• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohet shkolla e re “Bedri Llagami” në Vaqarr, Veliaj: Fillojmë lotin tjetër të shkollave në kryeqytet

by Java News
05/03/2024 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vaqarri nuk është thjesht një lagje e Tiranës, vetëm pak minuta larg Unazës së Madhe, por tani ka edhe një shkollë të re me hapësira moderne. Rreth 600 nxënës të kësaj zonë do të mësojnë në shkollën e re të bashkuar “Bedri Llagami”, e cila u çlirua edhe nga zaptimet gjatë viteve të tranzicionit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, inspektuan përfundimin e punimeve, teksa theksoi se kjo shkollë do të shërbejë dhe si epiqendër e aktiviteteve komunitare. “Të sigurohemi që kjo epiqendër të shërbejë edhe si një horizont për fëmijët. Nuk kemi ndërtuar vetëm ca mure me llaç e tulla apo xhama e dritare, kemi ndërtuar një komunitet. Patjetër, Tirana ofron shumë, por unë besoj se për çdo prind, të pasurit e fëmijës tek oborri i shkollës, tek një mjedis i sigurt, ofron një garanci të jashtëzakonshme sigurie. Sot, në terma të metrave katrorë, ne kemi një sipërfaqe trualli 6700 metra katrorë, një gjurmë 1900 metra katrorë, kurse 4400 metra katrorë është kjo shtëpi e madhe që quhet shkolla “Bedri Llagami” dhe një zonë e gjelbër 1600 metra katrorë. Ajo që do të ndodhë këtu, pas këtyre metrave katrorë, ajo do prodhojë frymëzim”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se puna për ndërtimin e institucioneve të reja arsimore do të vijojë edhe në zona të tjera, si tek Astiri, në Sauk dhe në zonën “Ali Demi”. “Në këtë partneritet 50 me 50, pra gjysmën qeveria dhe gjysmën bashkia, ne do të fillojmë 4 shkolla tek Astiri, në të dyja anët e Lanës; aty ku do të fillojë edhe rehabilitimi i Lanës, tani që Unaza mbaroi, aty ku humbëm tre vite shumë të çmuara. Të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe tek zona e Liqenit të Thatë, njëra nga ana e Kopshtit Botanik, tjetra nga Parku Olimpik. Të njëjtën gjë do të bëjmë në Sauk, aty ku një pjesë e madhe e presionit përfundon deri te shkolla “Ismail Qemali”. Kemi përgatitur dy terrene, një tek Akademia e Policisë dhe tek zona që njihet si ish-spitali i Arabit, kurse pjesa tjetër është te kompleksi “Mangalem”, aty ku është Kryegjyshata e Bektashinjve. Pra, të sigurohemi se në këto dy prurje, që vijnë nga rruga e “Elbasanit” dhe nga rruga “Ali Demi”, të ndalojmë presionin mbi shkollën “Ismail Qemali”. Këto dy kampuse të rinj zgjidhin përfundimisht shkollat me dy turne në Tiranë dhe hapim një kapitull të ri”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku ftoi shoqatat dhe ekipet sportive që të aplikojnë për të shfrytëzuar mjediset e këtyre shkollave për aktivitete pas mësimit. “Do më jepte shumë kënaqësi nëse shkolla nuk mbyllet në orën 13:00 dhe vazhdon si qendër komunitare. Mund të jetë një kurs kompjuteri, një kurs muzike, një kurs pikture, një kurs kënge dhe valle që zona, tradita i ka me shumë bujari. Mund të jetë një takim me komunitetin. Do të donim shumë që kjo hapësirë të shfrytëzohej maksimalisht. Shpresoj shumë që, edhe me ndihmën tonë, me aktivitete që edhe ne mund të financojmë, ne mund ta mbushim këtë me jetë”, theksoi Veliaj.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu vlerësoi Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e kësaj shkolle, e cila plotëson standardet më të larta, duke ofruar edhe terrene sportive dhe laboratorë mësimor. Manastirliu nënvizoi se për ciklin 2024-2025 do të jenë 100 shkolla, të cilat do të rehabilitohen dhe modernizohen.

“Jam e bindur që kjo shkollë nuk e përmbyll të gjithë atë zotim që ne kemi bërë përsa i përket modernizimit të infrastrukturës shkollore. Për ciklin 2024-2025 do të jenë 100 shkolla, të cilat ne do të mundet që t’i përfundojmë nga pikëpamja e rehabilitimit dhe modernizimit infrastrukturor. Tashmë po përmbyllim dhe vlerësimin për thirrjen e hapur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, përsa i përket mbështetjes për infrastrukturën arsimore për të gjitha bashkitë e vendit. Shumë shpejt do të kemi edhe shkolla të reja ku fillon puna edhe për vitin e 2024-2025”, tha ajo.

Manastirliu u shpreh se krahas përmirësimit të infrastrukturës, paralelisht do të vijojë dhe mbështetja financiar dhe zhvillimi profesional i mësuesve. “Tashmë ju e dini që viti 2024, duke filluar nga muaji korrik, do të jetë viti ku për mësuesit do të kemi rritjen e konsiderueshme të pagave. Patjetër, një rritje tejet e merituar për të gjithë punën profesionalizmin tuaj, angazhimin tuaj, sakrificat tuaja, në shërbim të fëmijëve tanë, për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët nëpërmjet angazhimit tuaj. Por, nëse rritja e pagave ka një rëndësi patjetër tejet të madhe për ju për të gjithë ne nga ana tjetër edhe edukimi në vazhdim, zhvillimi juaj profesional për ne ka një rëndësi shumë të veçantë. Duke përfshirë përgjatë gjithë këtij viti 4 mijë mësues të cilët do të trajnohen për shkenca, gjuhën dhe teknologjinë dhe duke iu mbështetur për të rritur rezultatet, por gjithashtu dhe për të bërë që nxënësit tanë të kenë arritje më të larta dhe të vazhdojnë të zhvillohen dhe të mbështetet pikërisht nga ju pra mësuesit e tyre”, deklaroi Manastirliu.

Shkolla e bashkuar “Bedri Llagami” në Vaqarr ofron edhe 5 klasa për parashkollorët, 20 klasa për nivelin 9-vjeçar; bibliotekë, laboratorë, dhomë për shërbim mjekësor si dhe ambiente ndihmëse e sportive.

Next Post
Rrëzohet kërkesa e Fredi Beleri për zëvendësimin e masës së sigurisë

Rrezikon mbi 2 vite burg, Fredi Beleri para gjykatës: Mos merrni parasysh përfundimet e SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In