• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohet Spitali i ri Infektiv, Rama: Ambicia jonë të çojmë në 100% rritjen e pagave për bluzat e bardha

by A R
16/11/2022 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spitali i ri Infektiv në QSUT ka hapur ditën e sotme dyert. I pranishëm në ceremoninë e përurimit të spitalit ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka inspektuar nga afër ambientet. Sipas Ramës, ky investim i jep mundësi mjekëve dhe infermierëve që të punojnë me standarde më të larta. Ai u shpreh se ambicia e qeverisë është që brenda mandatit të shkojë në 100% rritja e pagave për bluzat e bardha.

“Ajo që do të shtoja në fjalët e ministres është që ambicia jonë është që brenda këtij mandati është ta çojmë në 100% rritjen e pagës në raport me pikënisjen. Me buxhetin e ri shkojmë në 70%, me ndihmën e Zotit që mos na sjelltë ndonjë tjetër katastrofë që të na detyrojë përsëri të spostojmë fonde të dedikuara për qëllime të caktuara, jam i bindur që do ta arrijmë ta çojmë në 100% rritjen e pagës për të gjithë ju”, u shpreh Rama.

Ai u shpreh se investimet do të vijojnë edhe në qytete të tjera, për të “përmbyllur mozaikun e infrastrukturës së shëndetësisë dhe për ta transformuar atë tërësisht”.

Sipas tij duhet të ecet me autonominë spitalore, e cila shtoi se do të sjellë rritje pagash për mjekët sipas performancës.

Sipas qeverisë, spitali i ri infektiv do të shërbejë si një qendër reference kombëtare ekselence për sëmundjet infektive, me kushtet dhe standardet më të larta ndërkombëtare, për t’iu përgjigjur me përkushtim e profesionalizëm të lartë çdo emergjence të shëndetit publik.

/a.r

Next Post
SPAK: Dervishaj dorëzoi 4 mln euro punime të pakryera në Fier, Zoto i pagoi udhëtime dhe bileta stadiumesh në Itali

SPAK: Dervishaj dorëzoi 4 mln euro punime të pakryera në Fier, Zoto i pagoi udhëtime dhe bileta stadiumesh në Itali

Comments 1

  1. L.Xh. says:
    3 years ago

    Për spitale dhe për shkolla, asnjëherë nuk është vonë…..
    Nl 1949, kur Konrad Adenhaurer u zgjodh president i parë (pas luftes dyte boterore) i Gjermanisë Federale, mbasi degjoi të gjitha problemet dhe hallet që kishte shteti i tyre në ato kohë, vendosi duke vënë edhe VETON, që rindertimi, do të fillonte duke investuar për BREZIN E RI, me çerdhet, kopshtet, shkollat, universitetet dhe….SPITALET, ….dhe prandaj, Gjermania është Gjermani dhe është në majë ku të gjithë duan të shkojnë….

    Reply

Leave a Reply to L.Xh. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In