• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përveç Metës: Si parashikohet shtatori për Sali Berishën?!

by Ylli Pata
28/08/2022 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ylli Pata

I vetmi nga “oborri politik” i Partisë Demokratike që ka tentuar të bëjë një horoskop për vjeshtën brenda opozitës ka qenë Ervin Saljanji.

Deputeti i PD-së, pak muaj më parë ka deklaruar në një intervistë për Mirela Milorin, se në shtator do të ketë dy Parti Demokratike, ku njëra do të ndrejtohet nga Sali Berisha, e tjetra nga Lulzim Basha, i cili do të kthehet pas një pushimi të gjatë. Sipas Saljanjit, në zgjedhjet vendore të 2023-shit, këto dy parti do të garojnë përballë njëra-tjetrës.

Por përveç deputetit të PD-së që sot nuk është rreshtuar as me Alibeajn, e as me Berishën, asnjë tjetër nuk tentoi të vendosë bast apo të provojë aftësinë e gjetjes së parashikimit të yjeve për pjesën e politikës shqiptare, që normalisht do të garojë për të qenë një alternativë pushteti ndaj socialistëve të Edi Ramës.

Saljanji, ndoshta nuk mund të qëllojë plotësisht në parashikimin e tij, por një pjesë, ai e ka siguruar që sot bastin e fituar.

Pasi në shtator ka një deadline fatal dhe shumë të rëndësishëm për Sali Berishën. Në këtë muaj, në Parlament bëhet rikompozimi i grupeve parlamentare, në përbërje dhe në organizimin e tyre.

Sali Berisha, vjet në vigjilje të nisjes së sezonit të ri parlamentar u përjashtua nga Lulzim Basha si deputet i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Që të bëhet edhe njëherë anëtar i grupit parlamentar të PD-së, Sali Berisha, duhet të sigurojë kredencialet legale të Partisë Demokratike për ta propozuar sipas rregullave në sekretarinë e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Pra i duhet një vendim politik i kryesisë apo i Këshillit Kombëtar të PD-së, por natyrisht as të Këshillit Kombëtar që ka ngritur në partinë e tij pas 6 marsit apo kryesinë që drejton vetë.

I duhet një vendim politik të partisë që njihet ligjërisht si Partia Demokratike. Që të ndodhë kjo, do të duhet të shprehet Gjykata e Apelit, e cila nuk dihet se pse po e vonon vendimin e saj për të ndarë shapin nga sheqeri, duke mbajtur peng zhvillimet brenda PD-së. Aktualisht, vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri, ka njohur foltoren si PD, por siç dihet kryesia e PD-së që komandohet nga Enkelejd Alibeaj e ka kundërshtuar vendimin në Apel.

Berisha, siç u shpreh edhe vetë para pak ditësh, e ka ndarë mendjen që nuk do të lejojë që të presë zhvillimet por do të shkarkojë Alibeajn si kryetar grupi të PD-së, e do të emërojë Luçiano Boçin si të tillë. Që ta legalizojë vendimin e tij pranë kryesisë së Kuvendit, i duhet verdikti i Apelit, por politikisht këtë mund ta bëjë me një vendim të shumicës së deputetëve të Partisë Demokratike në Parlament. Grupi aktual i Partisë Demokratike ka 44 deputetë, e në të bëjnë pjesë edhe ata që janë atashuar në foltoren partiake të Sali Berishës. Në shtator, nuk ka sesi të dy palët të rrijnë në statusquonë aktuale parlamentare, e cila e ka vendosur Sali Berishën në fund të sallës, pas një referencë politike, gjë që ndikon edhe në procedurat e marrjes së fjalës, apo propozimit të akteve në Kuvnd.

Për të vendosur zyrtarisht Boçin në vend të Alibeajt, Berishës do t’i duhet të marrë legalisht PD-në nga Apeli, por politikisht ai mund ta bëjë këtë veprim me shumicën e deputetëve të PD-së.

Pra që shumica e 44 anëtarëve të grupit parlamentar të PD-së të votojnë për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt, dhe të kërkojnë që Luçiano Boçi të jetë kryetari i tyre. Këtë akt politik, Berisha do ta kishte bërë nëse do ta kishte me vete grupin parlamentar, por siç dihet të paktën 35 deputetë nuk kanë pranuar të jenë pjesë e partisë së tij, në të cilën përveç tij dhe Flamur Nokës, nuk se ka më struktura apo individualitete.

Ndërkaq, nëse do të vërtetohej “horoskopi” i Ervin Saljanjit, sipas të cilit Lulzim Basha do të kthehej aktivisht në politikën e PD-së, gjërat do të merrnin një kahje tjetër.

Basha, dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, si pasojë e presionit të një grupi deputetësh të drejtuar nga Grida Duma, por edhe me motivacionin se ai “po bënte një hap pas për t’i shërbyer bashkimit të PD-së. Tani që bashkimi nuk ndodhi, sipas të gjitha gjasave do të konturohen edhe institucionalisht palët brenda opozitës shqiptare. Degët e PD-së që në shumicë nuk i janë bashkuar Berishës, kryesia, grupi parlamentar do të pësonin një ridalje në skenë, që sipas gjasave do të sjellë një qartësi të domosdoshme politike brenda opozitës.

Po a mund të rikthehet Lulzim Basha? Argumenti politik për këtë akt është mëse i plotësuar, pasi bashkimi i PD-së nuk ndodhi si pasojë e për shkak të egos së Sali Berishës për të marrë ai dhe njerëzit e tij të gjithë pushtetin politik brenda opozitës.

Nga ana tjetër, pas 6 marsit, ndodhi një “puç prej pambuku” i ideuar nga Grida Duma, e cila priste që ajo të merrte drejtimin e komisionit që do të drejtonte apo organizonte bashkimin e PD-së. Siç dihet, Sali Berisha, nuk ja dha këtë mundësinë asnjërit, madje edhe Belind Këlliçin që e vuri si kryetar të Komisionit të Rithemelimit nuk e njohu më, por vuri veten në drejtimin e të gjithë punëve në partinë e tij. Madje, edhe duke stisur një përplasje jot ë vogël brenda grupit të tij ndërmjet Forumit Rinor të Këlliçit dhe Evi Kokalarit.

Degët e PD-së që i rezistuan sulmit të Berishës si më 8 janar, por edhe pas 6 marsit, kun ë krye qëndron ajo e Shkodrës, janë gati të nisin një aktivitet politik që është krejt i distancuar nga ish-presidenti e ish-kryeministri i shpallur Non Grata nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Madje këto degë, janë shprehur të pakënaqur nga Basha, i cili zhvilloi disa takime pas largimit të tij, duke i këshilluar që të rrinin në qetësi për të mos i shërbyer sherrit brenda opozitës. Gjithsesi, kjo pjesë e PD-së nuk ka mundësi të ringrihet politikisht pa u shprehur për dy çështjet nevralgjike të politikës shqiptare që nga 19 maji i vitit të shkuar: çfarë do të bëjnë me të ndëshkuarin nga SHBA e Britania e Madhe, e si dotë sillen politikisht me padinë ndaj Ilir Metës.

Në vija të trasha ka një qëndrim, pasi ky grupim është i distancuar si nga Berisha, ashtu edhe nga Meta, porn ë shtator, i duhet të rreshtohen e të prononcohen politikisht në ç’pjesë janë dhe ku duan të shkojnë….

TemA

Next Post
‘NATO mbetet vigjilent’/ Stoltenberg për marrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumentet

‘NATO mbetet vigjilent’/ Stoltenberg për marrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumentet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pjesë e trafikut të tritolit, kush është porositësi i zjarrvënieve të automjeteve në Pogradec

Pjesë e trafikut të tritolit, kush është porositësi i zjarrvënieve të automjeteve në Pogradec

March 1, 2026
Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

Raporti i BERZH, Rama: Ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri

March 1, 2026
Shënohet sulmi i parë iranian ndaj Evropës, Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të lëshuara drejt Qipros

Shënohet sulmi i parë iranian ndaj Evropës, Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të lëshuara drejt Qipros

March 1, 2026
Vajza dhe nipi i Khameneit raportohet të jenë vrarë në sulmet ndaj Iranit

Vajza dhe nipi i Khameneit raportohet të jenë vrarë në sulmet ndaj Iranit

March 1, 2026
Zbardhen dy zjarrvëniet në Pogradec: Arrestohet autori, shpallet në kërkim porositësi nga Korça

Zbardhen dy zjarrvëniet në Pogradec: Arrestohet autori, shpallet në kërkim porositësi nga Korça

March 1, 2026
Fytyra e barbarisë së kllounit plak – komunisti i fundit në Europën Lindore

Fytyra e barbarisë së kllounit plak – komunisti i fundit në Europën Lindore

March 1, 2026
CIA e gjeti, Izraeli e vrau: Detajet e operacionit kundër Khameneit

CIA e gjeti, Izraeli e vrau: Detajet e operacionit kundër Khameneit

March 1, 2026
Pezullimi i fluturimeve, ministri italian i Mbrojtjes bllokohet në Dubai me familjen e tij

Pezullimi i fluturimeve, ministri italian i Mbrojtjes bllokohet në Dubai me familjen e tij

March 1, 2026
“Zgjohuni sa s’është vonë”/ Balliu “tund” prangat në foltoren e Kuvendit: Po luftoni të mbushni xhepat e…

Dhuna në protestën e PD, policia çon Klevis Balliun në SPAK

March 1, 2026
Dronë dhe raketa në fund të Ramazanit? Irani këshillon SHBA: Rrini larg izraelit dhe nuk do lëndoheni

Djali i një studiuesi fetar, baba i 6 fëmijëve/ Ali Khamenei, kleriku i linjës së ashpër që udhëhoqi Iranin që nga viti 1989

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In