qëllime terapeutike urinën e tij, bën të shqyejnë sytë lexuesit e të riut “Holden”. Libri i Schnakenberg nuk është i bërë vetëm me anektoda, por edhe me profile biografikë dhe letrarë, të shkurtër por të saktë dhe të informuar, dhe ka meritën që luan me historitë që rrëfen, pa e zbehur aspak vlerën e aktorëve. Ndonjëherë të krijohet përshtypja që ajo çfare zbulohet prej këtyre jetëve është e tepruar, e çuditshme, e kotë për të kuptuar jetët e shkrimtarëve: po si mund të mos shohësh një lidhje shumë të fortë mes dashurisë së Joycet për trupin e palarë dhe disa faqeve të paharrueshme të “Uliksit”, ku në skenë është Molly Bloom? Po kështu, shkumëzimi në gjendje dehje në disa faqe të Scott Fitzgerald, nga “Getsbi i Madh” tek “E zezë është nata” duket i ilustruar më së miri nga një Fitzgerald që tymos kartëmonedha pesëdollarëshe dhe që në një festë u paraqit bashkë me Zeldan duke ecur këmbadoras: për të mos folur për Zeldan, e cila në një hotel luksoz thirri zjarrfikësit, dhe kur ata erdhën dhe e pyetën se ku ishte zjarri, u tregoi zemrën e saj! Për pjesën tjetër, jetët e shkrimtarëve, të para në kundërdritë mund të jenë edhe një ftesë për t’u afruar me letërsinë, për ata që mendojnë se letërsia është e mërzitshme, skolastike dhe e respektueshme: të zbulosh që Edgar Allan Poe, ashtu si Humberti i Nabokovit qe kufizohet vetëm tek ëndërrimi për Lolitën, u martua jo në ëndërr por në realitet me kuzhinieren trembëdhjetëvjeçare – gje që, mund të jetë jo politically correct, por ama do të lërë pa gjumë kuriozitetin e shumëkujt. (Pershtatur ne shqip nga bota.al)

Brishtësi

Për të mos folur sërish për Fitzgeraldin. I obsesionuar nga dimensionet e organit të tij gjenital, dikur i gjendur në një bar thirri Hemingwayn në banjë dhe i kërkoi që ta shohë e t’i thotë se mos e kishte shumë të vogël. Hemingway i mirë, pasi e kish parë me seriozitet, i kish thënë mikut të tij që e kishte në rregull. Shkrimtarët paraqiten jo vetëm të çuditshëm dhe të brishtë si të gjithë, por madje veçanërisht të brishtë dhe të çuditshëm. Po ta mendosh mirë, a nuk është pikërisht për këtë arsye që janë në gjendje të rrëfejnë dhe përshkruajnë pasionet dhe mangësitë e çdokujt? Pastaj janë historitë që hedhin dritë edhe mbi një epokë, mbi atë që quhet fryma e kohës: për shembull të qënurit vegjetarian dhe nudist për Franz Kafkën në fillimet e 1900. Apo, mënyra e jetesës së Salingerit, i cili i kuronte vetë fëmijët duke praktikuar akupunkturën duke përdorur jo gjilpëra, por shkopinj shumë të hollë të tipit Ikea. Histori të tjera zbulojnë më shumë, në kuptimin që shihet për herë të parë diçka që ndryshon pikëvështrimin për një shkrimtar: për shembull fakti që Alcott, autori i “Gra të vogla” i urrente librat e saj mirëbërës dhe ëndërronte të shkruante për krime të ndyrë dhe fantazi gotike. Për më tepër, përdorte me tepri opiumin.

Pra, këto jetë të fshehta të shkrimtarëve të mëdhenj nuk të lënë të mërzitesh, duke na kujtuar që e vërteta dhe forca e një shkrimtari qëndrojnë vetëm në atë që shkruan. Dhe meqë jemi tek politically correct: Shakespeare, ndryshe nga shumë të tjerë që nuk kanë shkruajtur kryevepra, në fund taksat i pagoi. / Il Messaggero /

Pershtatur ne shqip nga bota.al

Next Post
Si u vranë katër turistët amerikanë në Tiranën e vitit 1924

Si u vranë katër turistët amerikanë në Tiranën e vitit 1924

Comments 1

  1. Artan says:
    7 years ago

    A te keqen e perkthyesve.U martua me kuzhinen 13-vjecare thote.Ka nje dreke me Shaban Memine kush e gjen cfare eshte kuzhina 13-vjecare

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In